[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
{{pa referenca|10 prill 2015}}
[[Skeda:Karl_Marx.jpg|right|thumb|Karl Marks]]
'''Karl Heinrich Marks''' lindi më [[5 maj]] të vitit [[1818]] në Trier, [[Gjermani]]; vdiq më [[14 mars]] të vitit [[1883]] [[Londër]], [[Britania e Madhe]]. Ishte një filozof, ekonomist politik dhe organizues revolucionar i Shoqatës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Ndërsa Marks merrej me një gamë të gjerë problemesh, puna e tij më e famshme analizon historinë e luftës së klasave, e përmbledhur në linjën e parë të [[Manifesti Komunist|Manifestit Komunist]] : "Historia e gjithë shoqërisë ekzistuese është historia e luftës së klasave."
 
== Jeta ==
Rreshti 20:
Aty Marks dhe Engels bashkeshkruajnë Ideologjinë Gjermane, një kriticizem për Bruno Bauer, Hegel dhe Hegelianët e Rinj. Marks më vonë shkruan Varfërine e Filozofisë ([[1847]]), një libër kritik mbi mendimet socialiste Franceze. Këto pune krijuan bazat për punët e ardhshme të Marksit dhe Engelsit. [[Manifesti Komunist]] publikohet për herë të parë më [[21 shkurt]] [[1848]] nën komisionin e Ligës Komuniste (e quajtur më parë edhe Liga e së Drejtës), një organizate emigrantësh Gjermanë të cilët Marksi i kishte bashkuar në Londër.
 
Në këtë vit Evropa po përjetonte nje rritje të revolucioneve ; një lëvizje e klasës punëtore fiton pushtetin nga Mbreti Louis Philippe në France dhe Marksi ftohet që të rikthehet në Paris. Kur qeveria punëtore kolapsoi në 1849, Marks rikthehet në Këln dhe rifillon punën për gazetën Rheinische Zeitung dhe shumë shpejt riperjashtohet.
 
Më [[1864]] Marks organizon Shoqatën Internacionale të Punëtorëve, më vonë e quajtur Internacionalja e Parë, si një bazë e vazhdueshme për aktivizimin politik. Në fjalimin e tij hapës Marksi citon fjalimin e Gladstone "This intoxicating augmentation of wealth and power is entirely confined to classes of property", (Marrja intoksikuese e fuqisë dhe mirëqënies është kufizuar vetëm për klasën me prona). Ai e përsërit këtë citim edhe ne Volumin e pare te Kapitalit. Inkoherenca midis citimit te Marksit dhe fjalimit te Hansardit (i cili ishte shumë i njohur gjatë asaj kohe) filloi të përdorej për të diskredituar Internacionalen. Marksi u mundua ti argumentonte kundërakuzat e tij por kundërshtarët e tij vazhdonin të ktheheshin. Marks më vonë dha si burim te citimin të tij gazetën "The Morning Star".
 
Engelsi i kushtoi shumë kujdes parafjalës të edicionit të katërt të Kapitalit që si të tjerët nuk e qetësoi gjëndjen. Engels deklaroi se nuk ishte "The Morning Star" por "The Times" gazeta te cilës i referohej Marksi.
Rreshti 34:
== Filozofia Marksiste ==
 
Siç thotë dhe studiuesi Amerikan i Marksit Hal Draper, Marksi është një nga shume pak filozofë modernë që janë përfaqësuar shumë keq nga mbështetësit si edhe kundërshtuesit pas vdekjes së tij. Pak kohë para vdekjes së tij Marksi thoshte duke iu drejtuar disa të ashtuquajturve '"Marksistë'" të cilët mbronin reformat në vend të revolucionit : "nëse ky është Marksizmi, unë nuk jam Marksist". Më vone, bashkimi i mendimeve Marksiste me Leninizmin, qe krijoi ideologjinë (Marksizëm-Leninizmin) e bllokut sovjetik, vazhdoi të largohej nga besimet dhe analizat origjinale të Marksit. Sidoqoftë pas kolapsimit më 1989-91 të bllokut komunist, edhe anti-Marksistët i janë rikthyer shkrimeve të Marksit, sidomos për thellësinë e mendimeve të tij mbi analizimin e kapitalizmit, analiza që po vërtetohen çdo ditë e më shumë.
 
