Faik bej Konica: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v Plotësime me kriter neutral për biografinë e hershme dhe formimin e tij arsimoro-akademik.
vNo edit summary
Rreshti 1:
{{Infobox shkrimtar
| emri = Faik Domenik Konica
| foto = [[Skeda:Faik-konica.jpg|200px]]
| titulli = Bej i Konicës
Rreshti 20:
== Jeta ==
 
Lindi në Konicë, në oxhakun e bejlerëve të njohur si Zenelbejllinjtë, i biri i Shahin beut dhe Lalia hanëm Delvinës<ref name=":0" />, i treti ndër katër djemtë, Mehmeti, Rustemi<sup>?</sup> dhe Hilmiu<sup>?</sup><ref name=":1" />. Sipas studjuesit Agron Alibali muaji i lindjes figuron i dokumentuar më pas në prill - ndryshim të dhënash që ndofta lidhet me ndryshimet në kalendaret e zbatuara në atë kohë dhe më pas<ref name=":0">[[Agron Alibali|Alibali A]]., ''Faik Konica më 1911-1912 Vitet e Harvardit dhe të “Vatrës”,'' [[Gazeta Shqiptare|Gazeta shqiptare]] ("Milosao", suplement). - Nr. 5142, 19 dhjetor, 2010, f. II - V.</ref>.
 
Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësuesë privatë<ref name=":0" />, më 1883 shkoi të vizitonte të motrën, Xhevën, që në atë kohë banonte në Shkodër. Ndoqi [[Ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla"|Kolegjën Saveriane të Jezuitëve]] në dy vite shkollore 1883-1885 ku ndoqi lëndë në italisht, latinisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Kthehet në vendlindje për ndoshta një vit<ref name=":1">Kelmendi R., ''Konica siç nuk e njohim, të dhënat të reja për prindërit, motrat e vëllezërit'', shqiptarja.com, 19 janar 2014.</ref> dhe më pas vijoi shkollimin në liceunLiceun perandorakPerandorak të Gallatasarajit në Stamboll gjatë viteve 1886-1887<ref>Shema I., ''[http://www.diogenpro.com/uploads/4/6/8/8/4688084/faik_konica...shqip.pdf Faik Konica - Personalitet i shquar...]'', </ref>. Filloi studimet universitare më 1890 në Collège de Lisieux, (Normandie); më 1893 ai shkoi në Lycée de Carcassonne (jugu i Francës) ku studioi deri më 1894, duke u përqëndruar në studimet klasike, letërsi dhe filozofi. Më 1893, gjatë “Année du Rhétorique” doli studenti i parë i kursit në lëndën e Kompozicionit në Frengjisht dhe në Përkthimet Latine. Përfundoi studimet universitare me diplomën of Bachelier de l’Enseignement Secondaire Classique (Lettres – Philosophie) në Fakultetin e Letërsisë të Dizhonit (Université de France) në 16 Nëntor 1895<ref name=":0" />, ku pretendohet se u pagëzua i krishterë me emrin ''Domenik''<ref>[[Thanas Gjika|Gjika Th]]., ''Faik Konica hapi epokën e rikrishterizimit të shqiptarëve'', zemrashqiptare.net, 3 maj 2010.</ref>. Qëndrim ky i ripohuar më vonë kur në Amerikë deklarohej ''Albanian Catholic'', por emrin e mesit nuk e përmendte ndonjëherë. Në vitin 1895-1896 Konica filloi studimet pas-universitare tek Collège de France në Paris, duke u përqëndruar në “letërsinë mesjetare frënge, dhe letërsi romake”<ref name=":0" />.
