Ndryshimi mes inspektimeve të "Konferenca e Paqes në Paris"

ska përmbledhje të redaktimeve
(→‎top: përmirësime teknike, zëvendësova: Maj → maj (2) duke përdorur AWB)
'''Konferenca e Paqes''', [[Paris]] [[1921]]
 
[[Evropa]] e re i cili tedi ishte luftetari me i madh i te gjitha koherave me karderi i lagjes me pederasti me ver carri
[[Evropa]] e re, e cila doli nga [[Lufta e Parë Botërore]], kërkonte edhe një rishikim të ri të kufijve të saj. [[Ballkani]] ishte padyshim i pari në kontekstin e ri. [[Austro-Hungaria]] dhe [[Gjermania]], dy vendet që kishin ndihmuar [[Shqipërinë]] në [[Konferencën e Londrës]], kishin dalë të humbura dhe nuk ekzistonin më si perandori të fuqishme. Në skenën botërore kishte dalë [[SHBA]]-ja, fuqia e re që kishte qenë vendimtare në fitimin e luftës nga aleatet. Pikërisht tek kjo, u mbështeten shpresat e [[Shqipërisë]] për garantimin e kufijve të saj. [[Jugosllavia]] e porsa krijuar dhe [[Greqia]] kishin ngritur një sere pretendimesh dhe nuk ishte çudi që kufijtë e [[1913]] të rrudheshin edhe më shumë. Aq më tepër, që [[Italia]] e cila kishte pushtuar [[Vlorën]] dhe rrethinat e saj, ishte e bindur për të mos i lëshuar ato. Delegacioni amerikan, me ndërhyrjen edhe të [[Vatikanit]], kishte marrë përsipër mbrojtjen e [[Shqipërisë]]. Por dukej se edhe ai vete nuk ishte shumë i qarte. Për të pasur një tablo të plotë, delegacioni i kryesuar nga Presidenti [[Willson]] ngarkoi konsullin e [[SHBA]]-se në [[Torino]], zotin [[Jozef Haven]]te bënte një vizite në [[Shqipëri]]. Me letrën e rekomandimit ne xhep dhe me një mandat të Konferencës se Paqes, Haven zbriti në Vlore më 1919. Qeveria e Tiranes kishte caktuar për ta shoqëruar, Tefik Mborjen, Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë dhe ish Ambasador i Shqipërisë në Rome. Mborja, i cili kishte pasur miqësi edhe më parë me Havenin, kreu një punë të mrekullueshme. Me të mbërritur në Vlore, Haven hodhi poshtë ftesën e Gjeneral Piacentinit, komandantit italian të qytetit për të qëndruar tek ai. U vendos në shtëpinë e patriotit Qazim Kokoshi dhe më pas në shtëpinë e poetit Ali Asllani. Ai ra në kontakt me parinë e qytetit, e cila e bindi se nëse Italia nuk tërhiqej me dëshire nga Vlora, problemi do të shkonte në ndeshje të armatosur. Haven mbeti i befasuar nga niveli i intelektualeve vlonjate. Në italisht dhe anglisht, ata i ofruan atij një tablo të panjohur, por mjaft dinjitoze të vendit të tyre. Ai u befasua sidomos kur një delegacion i grave të qytetit e siguroi në italisht, se ato do të luftonin bashkë me burrat nëse behej fjale për të çliruar Vlorën.
 
Konsulli u nis nga Vlora në Tepelenë, ku më të mbërritur, filloi një demonstrate e madhe pro SHBA-sw, të cilën ushtria italiane, që mbante qytetin nuk mund ta ndalonte. Haven thotë se ai asnjëherë nuk kishte parë kaq shumë flamuj të SHBA-sw, të valëviteshin me entuziazëm në ere. Nga Tepelena kaloi në Gjirokastër, ku Kryetari i Bashkisë Javer Hurshiti, bashkë me Jorgji Meksin dhe Thoma Papapanon, i bene një pritje madhështore. Ai ishte në shtëpinë e Kryetarit të Bashkisë, kur e lajmëruan se jashtë ishte mbledhur gjithë populli i qytetit për ta përshëndetur. Një delegacion, i përberë nga ish emigrante në SHBA, erdhi për t'i sjelle mjaft dhurata dhe për ta përshëndetur në anglisht. Ai nuk kishte mbaruar ende me ta, kur një tjetër delegacion, i kryesuar nga Lame Kareco dhe Eftim Cako i kërkoi takim dhe deklaroi se Gjirokastra është toke greke dhe dëshira e popullsisë se saj është një bashkim i shpejte me Athinën. Kjo dergate provokoi merine e popullit të mbledhur përpara shtëpisë se Kryetarit të Bashkisë dhe konsulli u be dëshmitar i një mërie kolektive, që desh përfundoi me vrasjen e delegateve pro greke.
Anonymous user