Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Men14. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje, Men14!
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.

Men14, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj.

Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.

Puna e mbarë!

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.



Faleminderit per shqyrtimet e panumerta qe ben

Redakto

Si i behet IP-ve qe vazhojne e kontribuojne, po nuk binden te hapin nje llogari? 1l2l3k (diskutimet) 19 shtator 2017 18:54 (CEST)Reply

Ska perse duhet ta beje dikush i patrulloj ketu mendoj se njerezit deshperohen dhe largohen nga wikipedia kur ndryshimet e tyre nuk shfaqen, per perdoruesit pa llogari me te thene te drejten nuk e di por mendoj se kane te drejte nuk prish shume pune deri sa nuk eshte vandalizem.--Tytuu (diskutimet) 19 shtator 2017 19:04 (CEST)Reply
E tmerrshme, backlog shkon me shume se 2,000 dite. Po filloj te ndihmoj edhe une duke filluar nga ato me te vjetrat, ne menyre qe pas nja 1-2 muajsh te jemi duke bere vetem ato te dites. 1l2l3k (diskutimet) 20 shtator 2017 15:36 (CEST) Ne fakt backlogu nuk eshte edhe aq i madh. Jam te 1500 dite tani. 1l2l3k (diskutimet) 20 shtator 2017 16:53 (CEST)Reply
@1l2l3k,Faleminderit per ndihmen, po jane afer 1500 artikuj te pa shqyrtuar mendoj se me pak perdorues aktiv mund te shqyrtohen te gjithe edhe pse shumica e redaktimeve jane vandalizem kujdes se mund te kete edhe permbajtje korrekte nganjehere mes tyre por qe duhen permisuar pak.--Tytuu (diskutimet) 20 shtator 2017 17:56 (CEST)Reply
Patjeter, faleminderit! Me duhen nja 20-30 ore pune t'i shoh nja 1300 qe kane mbetur, po ti ke bere pune shume te mire dhe te pakten per 170 ditet e fundit backlogu eshte i paster. 1l2l3k (diskutimet) 20 shtator 2017 20:30 (CEST)Reply
Në rregull--Tytuu (diskutimet) 20 shtator 2017 22:37 (CEST)Reply
Lista eshte bosh tani, s'ka me backlog. Faleminderit! 1l2l3k (diskutimet) 25 shtator 2017 02:14 (CEST)Reply
@1l2l3k,Shkelqyeshem, ska perse faleminderit gjithashtu edhe ty ke bere pune shume te mire por eshte çuditshme pse jane dy lista duke kontrolluar ne wiki e gjeta edhe nje ketu--Tytuu (diskutimet) 25 shtator 2017 16:06 (CEST)Reply
Do i futemi punes edhe per kete, u pa puna.... 1l2l3k (diskutimet) 27 shtator 2017 19:00 (CEST)Reply
Ne rregull.--Tytuu (diskutimet) 29 shtator 2017 14:50 (CEST)Reply
Kane ngelur edhe nja 3 mije, po do i bejme avash avash. Ti si ke qene? --1l2l3k (diskutimet) 4 tetor 2017 21:46 (CEST)Reply
Aha ne rregull, me te thene te drejten te kisha ndihmuar me shumr edhe une por keto dite jam i nxene me pune kur te kem kohe te lire do ti shqyrtoj.--Tytuu (diskutimet) 4 tetor 2017 23:34 (CEST)Reply
Edhe ~1100 kane ngelur. Po i afrohemi dites ku do e kemi cilesine pak a shume ne dore. Projekti tjeter pastaj do jete te zbrazim kete, po kjo do doje nja 6 muaj - 1 vit pune.... --1l2l3k (diskutimet) 14 tetor 2017 20:40 (CEST)Reply
Po shpresoj, po e kam pare edhe ate liste do te ishte mire te pastrohet edhe ajo.--Tytuu (diskutimet) 14 tetor 2017 20:45 (CEST)Reply

Pershendetje

Redakto

Mund te vendosesh disa foto te artikulli "Ina Zhupa" sepse mua nuk me lejohet ti vendos. Jane 3 foto qe dua te vendos. Mund te me ndihmosh? Faleminderit

Tung

Redakto

Më duket se je duke bërë një punë të mrekullueshme me kontrollimet dhe shqyrtimet. Respekt dhe suksese. Me nderime:--Punëtoria (diskutimet) 8 tetor 2017 16:56 (CEST)Reply