Nocioni i punës është i domosdoshëm në ideologjinë Marksist. Marksi argumentonte se është natyra njerëzore që çon në transformimin e natyrës dhe ai e quante këtë proces transformimi "punë" dhe kapacitetin për të transformuar natyrën "fuqi punëtore". Sipas Marksit, ky është një kapacitet natyror i aktivitetit fizik, por është shumë i lidhur me mendjen njerëzore dhe imagjinatën:
Rreshti 60:
 
=== Vlera ===
Malli, në radhë të parë, është një send që plotëson një kërkesë njerëzore ; në radhë të dytë është një send që mund të shkëmbehet me diçka tjetër. Përdoshmëria e një sendi e bën atë një vlerë-përdorimi. Vlera-shkëmbimit (ose thjesht vlera) në radhë të parë shfaqet si raporti, proporcioni, me të cilën një numër i caktuar vlerash -përdorimi të një lloji mund të shkëmbehen me një numër të caktuar vlerash përdorimi të një lloji tjetër. Eksperienca e përditshme na tregon që me miliona shkëmbime të tilla venë përballë njëra-tjetrës lloj-lloj vlerash-përdorimi (qoftë edhe ato që nuk kanë asgjë të përbashkët dhe nuk mund të krahasohen me njëra-tjetrën).
 
Një pyetje e natyrshme këtu do të ishte: Ç’gje të përbashkët kanë këto sende të shumëllojshme, të cilët në mënyrë konstante vihen përballe njëri-tjetrit në një sistem të dhënë marrëdhëniesh shoqërore ? Çfarë ata kane te përbashkët është se ata janë prodhime të punës. Kështu që gjatë procesit të shkëmbimit të prodhimeve, procese prodhimi krejtësisht pa lidhje vihen përballe njeri-tjetrit. Prodhimi i mallrave është një sistem marrëdhëniesh shoqërore ku prodhuesiet individuale prodhojnë prodhime te ndryshme (ndarja shoqërore e punës); dhe ku te tera prodhimet vihen përballe njeri-tjetrit ne procesin e shkëmbimit.
Rrjedhimisht, çfarë te gjitha mallrat kane te përbashkët nuk është puna konkrete e shpenzuar ne një degë të caktuar të prodhimit, jo puna e një lloji te veçante, por puna njerëzore abstrakte (d.m.th. puna njerëzore në teresi). Teresia e fuqisë punëtore e një shoqërie të dhëne, e përfaqësuar nepermjet teresise së vlerës të tere mallrave, është po e njëjta fuqi-punëtore njerëzore : me miliona akte shkëmbimi e provojnë këtë fakt. Kështu që çdo mall i veçante përfaqëson vetëm një pjese të kohës së punës shoqërisht të nevojshme. Shkalla e vlerës përcaktohet nga sasia e punës shoqërisht e nevojshme ; ose e thëne ndryshe, nga koha e punës shoqërisht e nevojshme për prodhimin e një malli te caktuar, te një vlere-përdorimi të caktuar.
 
Vlera është një marrëdhënie mes dy personave, veçse një marrëdhënie e fshehur si një marrëdhënies mes sendesh. Vlera mund te kuptohet vetëm po ta konsiderojmë atë nga pikëpamja e sistemit te marrëdhënieve shoqërore ne prodhim te një formacioni të caktuar historik të shoqërisë; marrëdhënie për më tepër, që shfaqen në fenomenin masiv te shkëmbimit (një fenomen që perseritet me miliona here). ‘‘Si vlera, te gjitha mallrat janë veçse masa te caktuara qe fshehin kohen e punës.’’
Rreshti 69:
Pasi ka bere një analizë të hollësishme te karakterit te dyanshëm të punës se inkorporuar ne mall, Marx-i vazhdon me analizën e formave te vlerës dhe parasë. Detyra kryesore e Marx-it është te studioje gjenezën e formës monetare te vlerës; te studioje procesin historik te zhvillimit te shkëmbimit, nga akte te vetmuara dhe rastësore shkëmbimi te forma universale e vlerës, ku një numër mallrash te ndryshme shkëmbehen me një mall te veçante; dhe pastaj drejt formës monetare te vlerës, ku floriri merr rolin e këtij malli te veçante, ekuivalentit universal.
 