 
Më 1897 shkoi në Bruksel ku themeloi revistën e përkohshme të quajtur “Albania”, e shkruar pjesërisht në shqipe dhe pjesërisht në frëngjisht. Më 1903 u largua nga Brukseli dhe u shpërngul në Londër, ku mori leje të punonte në Departamentin e Dorëshkrimeve të Muzeumit Britanik. Atje studjoi dokumentet shtetërore veneciane që lidheshin me Shqipërinë si dhe me dorëshkrime të tjera, disa prej të cilave i botoi në “Albania”. Më 1909 u ftua prej shqiptaro-amerikanëve të shkonte në Shtetet e Bashkuara, ku të jepte një varg leksionesh, që e bëri në dyvjeçarin 1909-1911. Më 22 tetor 1909 mori në dorëzim prej [[Fan Noli|Fan Nolit]] redaksinë e gazetës "Dielli" (The Sun), që ishte botim javor i Shoqërisë "Besa-Besë". Konica punoi si kryeredaktor i Diellit deri më 18 mars 1910, për t’u kthyer sërish me 6 maj deri me 1 korrik 1910, dhe mandej prej 1 gushtit 1912 deri më 8 korrik 1913. Më 24 dhjetor 1911 në një mbledhje drejtuar nga [[Kristo Floqi]], Konica caktohet anëtar i Komisionit për Bashkimin e organizatave shqiptare në SH.B.A. Përpjekjet e mbarë patriotëve shqiptare, përfshirë Konicën, arritën kulmin me themelimin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, The Hearth, me 28 prill 1912. Mbledhja e themelimit u zhvilluar në Kishën e Shën Gjergjit që atëhere ndodhej në 227 Tremont Street, Boston. VATRA bashkoi shoqëritë Besa-Besën, Flamuri i Krujës, Kombëtare dhe Dallëndyshja, dhe do të luante rol shumë të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Një Pleqësi e përkohëshme u zgjodh për të drejtuar organizatën e re. Sekretar i saj u zgjodh Fan Noli. Konica dhe Floqi u ngarkuan me ngritjen e degëve të reja të organizatës në Masaçusets dhe shtete të tjera. Pas përfundimit të stinës së provimeve për Faikun nuk do të kishte më asnjë ditë pushimi të lirë. Përreth një muaj rrjesht, nga 19 maj 1912 deri në 16 qershor 1912 Konica do të udhëtonte pa rreshtur në mbarë Anglinë e Re duke ngritur dhe organizuar degë të reja të Vatrës në Worcester, MA, Lynn, MA, Manchester, N.H., Central Falls, R.I. and Southbridge, MA<ref name=":0" />. 
Si 21 vjeçar nxori numrin e parë të revistës “Albania”, ndër revistat më të mira shqiptare, që u botua deri më 1909 në Bruksel e Londër, me ndihmën e Austro-Hungarisë, e cila nxiste lëvizjen kombëtare shqiptare për të penguar shtrirjen e sllavëve në Ballkan. Duket se Faiku e shihte zgjedhën osmane si një tjetërsim të karakterit europian të popullit shqiptar, prandaj ai mendonte se për të arritur çlirimin kombëtar duhej kryer së pari afrimi shpirtëror me Europën e krishterë. Me fjalë të tjera ai sugjeronte një evoluim të mendësisë fetare, shkëputje prej mendësisë myslimane përmes konvertimit në fenë e të parëve, në fenë e krishterë, në fenë e përbashkët të shqiptarëve me kontinentin mëmë të kohës së para pushtimit osman. Pra, sipas tij, shteti i pavarur shqiptar duhej të ishte i njëjtë për nga përkatësia fetare me shtetin e [[Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)|Gjergj Kastriot Skënderbeut]]. Tërthorazi kuptohet se ai e lidhte procesin e çlirimit kombëtar nga