Faleminderit shumë, gjithashtu rrespekt dhe punë të mbarë.--Tytuu (diskutimet) 8 tetor 2017 18:06 (CEST)Reply

Ftese për Wiki Weekend Tirana 2017

Redakto

Komuniteti i Open Labs zhvillojnë për të katërtin vit rradhazi Wiki Wekeend Tirana 2017 me qëllimin për të pasuruar artikujt në gjuhën shqipe në Wikipedia. Ky aktivitet do të zhvillohet gjatë fundjavës së dytë të dhjetorit, përkatësisht në datat 9 dhe 10 dhjetor, ku pjesëmarrësit do të mblidhen në ambientet e Open Labs Hackerspace (Tiranë) në një program që kombinon puntoritë (workshops) me prezantimet nga wikipedianët nga Tirana, Elbasani, Durrësi, Prishtina, Gjilani, Zyrihu etj. Do të ketë gjithashtu workshope/editathons të ndryshme rreth Wikidata, Wiki Loves Maps, Wikiprojekti LGBT dhe Wikimedia Commons. Wiki Weekend synon që të ndërtohen ura bashkëpunimi me wikimedianë të tjerë nga vendi dhe rajoni, të inspirohen wikimedianë të rinj që të bashkohen me komunitetin, të njihet publiku me projektet e Wikimedias, të organizohen editathone dhe të rritet ndërgjegjësimi i mediave lokale dhe institucioneve rreth rëndësisë së ndarjes së dijes përmes projekteve të lidhura me platformat dhe kulturën bashkëpunuese wiki.

Aktiviteti fillon në 9:30 dhe mbaron në 16:00 (të shtunën dhe të dielën). Ju ftojme të bashkoheni në abientet e Open Labs. --Nafie shehu (diskutimet) 7 dhjetor 2017 22:09 (CET)Reply

Kategoria Amatore I

Redakto

I nderuar Tytuu, ju lutem e dini kush fitoi Kategoria Amatore I 2017-18, dhe dhe në cilën sezon futbollistike e ka filluar? Ju faleminderit GA57

Faqet me ndryshime në pritje

Redakto

Faleminderit për kontrollimin e faqeve me ndryshime në pritje! Falë punës tënde mbeten dhe vetëm 10 faqe nga lista e plotë e faqeve me ndryshime në pritje. Me këtë njoftim doja thjesht të të tregoja që puna jote shikohet e vlerësohet me shpresën se diçka e tillë mund të shërbejë si motivim për përmbylljen e plotë të saj liste. :) - Klein Muçi (diskutimet) 28 maj 2020 13:08 (CEST)Reply

Përshëndetje, më vjen mirë që e vlerësoni punën time do mundohem ti shqyrtoj ato që mundem sipas kohës që kam në dispozicion do të ishte mirë që edhe përdoruesit tjerë aktivë të kontrollonin nganjëherë nuk ka shumë që e bëjnë. --Men14 (diskutimet) 28 maj 2020 13:41 (CEST)Reply
Po, shumë e drejtë. Fatkeqësisht, hëpërhë vetëm 1 kontrollues tjetër kemi që e ushtron aktivisht këtë privilegj. Kjo ka qenë dhe arsyeja pse u katandisëm me kaq shumë faqe në pritje. Kemi marrë shumë ankesa për mosaprovimin e ndryshimeve për muaj e muaj të tërë, ndonjëherë dhe 1 vit. Plani ishte që të bënim një reformë në lidhje me kontrolluesit në mënyrë që privilegjin ta kishin vetëm disa përdorues të caktuar dhe të punonim me ta veçanërisht për të krijuar një nënkomunitet të veçantë që të kujdesej për kontrollet. Por numri i faqeve në pritje u shtua aq shumë sa nuk kishim më mundësi për të bërë një ndryshim rrënjësor dhe kërkuam për një zgjidhje më të shkurtër. Krijuam filtrat automatikë për të ulur numrin e vandalizmave që ndryshimet e reja të ishin vetëm ndryshime konstruktive e lista të mos shtohej me hapa të shpejtë kot. Pastaj filluam duke kërkuar që kontrolluesit e ndryshëm të ndihmonin por siç thashë, pak veta iu përgjigjën asaj thirrjeje. Tani lista shtohet më gradualisht por përsëri numri i vogël i kontrolluesve e bën që të duket shumë punë. Shpresa është që në të ardhmen, nëse arrijmë ta zerojmë, më shumë njerëz do të jenë të motivuar të ndihmojnë të mos e lënë numrin të marrë kot përsëri. - Klein Muçi (diskutimet) 28 maj 2020 18:58 (CEST)Reply
Aha në rregull paskeni bërë punë shumë të mirë të shpresojmë që në të ardhmen të ketë më shumë përdorues që merren me këtë punë --Men14 (diskutimet) 28 maj 2020 20:42 (CEST)Reply