Duke qene produkti me i larte i zhvillimit te shkëmbimit dhe prodhimit te mallrave, paraja maskon dhe fsheh karakterin shoqëror te te gjithë prodhuesve te veçante te cilët janë të bashkuar nepermjet tregut. Marx-i i analizon me hollesine me te imët funksionet e ndryshme qe luan paraja ; dhe ja vlen te përmendet qe mënyra abstrakte (dhe ndonjehere, ne dukje, thjesht deduktive) e përshkrimit, ne fakt na rijep një koleksion madhështor me materiale faktike mbi historinë e zhvillimit te shkëmbimit dhe te prodhimit te mallrave.
 
=== Mbivlera ===
Në një faze te caktuar zhvillimi te prodhimit te mallrave paraja shnderohet ne kapital. Formala e qarkullimit te mallrave është M-P-M (mall-para-mall), d.m.th. shitja e një malli behet me qellim per te blere nje mall tjeter. Perkundrazi, formula e pergjithshme e kapitalit eshte P-M-P, d.m.th. blerja behet me qellim per te shitur (me fitim). Marx e quan rritjen e vleres origjinale te parave mbivlere. Kjo ‘‘rritje’’ e parave gjate qarkullimit kapitalist eshte e mirenjohur. Eshte kjo ‘‘rritje’’ qe e shnderon parane ne kapital, d.m.th. ne nje maredhenie sociale prodhimi speciale (e percaktuar historikisht).
 
Mbivlera nuk mund te lindi nga qarkullimi i mallrave, sepse tek ky i fundit ndodh vetem shkembimi i ekuivalenteve; nuk mund te lindi nga nje rritje e cmimeve, sepse ne kete rast te humburit dhe fitimtaret mes shitesve dhe bleresve do te ekuilibronin njeri-tjetrin, ndersa cfare kemi ketu nuk eshte nje fenomen i shkeputur, por nje fenomen masiv, mesatar, social. Me qellim qe te gjeneroje mbivlere i zoti i parave ‘‘duhet te gjeje ne treg nje mall, vlera-e-perdorimit e te cilit zoteron vetine e vecante e te qenit nje burim vlere’’ – nje mall procesi i konsumit i te cilit eshte njekohesisht edhe nje process krijimi vlere.
 
Dhe nje mall i tille ekziston. Eshte fuqia-punetore njerezore. Konsumimi i saj eshte pune, dhe puna krijon vlere. Zoteruesi i parave e blen fuqine punetore me vleren e saj, e cila po ashtu si vlera e cdo malli tjeter, percaktohet nga koha e punes shoqerisht e nevojshme per prodhimin e vetvetes (d.m.th. kostoja per te mbajtur gjalle punetorin dhe familjen e tij). Pasi e ka blere fuqine puntore, zoteruesi i parave zoteron te drejten ta perdori ate, d.m.th. ta veje ne pune gjate tere dites – per 12 ore le te themi. Gjate 6 oreve te para (koha e ‘‘nevojshme’’ e punes) punetori krijon aq prodhime sa mjaftojne per te mbuluar koston e mbajtjes se frymes gjalle; dhe gjate 6 oreve te tjera (koha e ‘‘mbi’’ - punes), ai krijon mbiprodhim ose mbivlere - te cilen kapitalisti nuk e paguan.
Prandaj, po ta shikojme kapitalin nga kendveshtrimi i procesit te prodhimit, dy pjese duhen dalluar: kapitali konstant, i shpenzuar per te mbuluar mjetet e prodhimit (makineri, vegla, lende e pare), vlera e te cileve, pa asnje ndryshim i transferohet (menjehere ose pjese pas pjese) prodhimit perfundimtar; dhe kapitali variabel i shpenzuar per te mbuluar fuqine punetore. Vlera e ketij te fundit nuk eshte e pandryshueshme, por rritet gjate procesit te punes, duke krijuar mbivlere. Prandaj, per te gjetur shkallen e shfrytezimit te fuqise punetore nga kapitali, mbivlera duhet krahasur jo me tere kapitalin, por vetem me kapitalin variabel. P.sh., ne shembullin e mesiperm, norma e mbivleres, sic e quan Marx kete proporcion, eshte 6:6, ose 100%.
Rreshti 130:
Më poshtë po japim një listë të disa prej veprave të Marx:
 