zgjedha osmane edhe me një proces katarsi të pjesës myslimane të popullit tonë, e cila duhej të pendohej për braktisjen që i kishte bërë fesë së të parëve nën trysninë e rrethanave gjatë pushtuesit osman. Në rikrishterizimin e shqiptarëve myslimanë ky rilindës shihte një nga faktorët kryesorë për forcimin e unitetit kombëtar të kombit tonë. Ndasia fetare e popullit shqiptar në të krishterë e myslimanë, e krijuar gjatë pushtimit osman, sipas tij, nuk i shërbente unitetit, por përçarjes kombëtare, pra vonimit të proceseve çlirimtare. Këtë mendim e ka shprehur dhe atdhetari [[Mustafa Kruja]] disa dekada më vonë. Pas pagëzimit, Faiku i propozoi mikut të tij të ngushtë, [[Murad bej Toptani|Murat bej Toptanit]], të pagëzohej edhe ai e të dy së bashku të nxisnin miq e shokë të tjerë për t’u pagëzuar dhe ata. Mirëpo Murati iu përgjigj se nuk mund ta bënte një hap të tillë, pasi vëllezërit Frashëri, te të cilët ai ishte dhëndër, do ta dëbonin nga shtëpia. Murati pra i dha të kuptonte Faikut se pagëzimi në të krishterë i shqiptarëve myslimanë që jetonin brenda Perandorisë Osmane, ishte një veprim që nuk mund të kryhej, prandaj ky nuk nguli më këmbë për këtë problem. Djaloshi tiranas pati të drejtë, atmosfera shoqërore dhe ajo fetare në trojet shqiptare të perandorisë nuk mund ta lejonte një kapërcim aq të madh në ndërgjegjen e shqiptarëve myslimanë, të cilët kishin disa breza ose shekuj që jetonin si myslimanë.<ref>Nga Dr. Thanas L. Gjika</ref>
Më [[1912]] u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SHBA me medalje ari, ndërkohë që është cilësuar nga miqtë e tij si "biblioteka lëvizëse".
Fitoi disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare.
 
Më 14 mars 1912 u regjistrua pranë Zyrës së Emërimeve të Universitetit të Harvardit, pra gjatë semestrit të dytë të vitit shkollor. Në arkivin e tij privat më 13 mars 2006 iu gjet Kërkesa për Punësim, përmes së cilës mëtonte të punësohej si “''pedagog në kolegj, shkollë normale ose shkollë tetëvjeçare; në lëndët: gjuhë romanse, kryesisht frengjisht dhe italisht''”. Pyetjes se në cilat pjesë të SH.B.A. dëshironte të punonte ai iu përgjigj: “Më 1912-1913, në rrethinat e Cambridge-it; në vitet e mëpasme kudo”. Sipas studjuesit Alibali synimi i tij për të mos u larguar nga Bostoni në një periudhë kritike të lëvizjes shqiptare në Amerikë përkon edhe me veprimtarinë e ethshme të Konicës e Nolit gjatë këtyre dy vieteve në kuadrin e Vatrës. Fakti që formulari i punësimit është gjetur në arkivën private të Faikut, dhe jo në Arkivën e Universitetit tregon se Konica nuk e dorëzoi atë tek zyra përkatëse. Sipas [[Jup Kastrati|Kastratit]], Konicës iu ofrua në fund të studimeve një vend pune si pedagog i Anglishtes në Universitin e [[Pekini|Pekinit]] në [[Kina|Kinë]]<ref name=":0" />.
[[Skeda:AlbaniaPeriodical.jpg|thumb]]
Pasi botoi broshurën "Shqipëria dhe turqit" ([[1895]]) në Paris ai vendoset në [[Brukseli|Bruksel]] të ([[Belgjika|Belgjikës]]), ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë 1897-1909 programin e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë.