Rrofsh

Redakto

Rrofsh per aprovimin te punimi i Vaso Pashes. Pune te mbare ne vazhdim --79.106.125.11 29 maj 2020 20:04 (CEST)Reply

Medalje

Redakto

Në lidhje me kontrollin e vazhduar të ndryshimeve të reja nëpër artikuj.

  Medalje
Për punën e mirë që po bën në Wikipedia. Vazhdo kështu!

Klein Muçi (diskutimet) 7 qershor 2020 12:51 (CEST)Reply

Faleminderit--Men14 (diskutimet) 7 qershor 2020 13:15 (CEST)Reply

Motivim

Redakto

Falë punës tënde të vazhduar me kontrollet, lista e faqeve me ndryshime në pritje është pakësuar ndjeshëm. Doja të të jepja një këshillë për punën që, nëse mundesh, kontrolli të vijë në rend kronologjik. Pra nga ato faqe që kanë më shumë kohë në pritje te ato që kanë më pak. Arsyet janë të kuptueshme besoj. Megjithatë pak rëndësi ka diçka e tillë për sa kohë lista vjen në pakësim e me shpresë, në ditët e afërta mund të vijë dhe në zerim të plotë për të mos e lënë më të rritet në të ardhmen me faqe në pritje për më shumë se 2-4 javë. Komuniteti ynë nuk ka aq shumë trafik sa të justifikojë lënie në pritje për kohë aq të gjata. Të falënderoj për punën e nevojshme që po bën e shpresoj që fjalët e mia të shërbejnë si motivim për ta "përmbyllur" detyrën e nisur pasi e di se një punë e tillë kërkon goxha dedikim dhe s'është aq e lehtë. Sidomos kur bëhet fjalë për tema për të cilat nuk ke njohuri. - Klein Muçi (diskutimet) 4 korrik 2020 19:25 (CEST)Reply