* Zur Kritik der Hegelschen Rechtsphilosophie / Einleitung / Zur Judenfrage / Briefe an Ruge, allesamt erschienen in: Deutsch-Französische Jahrbücher, Paris 1844.
* Ökonomisch-philosophische Manuskripte aus dem Jahre 1844.
* Die heilige Familie oder Kritik der kritischen Kritik. Gegen Bruno Bauer & Consorten. Literarische Anstalt, Frankfurt am Main 1845.
* Die deutsche Ideologie, 1845 bis 1846, postum erschienen Berlin 1932.
* Thesen über Feuerbach, 1845. Botuar për herë të parë te: Friedrich Engels: Ludwig Feuerbach und der Ausgang der klassischen deutschen Philosophie, Dietz Verlag, Stuttgart 1888.
* Misère de la philosophie. Réponse à la philosophie de la misère de M. Proudhon, Paris/Brüssel 1847.
* Manifest der Kommunistischen Partei ([[Manifesti Komunist|Manifesti i Partisë Komuniste]]), së bashku me Friedrich Engels, për herë të parë në mënyrë anonime, Bildungs-Gesellschaft für Arbeiter, London Februar 1848.
* Lohnarbeit und Kapital, 1849.
* Die Klassenkämpfe in Frankreich 1848–50, erschienen im ersten Heft der Neuen Rheinischen Zeitung 1850.
* Der achtzehnte Brumaire des Louis Bonaparte, erstmals erschienen in der Zeitung Die Revolution, New York 1852.
* Enthüllungen über den Kommunistenprozess zu Köln und Die großen Männer des Exils, erschienen in der New-York Daily Tribune, 1852.
* The British Rule in India, New-York Daily Tribune, June 1853.
* Lord Palmerston, 1853.
* Das revolutionäre Spanien, 1854.
* Lord John Russel, 1855.
* Grundrisse der Kritik der politischen Ökonomie. Rohentwurf. 7 Hefte, entstanden 1857 bis 1858. Botuar për herë të parë në Moskë në vitet 1939-1941.
* Zur Kritik der politischen Ökonomie, 1859.
* Herr Vogt, 1860.
* Theorien über den Mehrwert, 1863. Botuar për herë të parë nga Karl Kautsky (me gabime serioze - joshkencore - në formë dhe përmbajtje). [[File:Marx - Theorien über den Mehrwert, 1956 - 5708926.tif|thumb|''Theorien über den Mehrwert'', 1956]]
* Inauguraladresse und Statuten der Internationalen Arbeiterassoziation, 1864.
* Lohn, Preis und Profit, 1866.
* Das Kapital. Kritik der politischen OekonomieÖkonomie.
** Band 1: Der Produktionsprocess des Kapitals. Meissner, Hamburg 1867.
** Band 2: Der Circulationsprocess des Kapitals. Herausgegeben von Friedrich Engels, Meissner, Hamburg 1885
Rreshti 159:
* Kritik des Gothaer Programms, 1875. Publikuar pas vdekjes në 1891.
* Brief an Sassulitsch, 1881.
* Marx/Engels Briefwechsel, Dietz, Berlin 1949. Briefwechsel von 1844 bis 1883; 4 Bände.
 
== Referenca ==