Faiku kishte marrë thu ndaj anëtarëve të [[Kongresi i Manastirit|Kongresit të Manastirit]], sepse sipas tij me vonesë të madhe ia kishin dërguar një telegram për të marr pjesë në këtë kongres vendimtar për alfabetin e gjuhës shqipe. Ndërsa delegatët e Kongresit thonë se ia kanë dërguar dy telegrame për pjesëmarrje, pasi që Faiku në të parën nuk ju kishte përgjigjur. Në anën tjetër Faiku këmbëngulë se të parin telegram nuk e kishte pranuar, dhe mu për këtë shkak pason hidhërimi dhe revolta e tij ndaj tyre. Faiku në jetën e tij familjare ishte i pa fat apo ndoshta edhe vetë ashtu e kishte zgjedhur. Ca thonë se kishte qenë i martuar me një farë Sophie Annette Hygo me të cilin i kishte lindur një djalë me emrin Henrik. Edhe Apolineri të cilin e cekëm më lartë thotë se Faiku kishte qen i martuar, por të dhëna tjera për familjen e tij nuk ofron.
 
Me efektin domino të shpejtë të ngjarjeve të gjysmës së dytë së 1912 dhe shpërthimin e Luftës Ballkanike, Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Vatrës i 16 shkurtit 1913 vendosi të dërgonte Faik Konicën si delegat në [[Kongresi i Triestes|Kongresin e Triestes]]. Kongresi filloi me 1 mars 1913 nën kryesinë e Faik Konicës. Ai zgjati tri ditë dhe më të moren pjesë përfaqësues nga të gjitha kolonitë shqiptare, të cilët moren vendime të rëndësishme dhe miratuan një rezolutë në mbështetje të Qeverisë së Përkohshme dhe kundër përpjekjeve për copëtimin e Shqipërisë<ref name=":0" />. 
Më [[1909]] Konica, si u mbyll revista "Albania" në [[Londra|Londër]], i ftuar nga atdhetarët shkon në SHBA ku drejton gazetën "[[Dielli (gazetë)|Dielli]]" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës". Me themelimin e Federatës "Vatra", më [[1912]] ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik Konica dhe [[Fan Noli]]<ref>[http://www.shqipmedia.com/2010/09/si-e-kam-njohur-faik-konicen/ Noli: Si e kam njohur Faik Konicën]</ref>, duke qenë udhëheqësit kryesor të lëvizjes kombëtare shqiptare në SHBA, do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e Ambasadorëve. Në Sent Luis (1897) nxori të përkohshmen “Trumbeta e Krujës”, ndërkaq në Boston, së bashku me Nolin, themeloi Federatën Panshqiptare “Vatra”, që mbronte pavarësinë e shtetin shqiptar, të sapoformuar. U zgjodh sekretar dhe kryeredaktor i "Diellit", që u bë organ i saj. Në kongresin shqiptar të Triestes ([[1913]]), që u mblodh për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Nuk e duronte dot [[Ismail Qemali]]n, kryetarin e përkohshëm të shtetit. Mbase edhe për inatin e tij, më 1913 e lë Vlorën dhe i bashkohet në Durrës forcave të [[Esad pashë Toptani|Esat Toptanit]], që ndonëse e urrente e ndihmoi të formonte qeverinë e ndarë shqiptare.
 
Mbretin Zog herë e lavdëronte, herë e shante. Megjithatë, më shumë se sa ambasador i Zogut, ai ishte ambasador i vendit të tij; dhe Zogun e respektonte si kryetar shteti por personalisht nuk e vlerësonte.
[[Skeda:AlbaniaPeriodical.jpg|thumb]]
Polemizoi edhe me Fan Nolin, ku me raste e quajti edhe bolshevik dhe mbërriti deri aty derisa sa i kërkoi departamentit amerikan që të mos lejohej më hyrja e atij komunisti në ShBA, por nuk e humbi respektin për aftësitë e këtij të fundit. Noli do ta quante veten nxënës të tij.
“''Mësova se në shkrimet e Konicës ne e kishim atë që na duhej: letërsinë e mirë shqipe''”, thotë Noli, i cili me këshillat e Konicës kishte përkthyer disa vepra nga Shekspiri, Ibseni, Edgar Alan Poe dhe Don Kishotin e Servantesit.
