Gadishulli Ballkanik: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 13:
[[Relievi]] i Gadishullit Ballkanik është mjaft karakteristik ku dominon relievi malor ndaj atij fushor. Dallojmë dy sisteme malore [[Malet Rodope]] bëjnë pjesë në malet e vjetra dhe shtrihen në mes të [[Malet Dinarite|Dinarideve]], [[Alpet Shqiptare|Alpeve Shqiptare]], [[Malet e Sharrit|Sharrit]] dhe Pindeve, në perëndim dhe maleve Karpato-Ballkanike, në lindje. Me lëvizje të reja tektonike malet Rodope janë coptuar dhe janë krijuar shumë fushëgropa tektonike dhe ultësira.
 
Malet e reja [[Malet Dinarite|Dinaridet]], [[Alpet Shqiptare]], [[Malet e Sharrit]] dhe [[Pindet]] shtrihen në perëndim, ndërsa [[Karpatet|malet Karpate]], [[malet Ballkan]] në lindje. Malet Dinaride shtrihen prej vijës [[Lubjanë]] - [[Goricë]] në veriperëndim deri te [[liqeni i Shkodrës]] dhe [[Rrafshi i Dukagjinit]] në juglindje. [[Malet Dinarite|Malet Dinaride]] kan shtrirje të vargmalave, të larta, të pjerrëta, të rrëpinjta, të cilat ulen shkallë-shkallë në drejtim të ultësirës së Panonisë. Në jug të Malit të Sharrit, shtrihen malet Pinde. Në lindje të maleve Rodope e deri në Detin e Zi shtrihen malet Karpato-Ballkanike, të cilat në jug kufizohen me luginën e Nishavës dhe të Maricës dhe në veri me pllajen nëndanubjane.
 
Prej fushave më të mëdha dallohen ato që shtrihen në mes të malit Ballkan dhe Danubit në Bullgari, [[ultësira Perëndimore e Shqipërisë]] fusha e [[Selaniku]]t, e Thrakisë, Dobruxhës, ndërsa fusha ndërmalore ka më shumë si: fusha e Dukagjinit fusha e Kosovës, e Shkupit, e Pollogut, Pellaginisë, e Korçes, Thesalisë, Maricës etj.