Niccolò Paganini: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
përmirësime teknike, zëvendësova: Maj → maj (2), Tetor → tetor duke përdorur AWB
Rreshti 1:
[[Skeda:NiccoloPaganini.jpeg|thumb|300px|Niccolò Paganini]]
'''Niccolò Paganini''' ([[27 tetor]] [[1782]], [[Gjenova]], [[Itali]] – [[27 Majmaj]] [[1840]]) ishte një nga violinistët më të mëdhenj të të gjitha kohrave.
 
==Jetëshkrimi==
U lind në [[Gjenova]] të Italisë, me 27 Tetortetor të vitit 1782 dhe ishte një nga gjashtë fëmijët e Tereza dhe Antonio Paganinit. I ati ishte një argat në portin e qytetit dhe një amator i mandolinës. Afër të atit dhe drejtorit të korit të kishës katedrale te Gjenovës, Nikolo i vogël, akoma pa mbushur gjashtë vjeç , mori edukimin e tij të parë muzikor duke mësuar mandolinë dhe violinë. Studjonte jashtëzakonisht shumë (deri në pesëmbëdhjetë orë në ditë) ndërsa shkruajti sonatën e tij të parë në vitin 1790, kur ishte vetëm 8 vjeç.
Në moshën nëntë vjeçare u shfaq në skenë duke krijuar një entusiazëm të paparë me interpretimin dhe ndryshimet e tij mbi veprën Karmanjola. Përmirësoi ndjeshëm artin e tij afër violinistit të famshëm Rola në Parma, dhe studjoi kompozim me Chiretti-n, mësuesin e Paer: që të dy deklaruan se nuk kishin se cfarë ti mësonin këtij djaloshi me shumë dhunti.
Një periudhë e jetës rinore të Paganinit mbetet e mbuluar me mister, por thuhet se gjatë turit të tij të parë me koncerte nëpër Itali, shiti violinën e tij për të paguar disa borxhe që bëri nga pjesmarrje e tij në lojrat e fatit. Një amator francez i fal Paganinit në Livorno një violinë të shkëlqyer Guarnieri, violinë kjo që mbeti e preferuara e tij në të gjithë jetën e tij.
Rreshti 13:
Gjithshtu thuhej se se telat e violinës së tij ishin të krijuar nga zorrë njerëzish, dhe kjo ishte arsyeja e dëgjimeve të jashtëzakonshme që dilnin nga interpretimet e tij. Arrinte të imitonte me violinën e tij flautin, ashtu si edhe të ekzekutonte melodi të gjata dhe të mrekullueshme vetëm me telin Sol.
Bashkëkohorët thonë se rezultatet e muzikës së Paganinit, bazohen në metoda që ose ai krijoi i pari , ose kishin vetëm një zbatim të përkohshëm. Disa nga këto metoda ishin dhe përdorimi i fthongëve harmonikë (nuk përdoreshin përpara atij, me përjashtim të atyre që prodhohen mbi telat e hapur), Scordatura (konvertim në kurdisjen e instrumentit) picikato shoqërore me dorën e majtë etj. Të gjitha këto së bashku me mjeshtërinë e tij të paparë më parë deri në atë periudhë, shërbyen për të krijuar mitin e tij. Paganini kishte një djalë Akilinion, të cilin e kishte pikë të dobët, djalë i cili ishte rezultati i dashurisë së tij me kërcimtaren Antonia Bianki, por që kurrë nuk u martuan.
Paganini ndërroi jetë në [[Francë]] me [[27 Majmaj]] të vitit [[1840]], si arsye e një sëmundje të fytit. Përpara se të vdiste kishte lënë amanet të mos ti bënin një varrosje kristiane. Trupi i tij, ashtu sic thotë i biri më vonë, mbeti i pavarrosur deri në vitin 1845, pasi priftërinjtë refuzonin të varrosnin dikë që kishte refuzuar besimin e krishterë.
Nikolo Paganini ishte një artist i shkëlqyer, që magjepste me talentin e tij dhe me të drejtë emri i tij ndodhet në listën e shkurtër të violinistëve më të mëdhenj të të gjitha kohrave. Muzika e tij frymëzoi shumë njerëz, dhe pavarësisht shpifjeve kundrejt tij ai krijoi dhe la pas një trashëgimni të madhe, një pasuri për të gjithë njerëzimin.