Content deleted Content added
Udha (diskuto | kontribute)
Rreshti 39:
:::::::: Mos ke merak se me idhujtarinë tënde ndaj Kasëmit nuk po u lë gjë mangu enveristëve të Ferizajit. Kasëmi nuk e di të ketë përmendur në ndonjë shkrim se ka qenë themelues i Sigurimit. Përkundrazi, ai e sulmonte në mënyrë të ndyrë Kadarenë se gjoja paska qenë sigurims duke u bazuar në "zotëri" Zylyftar Ramizin, por siç doli në shesh më vonë, vetë paskësh qenë edhe më keq, themelues i organizatës terroriste në fjalë. E ka vënë në dukje shumë mirë Sadik Bejko tek "Disidentët e Rremë" që ta këshilloj ta lexosh, Kasëmi duket se ua ka bërë hallall gjithë xhelatëve të tij dhe të 17 shkrimtarëve që e kanë denoncuar, por i turret si i ndërkryer mu shkrimtarit që nuk ka pasur kurrë punë me të, pra Ismail Kadaresë! Aq fort e urren Kadarenë që s'i ka bërë gjë, sa sajon histori të paqena ku e implikon në gjyqet e tij. E beson ti sinqerisht që gjimnazisti 17 vjeçar nga Gjirokastra Ismail Kadare, akoma pa botuar asnjë libër, ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve me të drejtë vote, dhe që sabotoi nga inati Trebeshinën më 1953? Këtë na thotë profeti juaj Kasëmi tek Dafinat e Thara.
:::::::: Por në rastet kur Kasëmi flet për ngjarje reale, ai i ka pranuar krimet të cilat edhe ashtu herët ose vonë do të kishin dalë në shesh, ndaj për ti dalë të keqes përpara, i shkreti është ngutur të krijojë alibi duke na servirur storie absurde pa kurrfarë logjike si ajo e atij partizanit mendjemadh që e vret te këneta "për vetëmbrojtje", që është po aq bindëse sa përrallat e Nexhmijes dhe Ramizit për poliagjentin Mehmet Shehu dhe komplotistët Hazbiu, Ziçishti etj. Sternipi i Durasit kurrfarë pendese nuk ka shfaqur ndaj vrasjeve që ka bërë, përkundrazi i ka vrarë për së dyti duke sajuar përralla ku i demonizon dhe e paraqit veten si hero. Këtij njeriu i beson ti? Vërtet beson që i çoi atë promemorien e famshme Enver Hoxhës në tetor 1953, dhe shpëtoi pa iu ngulur asnjë therrë në këmbë deri në dhjetor kur e arrestuan për një gjë fare banale si kërkesa për të dalë jashtë shtetit? Vërtet beson ti që ajo promemorie ekziston kur nuk ka asnjë provë fare për të, nuk përmendet askund dhe për më tepër Kasëmi nuk u dënua në kohën kur pretendon se ia çoi Enverit?--[[Përdoruesi:Udha|Udha]] ([[Përdoruesi diskutim:Udha|diskutimet]]) 17 dhjetor 2017 02:57 (CET)
::::::::: Ore, Kasëmi ka folë që në atë kohë, por ishte tepër i gërshetuar për t'u përndjekur. Kjo është çështja e dosjes së tij që nuk kishte nge Hatake të ta spjegonte sepse kokëshkëmbizmi yt enverist e irriton që mes rreshtash. Siç nuk qe as përndjekja e Frederik Reshpjes një përndjekje ''doktrinare'', as e Petro Zhejit, ishin njerëz që i mbante dikush pa rënë në greminë. Ti nuk je i prerë për raste biografish, nuk ke taktin e duhur, nisesh me spunton e akuzatorit parafabrikat në kokë. Ishte djalë i ri në luftë, nuk ishte si Mehmeti dhe Fiqiretja që vranë dhjetëra rob të çarmatosur. Në të intereson, merru me të si i tillë, se e paske qëllim wikipedist këdo që ta konteston binomin viç të artë Enver-Ismail. --[[Përdoruesi:Fukingusername|Ku-kemi-lerë-o-Çajup]] ([[Përdoruesi diskutim:Fukingusername|diskutimet]]) 17 dhjetor 2017 03:28 (CET)