Ne fakt është pak dekurajuese kjo punë sepse në të ardhmen do të mbushet prap është e vërtetë që përdoruesi Qendrimi15 bën një punë shumë të mirë me shqyrtimin e modifikimeve pozitive por me vandalizmin dhe disa modifikime më të dyshimta nuk merret asnjë përdoues për atë mundohem që të mos e lë të shtohet duke i shqyrtuar ato më aktuale dhe ato që i kuptoj por nganjëherë po i kontrolloj edhe ato të vjetrat.--Men14 (diskutimet) 5 korrik 2020 23:52 (CEST)Reply
Mos u shqetëso shumë për atë gjë. Do të mundohem personalisht të angazhoj disa përdorues që të mos lejojnë më ngritjen e numrit në nivele të larta pasi të zerohet. Arsyeja pse të them të shohësh të vjetrat fillimisht është sepse praktikisht njerëzit mund të thonë: Pse iu pranua këtij që e bëri ndryshimin vetëm para ca orësh e s'po më pranohet mua që kam 3 muaj?! Por në situatën që jemi, kjo mbetet hollësi e vogël. Për tani, mjafton ta përmbyllim listën. - Klein Muçi (diskutimet) 6 korrik 2020 13:30 (CEST)Reply
Përjashto këto ndryshimet e reja masive të njëtrajtshme që kanë ndodhur këtë javën e fundit, mbeten dhe vetëm 3 faqe (rreth 300 artikuj) dhe lista përmbyllet. Nëse nuk të them vetë, të lutem, më lajmëro kur të mbyllen dhe ato 3 faqet që të mundohem të angazhoj ndokënd për kujdes të vazhduar më tutje. - Klein Muçi (diskutimet) 7 korrik 2020 14:16 (CEST)Reply
@Klein Muçi, Në fakt nëse dëshiron mund të angazhosh dikë që tani sepse lista shtohet përsëri dhe përmbyllja e listës kërkon pak kohë dhe une nuk do te jem shumë i lirë keto ditë që të merrem tërësisht me të dhe do i bëj çdo ditë nga pak për sa i perket atyre redaktimeve atomatike a nuk ka ndonjë menyrë të kontrollimit automatik si për shembull robot ose Auto wiki browser ? Pasi qe mu kujtua nëse mundesh të ndryshosh emrin tim të vjetër Tytuu me të riun këtu Wikipedia:AutoWikiBrowser/CheckPage sepse nuk mund të redaktoj--Men14 (diskutimet) 8 korrik 2020 13:11 (CEST)Reply
  U bë! Me robotë jemi pak keq por nëse gjen një mënyrë për t'i kontrolluar me AWB, shumë mirë. Sidomos kur bëhet fjalë për ndryshime automatike. Mbase mund të bësh nga një dummy edit te çdo artikull që pret për kontroll e kështu të quhen të kontrolluara. Për shembull, të shtosh dhe të heqësh nga 1 hapësirë. Konsidero mundësinë e përdorimit të JWB si një mundësi më e lehtë krahasuar me AWB. Lidhja. Për sa i përket ndryshimeve të tjera, po angazhohem personalisht për të ndihmuar në disa prej tyre. Ideja është që ta "përmbyllim" listën e më pas të mundemi të reklamojmë suksesin e arritur e me atë rast, të kërkojmë ndihmë që të mos dalë më jashtë kontrollit. - Klein Muçi (diskutimet) 8 korrik 2020 13:40 (CEST)Reply
Më duket se kanë mbetur vetem 6 faqe të vjetra pa shqyrtuar por që duhet kohë për ti analizuar dhe shqyrtuar mirë në lidhje me Autowiki browser do e kisha bërë po nuk e kuptoj shumë mirë si funksionon --Men14 (diskutimet) 8 korrik 2020 14:32 (CEST)Reply
Po, e saktë. AWB është pak i vështirë për t'u përdorur. JWB është shumë herë më i lehtë. Po të duash të udhëzoj hap pas hapi si ta vësh në punë JWB. Ama për këtë herë mos u shqetëso. Po provoj unë t'i rregulloj ato ndryshimet automatike të kategorive. Shpresoj të funksionojë si proces. Nëse i heqim dhe ato, mbetet dhe vetëm 1 faqe me ndryshime që janë bërë këtë javë dhe e kapim ritmin. Megjithatë unë lajmërova disa njerëz për përmbylljen e saj që tani. Sapo të mbarojmë dhe ato 6 artikuj, po shkruaj dhe në Kuvend. - Klein Muçi (diskutimet) 8 korrik 2020 14:38 (CEST)Reply
Aha në rregull në fakt kanë mbetur disa artikuj që nuk di çfarë të bej me ta si për shembull ky Lekdushi ka shkruar pothuajse libër të tërë Lufta Civile 1943-1944 nuk e njoh nëse është vadalizëm dhe Ibrahim Temo ka larguar një përmbajtje të konsiderueshme të mëparshme?
Të kuptoj shumë mirë se ç'do të thuash se i pashë dhe vetë ato artikuj e s'isha i sigurt si të veproja. Me ndihmën e Batos, arritëm të kontrollonim dhe shumicën e artikujve në lidhje me Maqedoninë e Veriut. Tani në total mbeten vetëm 150 artikuj dhe mund ta zerojmë realisht listën (megjithëse në fillim bëhej fjalë vetëm për kontrollimin e ndryshimeve të vjetra, punë që e kryem me sukses). - Klein Muçi (diskutimet) 8 korrik 2020 19:13 (CEST)Reply
Tashmë vetëm 20. Besoj se sot e përfundojmë. - Klein Muçi (diskutimet) 8 korrik 2020 20:25 (CEST)Reply
Me vjen mirë që kjo listë u zbraz më në fund faleminderit për ndihmen dhe motivimin ka mbetur vetëm ky artikull Lufta Civile 1943-1944 më vjen keq nuk e di nëse redaktimi është shpifje apo realitet nuk kam njohuri në atë fushë.--Men14 (diskutimet) 8 korrik 2020 20:43 (CEST)Reply

Të lumtë! Dhe unë vuaja nga e njëjta mëdyshje. Versioni më i pranuar i historisë është ai i riu por dhe ai pak i anuar duket në përgjithësi. Nëse nuk gabohem, nuk ka referime në fund kështu që... @Βατο, a di të gjykosh për faqen e fundit të mbetur për kontroll? - Klein Muçi (diskutimet) 8 korrik 2020 20:47 (CEST)Reply

  U bë! - Pas ca orësh do të bëj njoftimin e nevojshëm në Kuvend. :D - Klein Muçi (diskutimet) 8 korrik 2020 21:15 (CEST)Reply
Përshëndetje të gjithëve! E ktheva ate ndryshim sepse ishte pa burime. Ju përgëzoj për punën e mirë që keni bërë. Nga tani e tutje të gjithë redaktorët aktiv në sq.wiki duhet të mundohen ta mbajnë bosh listën. @Klein Muçi, një mesazh në Kuvend është ide e mirë. – Βατο (diskutimet) 8 korrik 2020 21:19 (CEST)Reply

Medalje

Redakto

Në lidhje me ndihmesën për zbrazjen 2 herë të listës së faqeve me ndryshimeve në pritje.

