Të drejtat e njeriut: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi 7 ndryshimet e fundit të tekstit dhe riktheu rishikimin 1560241 nga Liridon
Të Drejtat e Njeriut përshkruajnë një koncept sipas të cilit të gjithë njerëzve iu takojnë që nga lindja të drejtat universale njerëzore.
Rreshti 4:
Mes të drejtave themelore të qenies njerëzore janë e drejta e lirisë individuale, e drejta për jetën, e drejta e vetvendosjes, e drejta e fesë etj.
 
Të Drejtat e Njeriut përshkruajnë një koncept sipas të cilit të gjithë njerëzve iu takojnë që nga lindja të drejtat universale njerëzore.
==Referenca dhe shënime==
{{reflist}}
 
1. PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË PËRGJITHËSI
[[Kategoria:Filozofi]]
Termi “të drejtat e njeriut” është një koncept që ka ndryshuar (në kuptim të evoluimit ) gjatë gjithë historisë. Nëse shikohet në mënyrë kronologjike, njerëzimi nuk ka “luftuar” prej fillimit për të gjitha të drejtat që sot ekzistojnë dhe i gëzojmë. Pra, lufta për të drejtat e njeriut fillon me përpjekjet për t’u njohur të drejtat e njeriut fillon me përpjekjet për t’u njohur të drejtat më themelore (elementare) të tilla si : e drejta për jetën dhe e drejta për të qenë i lirë.
 
2. HISTORIKU (FAZAT) E ZHVILLIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT Nëse do të shohim zhvillimin historik për sa i përket të drejtave të njeriut, ndoshta do të mund të bënim një ndarje të zhvillimi të tyre në tri faza,me atë rast kemi :
 
2.1. Fazën e të drejtës natyrore (rrënjët filozofike të të drejtave të njeriut ) Në këtë fazë do të mbisundojë ideja e barazisë së pretenduar të gjithë njerëzve (e drejta natyrore), e cila vlen për të gjithë, është zhvilluar qysh në filozofinë antike greke, pra para më shumë se 2000 vjetësh. Në krishterimin e hershëm dhe në fetë e tjera, kjo traditë e të drejtave të njeriut është zhvilluar më tej: Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë nga Zoti dhe të gjithë kanë detyrime të barabarta përpara tij. Apo nga feja tjetër (myslimane) do të theksonim “të gjithë njerëzit janë të barabartë,sikurse dhëmbët nuk ka të drejta i bardhi mbi të ziun , apo arabi mbi jo-arabin...” Këto parime përbëjnë rrënjët e idesë së të drejtave të njeriut. Megjithatë, në atë kohë, ato nuk kishin të bënin shumë me realitetin politik. Ato pasqyronin më shumë mendime filozofike, të cilat edhe pse në fakt kishin ngritur kërkesa universale, zbatimin praktik në jetën politike e përjetuan hap pas hapi në fillim të Epokës së Re. Shumë jurist, politikane dhe filozof të shekujve XVI, XVII dhe XVIII (Hugo Grotius, Xhon Locke, Spinoza, Jean Jack Rousseau, Jefferson etj.), nën ndikimin e teorisë të së drejtës natyrore , fillojnë t’i trajtojnë të drejtat e njeriut si të drejta të përcaktuara me “ligj hyjnorë” ose me “ligj të Perëndisë”. Sipas këtyre autorëve njerzit si individ lindin me disa të drejta (të cilat “u’a jep” e drejta mbishtetërore , apo natyrore) dhe këto të drejta nuk mund të kufizohen me norma pozitive të krijuara nga shoqëria. Duke pasur parasysh mendimet e dhëna nga autorët e lart permendur, zhvillimin e mëvonshëm të të drejtave të njeriut mund ta shtrojmë në fazën e ardhshme.
 
