[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Ndryshimet automatike kanë gabime
No edit summary
Rreshti 197:
Megjithë shpejtësinë dhe efikasitetin e punishtes, ndihmën e madhe të asistentëve dhe organizimin e shkëlqyer të punës, fama e Raffaello-s shkonte tashmë tej mundësive reale për të plotësuar kërkesat dhe shumë porosi, edhe të rëndësishme, do të duhej të shtyheshin vazhdimisht apo të shmangeshin. Klarisat e Monteluce di Perugia-s do të duhej të prisnin njëzet vjet para se të mernin ''Pala degli Oddi-n'' me ''Kurorëzimin e Virgjëreshës'' të porositur afërsisht në [[1501]]-[[1503]] dhe të pikturuar vetëm pas vdekjes së artistit nga Giulio Romano me vizatime që i përkisnin rinisë së mjeshtrit. Kardinali Gregorio Cortesi provoi në [[1516]] ti kërkonte afreske për refettorio-n e konventit të San Polidoro-s në [[Modena]]<ref name="D84"/>, ndërsa vitin pasues Lorenzo duka i Urbino-s, nip i papës, donte që artisti ti vizantonte portretin për tu shtypur në monedhat e dukatit<ref name=D84/>.
 
[[File:CupolaDome cappellainterior chigi- Chigi Chapel - Santa Maria del Popolo - Rome 2015.jpg|thumb|left|Kupola e cappella Chigi-t|340x340px]]
 
Isabella d'Este nuk arriti kurr të merte një "kuadërth" nga dora e Raffaello-s për studion e saj<ref name="D84"/>, nuk arriti as vëllai i saj Alfonso d'Este për ''camerini d'alabastro'’: megjithë derdhjen e llogarive dhe këmbënguljen e vazhdueshme të ambasadorëve ferrarezë në oborrin papnor (për të cilët Raffaello-ja arriti deri edhe të shtirej si i zënë, vetëm të mos i priste), në fund ''Triumfi i Bakut'' do të pikturohej nga [[Ticiani|Ticianua]]<ref name=D83 />. Por ndërkohë markezi kishte marr kartona dhe vizatime të shumta të Raffaello-s për mos të humbur dashamirësinë<ref name=D84/>.