Xhemil Frashëri: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: '''Xhemil Frashëri''' historian shqiptar. Ka lindur në Pogradec në gusht të vitit 1927. Partizan në radhët e Çetës Partizane të Kolonjës, më pas – në Çetën Partizane t...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 25 shtator 2017 11:50

Xhemil Frashëri historian shqiptar. Ka lindur në Pogradec në gusht të vitit 1927. Partizan në radhët e Çetës Partizane të Kolonjës, më pas – në Çetën Partizane të Dangëllisë – në Batalioni Partizan “Naim Frashëri” dhe, më në fund – në radhët e Brigadës VI Sulmuese Partizane. Mbas 29 Nëntorit të çlirimit të Atdheut kobntribuoi në shtypin ushtarak, pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik, pedagog në Universitetin Shtetëror të Tiranës dhe, që nga viti 1979, do të ishte punonjës shkencor pranë Institutit të Historisë. U nda nga jeta në Tiranë më 4 nëntor 2014.

Botimet e Prof. Xhemil Frashërit:

1. Pushteti Popullor dhe vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

2. Lufta e armatosur e popullit shqiptar (Thelbi, përmasat, vlerat dhe arritjet e saj. (Në 7 vëllime voluminoze)

3. Trajtesa problemore të historisë, (Në dy vëllime voluminoze)

4. LANÇ dhe legjenda e luftës civile.

5. Shkrime të natyrës studimore dhe polemike për probleme historike, politike, filozofike etj. (Në dy vëllime voluminoze)

6. Çështje të materializmit dialektik.

7. Historia e LANÇ e Qarkut të Tiranës.

8. Historia e LANÇ e Qarkut të Gjirokastrës.

9. Re dhe diell. (Në dy vëllime) - roman historik

10. Ortekë. (Në dy vëllime) - roman historik