2.2. Faza e dytë: zbatimi politik në kuadrin e shteteve kombëtare: Në këtë fazë është karakteristike marrja e disa prej të arriturave në lëmin e të drejtave të njeriut (edhe të atyre nga e drejta natyrore) në aktet e shteteve kombëtare. Anglia ka luajtur rol vendimtar gjatë këtij zhvillimi. E ashtuquajtura “Magna Charta Libertatum ", e cila i kufizoi mbretit disa të drejta, “Petition of Rights “, siguroi paprekshmërinë e qytetarëve, ndërsa dosja” Habeas-Corpus" e vitit 1679 shënoi kalimin vendimtar në fazën e shpalljes së idesë së të drejtave të njeriut si të drejta të shprehura me ligj, në të drejtën konkrete të shtetit. Në të, qytetari u mbrojt nga arrestimi i paarsyeshëm: Detyrimi për t'u sjellë para gjykatësit brenda 20 ditëve i të arrestuarit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadrin e luftës për pavarësi, duke u mbështetur në idenë e Xhon Lokut, u formuluan katalogun e parë në histori për të drejtat e njeriut, “Virginia Bill of Rights” i vitit 1776, i cili bashkë me “ Deklaratën Amerikane të Pavarësisë” të po të të njëjtit vit, numërohen si dokumentet më të rëndësishme në historinë e të drejtave njeriut. „Virginia Bill of Rights" ngriti të drejtat e shënuara më poshtë si të drejta të patjetërsueshme të njeriut, të cilat që nga ajo kohë përbëjnë thelbin e të drejtave të njeriut: E drejta për jetë, liri dhe pasuri, Liria e mbledhjes dhe liria e shtypit, E drejta e peticionit, E drejta për mbrojtje juridike dhe E drejta e votës.. Në Francë, zbatimi në formën kushtetuese i idesë së të drejtave të njeriut mori përmasa të përshpejtuara. Revolucioni Francez i vitit 1789 pati ndikim shumë të madh. Më 26 gusht 1789 u pranua “Deklarata për të Drejtat e Njeriut dhe atyre Qytetare”. Në të bie në sy përpjekja e theksimit të rëndësisë universale të të drejtave të njeriut. Me rëndësi të veçantë, në fillim ishte përfshirja e të drejtave të njeriut si të drejta themelore në kushtetutat kombëtare, gjë që u arrit me sukses gjatë shek. XIX në thuajse të gjitha shtetet evropiane. Zbatimi i plotë politik dhe juridik i idesë filozofike të të drejtave të njeriut u arrit deri në mesin e shekullit XX.
 
2.3. Faza e tretë:Realizimi universal politik (Kombet e Bashkuara) Ishte lufta e dytë botërore ajo që do të shpejtonte procesin e globalizimit të çështjes së të drejtave të njeriut. Tendencat ishin që jo që kishte ndodhur në këtë luftë, nuk duhet të përsëritej më. Të gjithë njerëzit në botë duhet të gëzonin të drejta dhe liri themelore. Kjo ishte njëherazi edhe arsyeja kryesore e themelimit të Kombeve të Bashkuara. Kjo gjë u garantua me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet shteteve, nëpërmjet të ashtuquajturës Karta e Kombeve të Bashkuara, e cila u aprovua më 26 qershor të vitit 1945. Me këtë kartë, të gjitha shtetet anëtare detyrohen për bashkëpunim të ndërsjellë, dhe po ashtu çdo shtet i veçantë është i detyruar të bashkëpunojë me OKB-në, me qëllim që të arrihen qëllimet e saj (neni 56). Ndër qëllimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara është edhe vënia në jetë e të drejtave të njeriut. Sipas këtij neni, çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara është i detyruar të respektojë të drejtat e njeriut. Anëtarë të organizatës, sot janë thuajse të gjitha vendet e botës. Për të përkufizuar saktë të drejtat e njeriut, është përpiluar edhe "Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut", e cila është aprovuar në dhjetor të vitit 1948. Më vonë do të miratohen edhe akte të tjera nga OKB, si : Pakti për të drejtat Civile dhe Politike (janar 1976) ,Pakti Ndërkombëtar për ë Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (mars 1976), etj. Nëse do të futnim në këtë fazë edhe organizatat regjionale për sa i përket të drejtave të njeriut do të përmendim Këshillin e Evropës dhe disa nga aktet më të rëndësishme të kësaj organizate si : Konventa evropiane e të drejtave të njeriut (me protokollet e saj ) , Kartën Sociale Evropiane (me ndryshimet e bëra ) etj.