[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 20:
Në shtator të vitit 2013, Veliaj u emërua Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, financat e të cilit përbëhen nga 30 për qind e buxhetit vjetor të qeverisë qëndrore. Në vetëm një vit e gjysëm, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë hartoi me sukses dhe zbatoi pesë reforma të rëndësishme: 1) Reforma e pensioneve. Një nga reformat më të guximshme dhe të domosdoshme, e cila shtoi përfitimet për të gjitha llojet e pagave dhe rriti besimin e qytetarëve në skemën e sigurimeve, Siç tregohet dhe nga numri i kontribuesve ai u rrit me 93,392 persona në një vit. 2) Mundësitë e punësimit. Zyrat e reja dhe moderne të punësimit ndryshuan në thelb imazhin e shërbimeve të punësimit, ndikuan në reformën e tregut të punës duke rritur numrin e aplikantëve të punësuar. 3) Pagesat e mirëqenies sociale. Ministria u përball me një situatë të vështirë si ajo e një numëri të madh të njerëzve në nevojë te cilët nuk kishin marrë pagesat e tyre të mirëqenies sociale. Lufta pa kompromis kundër abuzimit, digjitalizimit dhe administrimin transparent të financave bënë të mundur që ekipi Veliaj të jepte pagesat e mirëqenies në kohë, në vitin 2014. 4) Arsimit Profesional. Sistemi i arsimit profesional shkoi nën një reformim të konsiderueshme, e cila qe e orientuar drejt sistemit të dyfishtë gjerman. Ky sistem synon të përgatisë studentët për botën e biznesit duke i trajnuar dhe provuar ata në një grup aftësish të veçanta. 5) Të Përndjekurit Politikë. Veliaj inicioi procesin e hapjes së dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe reformoi sistemin e kompensimit për ish të përndjekurit politikë në Shqipëri.
 
==Kryetar i BashkiseBashkisë==
Tirana drejtuar nga Veliaj, ka përjetuar disa ndryshime efektive, në një kohë shumë të shkurtër. Veliaj, beson në udhëheqjen nëpërmjet shembullit dhe ka sjellë një koncept të ri të udhëheqjes së Tiranës. Në vitin 2015, ndërkohë që konkurronte për zgjedhjet për vendore, ekipi Veliaj zhvilloi një metode "turmë-burimi" i cili ndihmoi ata të hartonin programin zgjedhor të bazuar në inpaktin dhe informacionin edhënë nga qytetaret. Aplikacioni u evolua më vonë në "Tiranë Ime", një aplikacion që u ofron qytetarëve marrjen e informacioneve në një mënyrë më të lehtë në, si dhe u jep atyre mundësinë për të reaguar në kohë reale për problemet apo çështjet që prekin jetën e qytetit të tyre. Ky aplikacion mund të përdoret lehtë nga dhe të gjithë ata që zotërojnë një telefon i cili ja mundëson shkarkimin e ketij aplikacioni pa asnjë pagesë shtesë. Banorët e Tiranës mund të dërgojnë një foto të çështjes apo zonës problematike, të shkruajnë me fjalë se çfarë problemi ka dhe të shkruajnë manualisht ose automatikisht koordinatat e tyre gjeografike. Ekipi i delegatëve të Bashkisë raportojnë problemin në strukturën e duhur dhe pas ndrqjes së tij u dërgon një njoftim banorit që raportoi problemin. Në tetor 2016, Forumi Ljubljana shperbleu Bashkinë e Tiranës me Çmimin e Inovacionit për aplikacionin "Tirana Ime", një mjet i cili ndihmoi në rritjen e transparencës, pjesëmarrjes dhe angazhimin e qytetarëve.