[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Bedi Pipa''' ([[Shkodra|Shkodër]], [[1923]] - [[Tirana|Tiranë]], [[12 janar]] [[1948]]) ishte arsimtare dhe autore e rastit më përfaqësues të zhanrit të [[Ditari (letërsi)|ditarit]] në [[Letërsia shqiptare|letrat shqipe]], i botuar në vëllimin integral të shkrimeve të saj me titullin "Ditari Intim"<ref name=":1">Pipa A., ''Paraqitje Lexuesit'', Tiranë: Botime "Fjala", 2008.</ref><ref name=":0">[[Elsa Demo|Demo E]]., ''Ditari intim i Bedi Pipës,'' [[Shekulli (gazetë)|Shekulli]]. - Nr. 2140, 15 dhjetor, 2007, f. 22 - 23.</ref>.
 
== Jeta ==
 
Leu në Shkodër, e bija e Mustafa Nuri Pipës dhe Hatixhe Lloshit, nga i ati me origjinë libohovite ndërsa nga e ëma shkodrane me origjinë dibrane<ref>[[Hamdi Bushati|Bushati H]]., ''Shkodra dhe motet (pemë gjenealogjike familjesh shkodrane) v. III,'' Shkodër: "Idromeno", 1999.</ref>. Qe motra mëma e madhemadhja ndër tre vajzat dhe tre vjet më e vogël se vëllai i saj, Arshiu. U rrit me të vëllain [[Arshi Pipa|Arshiun]] deri kur ai shkoi në Universitet ndërsa ajo në [[Instituti Femëror "Nana Mbretneshë"|normalen e Tiranës]].
 
Pasi mbaroi shkollën e mesme u kthye tek familja në Shkodër, dëshira e saj për të vazhduar shkollën e lartë jashtë shteti u pengua nga mundësitë familjare. Gja kjo që e mërziti dhe nisi të lexonte bindshëm romane, vepra shkencore, kritikë letrare, histori, autorë filozofie si dhe ndonjë studim mbi ta. Dinte mjaft mirë italishten dhe njihte frëngjishten mbi bazat. Nga fundi i vitit 1943 familja Pipa u zhvendos ne Tiranë, ku Bedi do të ndihej më mirë krahas ''shtrëngesës prapanike'' që ndiente në vendlindje. U emërua mësuese, detyrë në të cilën e gjeti ''Çlirimi''.
Rreshti 10:
 
== Shkrimet ==
Botimi integral "Ditari Intim" i botuar për 60 vjetorin e vdekjes së Bedit, përmban: “Fletë të Shkëputuna, 1941-1942, Tiranë-Shkodër”, “Rreth vetvetes, vjeshtë 1943”, “Ditar Intim, 1943-1944:” dhe “Letra, 1944-1945”. Shkrimet i mblodhi Arshiu pas daljes nga burgu, që i radhiti sipas rendit kronologjik të pasqyruar tek botimi. Siç pohon vetë, Bedi nuk kishte preteza letrare, por vlera e shënimeve të saj kanë një rëndësi të posaçme për lexuesin e shqipes. Shqipja e përdorur është standardi i kohës, por si gjurmë personale është e dukshme shenja e të folmes së Shkodrës me kohën e ardhme idiomatike "''ta(sh) po baj''" (do të bëj), me një stil që pa nevojën e stolisjeve të tepërta përcjell ndjeshmërinë e një të reje shqiptare që nuk shihte përkatësi me mjedisin që e rrethonte. Shkrimet e saj janë zakonisht regjistrime, shënime të shpejta sipas fillit të vërejtjes dhe mendimit. Asaj nuk ia kishte ënda të botoheshin ngase të fshehtat e shpirtit të vet i bashkëndante vetëm me ndokënd të rrallë, që mund të pajtohej shpirtërisht<ref name=":1" />.
 
== Burime ==