Konica ishte mik me poetin e njohur francez, Gijom Apolinerin, që kritiku letrar Luan Starova, do ta quante një miqësi evropiane. Shkrimtari Zhyl lë Metrë do të thoshte për Konicën: “Ky i huaj që e shkruan kaq mirë gjuhën tonë”. Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në [[Austria|Austri]], [[Zvicra|Zvicër]], [[Italia|Itali]] e gjetkë.
Ishte delegat i “Vatrës” në Konferencën e Ambasadorëve në Londër për krijimin e shtetit shqiptar.
Në [[1921]] u kthye në SHBA, ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet '20 u lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me ardhjen e [[Mbreti Zogu I|Ahmet Zogut]] në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA.
Ministër i oborrit mbretëror në SHBA (përfaqësues i [[Shqipëria|Shqipërisë]]), Konica ishte një pianist i shkëlqyer dhe një shkrimtar gjenial. Ai mbahet si krijuesi i prozës moderne shqipe. Çdo krijues i letërsisë shqiptare që vjen pas tij mund vetëm të quhet nxënës i tij.
[[Skeda:Konicamebashkpuntor.jpg|thumb|right|Konica me bashkëpunëtorët e tij, në Boston, 1927.<ref>[http://floart-press.blogspot.com/2008/02/gjon-mili-nje-dhurate-faik-konices.html?zx=4ec2e3c74af53d54 Mbi Konicën]</ref>]] Faiku vdiq në Uashington i vetmuar, pranë të cilit gjendej një mikesh e tij zonja G. A. Graham nga e cila na ofrohen çastet e fundit të jetës së Faik bej Konicës. Ja si i përshkruan z. Graham ato momente: “...''Faik bej Konica u përmend përsëri diku nga ora nëntë e pesëdhjetë. Më kërkoi dhe foli pak. Humbi në kllapi dhe hera e fundit kur u përmend ishte më vonë. Kishte nevojë për një gotë ujë, por iu luta që të pres. Ai sikur u pajtua dhe e ktheu kokën. Kjo ishte njëherazi edhe hera e fundit që bisedova me z. Konica''...”. Më 1914 ishte Konsull i përgjithshëm i Shqipërisë në Uashington.
Në vitin 1926 Ahmet Zogu e emëroi Konicën ministër fuqiplotë në SHBA, post që e ushtroi deri në vitin 1939, kur Italia e pushtoi Shqipërinë. Pas kësaj u shfuqizua nga Qeveria Amerikane ngaqë delegata e diplomacisë shqiptare ishte zhytur në borxhe. Prish raportet përfundimisht me [[Mbreti Zogu I|Ahmet Zogun]], që i ristabilizon më 1942 në verë për çështjen shqiptare nën okupacionin italian. Vdiq më 15 dhjetor 1942 në Uashington, nga një hemorragji cerebrale. Trupi i tij u përcoll për në banesën e fundit nën tingujt e kompozitorit të famshëm Vagnerit, që aq shumë e kish adhuruar.
Line 56 ⟶ 47:
* [[Lopa dhe bajga]]nmb
 
== MirenjohjetPikëpyetje ==
<sup>?</sup> - dy vëllezërit e tjerë gjetkë figurojnë me emrat Mustafa dhe Hysen, ndërsa të motrat Rukije dhe Sanije<ref>Konica A., ''Albania 101: shkruan çdo gjë : mbesa e Faik Konicës, riboton "Albania"'', intervistoi Violeta Murati, [[Standard (gazetë)|Standard]]. - Nr. 1587, 7 maj, 2010, f. 14 - 15.</ref>.
* Diploma e studimeve për letërsi dhe filozofi nga Universiteti Shtetëror i Dizhonit - France
* Magjistratura e artit dhe e letërsisë më 1912 në Kembrixh-Masaçusets (SHBA).
 
== BurimetBurime ==
<references/>