[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 15:
{{Leter Tabela Fund}}
 
'''Arshi Pipa''' ([[Shkodra|Shkodër]], [[28 Korrik|28 korrik]] [[1920]]<ref name=":0">Kalakulla U., ''Arshi Pipa – njeriu dhe vepra,'' Tiranë: Botime Toena, 1999. ISBN: 99927 1 169 8</ref> - [[Uashington D.C.|Washington]], [[20 Korrik|20 korrik]] [[1997]]) ishte poet, gjuhëtar, kritik, përkthyes dhe pedagog shqiptar.
 
== Jeta ==
Rreshti 23:
Kishte vëlla nga i ati [[Muzafer Pipa|Muzaferin]], dhe katër motra të një barku: Nedreti, Fehimja, Bedrija dhe [[Bedi Pipa|Bedi]].
 
Vitet e para të arsimimit i mori tek [[Ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla"|Kolegji Ksaverian]] e më tej në liceun shtetëror të Shkodrës në ndarjen me profil klasik më 1938. Me përkujdesjen e të atit për formimin në traditën fetare të familjes tyre, ndiqte mësime edhe në mejtepmedrese gjatë mbasditeve<ref>Çiftja H., ''Arshi Pipa as a National and International Figure,'' Rome: Journal of Educational and Social Research MCSER Publishing, Vol. 4 No.2 April 2014.</ref>. Më 1936 me poezinë "Në lamën e luftës" fitoi çmimin e tretë në një konkurs poezie të shpallur nga e përkohshmja "Cirka"<ref name=":0" />. Më pas studioi Letërsi e Filozofi në Universitetin e Firences, ku u laureua më 1942 me dizertacionin “Morali dhe feja tek Bergson”.
 
Kthehet në Shqipëri dhe nga viti 1941 deri më 1946 jep mësim ndër shkollat e mesme të Tiranës dhe Durrësit<ref name=":1">Pipa A., [http://www.letersia.fajtori.com/Letersi/Moderne/Arshi_Pipa/ ''Autobiografi''], letërsia.fjalori.com</ref>. Kur [[Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve]] nisi botimin e organit të vet "Bota e Re", Pipa me [[Mitrush Kuteli|Kutelin]] ishin të vetmit jokomunistë në këshillin drejtues. Merr pjesë në Kongresin e Parë të Lidhjes në tetor të 1945, ku punimet i drejtoi [[Skënder Luarasi|S. Luarasi]]. Më vonë i kërkohet të shkruante diçka për përvjetorin e vdekjes së [[Migjeni|Migjenit]], që nuk u pëlqye nga njerëzit e partisë. Në një takim letrar në Shtëpinë e Kulturës në Tiranë lexon "Këngën e Pleshtit" të Goethes duke thumbuar kështu [[Shemsi Totozani|Sh. Totozanin]], i cili u bë shkak që Pipën ta zhvendosnin me punë në Durrës. Atje lexon një tjetër poezi të titulluar "Bushtra", dhe pas një tjetër mbrëmjeje poetike në Tiranë ku në krah kishte [[Nako Spiru|N. Spirun]] që nuk e njihte<ref>Pipa A., ''Contemporary Albanian Literature,'' East European Monographs, 1991.</ref> arrestohet me 27 prill 1946 dhe dënohet me dy vjet heqje lirie. Ridënohet - dhe gjatë marrjes së dënimit merr vesh vdekjet e të vëllait - më 20 dhjetor 1947 me 20 vjet heqje lirie si bashkëthemelues i një grupi social-demokrat bashkë me P. Kaçinarin, H. Ballhysën dhe [[Pashk Gjeçi|P. Gjeçin]]<ref>Radovani F., ''Nji monument nën dhé,'' Kroaci: Misioni Katolik Shqiptar në Kroaci, 2004.</ref>. Vuajti në burgjet dhe kampet e shfarosjes (Durrës, korrik 1948 Vloçisht, nëntor 1948 Gjirokastër, Korçë, Tiranë, [[Burgu i Burrelit|Burrel]] etj.)<ref name=":1" />, ku përveç punës së detyrueshme u bë një nga dorëzanët e mësimdhënies së letërsisë, filozofisë dhe gjuhëve përgjatë dënimit<ref>[[Sami Repishti|Repishti S]]., ''Me rastin e përvjetorit të parë të vdekjes: Shoku i im Arshi Pipa,'' Phoenix 05 - Artikulli 04.</ref><ref>[[Visar Zhiti|Zhiti V]]., ''Në takim me Arshi Pipën,'' përshkruar në librin me ese, të Zhitit “Në emër të a(r)tit”, dalë në Shkup më 2006.</ref>, ku shkroi librin me poezi "Libri i Burgut". Familjen e shpërngulën disa herë derisa në nëntor 1949 bashkë me 20 familje të tjera të persekutuara i shpërnguli në disa shtëpi boshe në plazh. Gjatë rrugëtimit, i ati që ishte i paralizuar, ndërroi jetë<ref>Pipa F., ''Rrugëtimi i gjatë dhe i pashpresë për një strehë'', përktheu Ilir Harshova, New York: Albanica, 1991.</ref>.
 
Lirohet më 26 prill 1956 dhe një natë të fundverës së 1957 arratiset bashkë me të motrën, Fehimen. Vendoset në Sarajevë gjer më 1959.
Arrestohet me datë 27 prill 1946 tin 1941 ai kthehet në atdhe, ku u emërua mësues filozofie në Liceun Shtetëror të Tiranës. Në atë kohë jepte mësim njëkohësisht në licetë shtetërorë të Shkodrës dhe dhe të Durrësit deri në 1944.
Pas luftës, ishte mësues i [[gjuha italiane|italishtes]] dhe i gjuhës [[gjuha shqipe|shqipe]] në kolegjin e mësueseve në Tiranë. Për pak kohë, në vitin 1945, qe mësues i italishtes dhe i gjuhës shqipe në Kolegjin e Mësuesve, [[Tirana|Tiranë]]. Në prill 1946, u arrestua, për shkak të kundërshtimit të tij kategorik për të vepruar në përputhje me politikën e regjimit totalitar. Dokumentimi i dhjetë viteve (1946-56) kaluar në burgjet dhe në kampet e punës së detyruar, gjendet tek “Libri i burgut” (1959).
 
Në 1957-ën u arratis për në Jugosllavi ku jetoi për disa kohë si refugjat. Gjatë asaj periudhe përktheu në shqip përzgjedhje nga poezia lirike latine (250 faqe, me përkthime, dhe kapituj mbi elemente metrikë dhe shënime.
 
Emigroi në Shtetet e Bashkuara në 1958-ën. Në fillim punoi si arkëtar (kashier) në nji hotel të Nju Jork-ut. Emërimi i tij i parë ishte në kolegjin Philander Smith, Little Rock, Arkansas, ku ligjëroi për filozofinë (1960). Gjatë vitit akademik pasues, meqenëse ra në sy për njohjen e thellë të italishtes, drejtoi departamentin e gjuhës italiane në City University, të Georgia-s, në “Shkollën e Gjuhëve dhe të Gjuhësisë” dhe në të njëjtën kohë jepte mësim filozofi, në “Kolegjin e Arteve të Lira” (verë, ’61, dhe ’62). Ka qene pedagog i gjuhës italiane në universitetin e Kolumbia-s në vitet 1961-62, dhe profesor i asociuar i gjuhës italiane, në universitetin e Delfit, Garden City, dhe, në të njajtën kohë, gjatë verës, dha filozofi në Kolegjin e Arteve të Lira..