[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Kategoritë
→‎top: përmirësime teknike, zëvendësova: Mars → mars duke përdorur AWB
Rreshti 15:
Për nderë të Hefestit grekët organizonin kremte madhështore. Në Athinë kanë qenë të dyllojshme: hefesteiet dhe halkeiet. Të parat kremtoheshin në fillim të secilit vit dhe më vonë prej vitit 329 para e.s., çdo katër vjet në mesin e nëntorit. Të dytat mbaheshin çdo vit dhe në to merrnin pjesë veçmas farketarët. Në Athinë Hefestit ia kushtuan tempullin në stilin dorik, të ngritur në vitet 450-440 para e.s. dhe e kanë stolisur me shtatore të kultit, të cilin e ka skalitur Alkameni (421-413 para e.s.); tempulli ekziston sot e kësaj dite dhe është një nga me të ruajturat nga të gjithë tempujt grekë. (Gabimisht e quajnë Theseon, sepse me skulptura që gjenden aty paraqiten veprat heroike të Tezeut. Kërkimet e reja topografike në Athinë dëshmojnë, se tempulli para se të shndërrohet në kishën e Shën Gjergjit në shek. V para e.s. ishte i përkushtuar Hefestit). Prej tempujve të tjerë të Hefestit më i shquari ka qenë ai në Agrigent të Sicilisë. Deri më sot prej tij është ruajtur vetëm një shtyllë.
 
Hefestin e njohim nga pikturat në vaza dhe nga relievet. Përkundrazi, skulpturat e tij nga antika janë ruajtur mjaft pak. Prej pikturave në vaza më të njohurat janë me siguri Kthimi i Hefsetit në Olimp (përafërsisht nga viti 440 para e.s.) dhe Hefesti dhe Dionizi me Menada (përafërsisht nga viti 45 para e.s., sot gjendet në Luvër të Parisit). Prej relieveve po cekim Puntorinë e Vullkanit nga koha romake (qe sot gjendet në Muzeun e Kapitolit ne Romë), ndërsa prej skulpturave, shtatoren e vogël që e paraqet Hefestin me vegla dhe gjendet në Muzeun Shtetëror të Berlinit Lindor). Prej veprave të kohës më të re po e përmendim Hefestin i cili i farkon armët për Akilin e permendim Hefestin i cili i farkon armët për Akilin e Gjulio Romanit e viteve 1532-1534 dhe sot gjendet në Pallatin e Dukës së Mantovës, Farkatarin e Vullkanit e Tintoretos (pas vitit 1577, gjendet në Pallatin e Dukës në Veneci dhe pikturën me të njëjtin emër të M. van Heemskerckut e vitit 1536, që sot gjendet në Muzeun Popullor në Pragë, Punëtorinë farkatare të Vullkanit të Velaskezit (e vitit 1630, gjendet në Prado të Madridit), dhe pikturën e madhe Venera dhe Marsimarsi të pikasur prej Vullkanit te F. Boucherit (Busherit), e vitit 1754,sot gjendet në koleksionin e Vallaceit në Londër. Prej skulpturave, s'do mend se këtu hyn edhe Vullkani prej mermerit i B. Thorvaldsenit e vitit 1838 (gjendet në Muzeun e Thorvaldsenit në Kopenhagë). Sipas tij është quajtur edhe "kumbarë i të gjithë vullkanëve", Vulcano (Vullkani) ujëdhesa e Liparit.
 
[[Kategoria:Hyjnitë]]