  Medalje
Për punën e zellshme dhe të kujdesshme që po bën në Wikipedia. Vazhdo kështu!

Klein Muçi (diskutimet) 9 korrik 2020 03:28 (CEST)Reply

Faleminderit --Men14 (diskutimet) 9 korrik 2020 17:58 (CEST)Reply

Faqe të pakontrolluara

Redakto

Përshëndetje! :)

Siç e di dhe vetë, ekziston dhe një listë tjetër përveç asaj që sapo zbrazëm. Kjo këtu. Kjo ndahet në disa "nënlista", shumica prej të cilave kanë faqe në pritje për kontroll prej më shumë se 14 vjetësh, që nga krijimi i SqWiki-t. Duke qenë se nuk jam plotësisht i sigurt për mënyrën si funksionon si faqe, të lutem, a mund ta shohësh dhe të më thuash nëse mundesh apo jo dhe ti të kontrollosh faqet e renditura aty? A të shfaqet si faqe njëherë? Kam një dyshim që vetëm administratorët munden. Nëse mundesh, do të thotë se mund t'u themi dhe kontrolluesve të tjerë të zakonshëm të ndihmojnë. Për sa i përket artikujve, kemi ecur goxha shpejt. Nga 600, jemi 300 për vetëm 2 ditë dhe me vetëm punën time. - Klein Muçi (diskutimet) 12 korrik 2020 17:05 (CEST)Reply

@Klein Muçi, Përshëndetje më vjen keq për përgjigjen e vonuar po mund të hyj edhe unë si pëerdorues i thjeshtë--Men14 (diskutimet) 17 korrik 2020 18:40 (CEST)Reply
Asgjë. Të falënderoj. Na duhet ta përhapim sa më shumë dhe këtë listë atëherë që t'i japim drejtim. Meqë ke fituar mjeshtëri në çështjen e kontrollit, mundohu t'i kesh parasysh listat në fjalë. Por rëndësi ka që arritëm të përmbyllim atë të ndryshimeve në pritje njëherë. Të tjerat gradualisht. :) - Klein Muçi (diskutimet) 17 korrik 2020 19:44 (CEST)Reply
Në rregull do e përcjell edhe atë listë kur të kam kohë të lirë--Men14 (diskutimet) 17 korrik 2020 19:48 (CEST)Reply
Kur te mundesh. Ndërkohë hidh një sy këtu për ca informacione më shumë në lidhje me ato listat andej. - Klein Muçi (diskutimet) 17 korrik 2020 20:08 (CEST)Reply

We sent you an e-mail

Redakto

Hello Men14,

Really sorry for the inconvenience. This is a gentle note to request that you check your email. We sent you a message titled "The Community Insights survey is coming!". If you have questions, email surveys@wikimedia.org.

You can see my explanation here.

MediaWiki message delivery (diskutimet) 25 shtator 2020 20:53 (CEST)Reply

Çmimi për kontrollin

Redakto
 
Çmimi i dytë
Çmimi i dytë për kontrollin në Wikipedia-n shqip në vitin 2020 i jepet përdoruesit Men14.

Çmimi u dha pas konsultimit të komunitetit në qendrën e votimeve.

 
Çmimi për kontrollin


Xsoundbeatz

Redakto

Pershendetje @Men14 a mundeni ta kontroloni faqen Xsoundbeatz (producent shqiptar)

i Cili nje user gjerman I ka dhan faqes spam, dhe une personal e kam perkthy faqen nga Wikipedia Maqedone e cila esht krijuar nga nje administration faqja Xsoundbeatz dhe une pata deshir qe ta perkthej faqen ne gjuhen shqip. Dhe ju lutem ta kontrolloni faqen.


Faleminderit Valentinoshabani (diskutimet) 23 nëntor 2022 16:51 (CET)Reply

fyi [1] --Johannnes89 (diskutimet) 23 nëntor 2022 17:02 (CET)Reply