Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 453:
: Gjithashtu do të doja me shtue diçka {{ping|Liridon}} e pohoj që prej rregullave nuk kam përvetësuar mjaftueshëm, prej vetë natyrës kinestetike si jam (mësoj tuj pësue), por për qëndrimin apo rregullin përmes të cilit çmoj mënyrën se si duhet t'i serviret informacioni lexuesit asht i matshëm nga artikujt e mi (mundësisht ma të rishtit, përderisa e kam distiluar stilin me kohën).
: {{ping|Planeti}}, me izën tanden po due me ta thanë një fjalë këtu, fjalë e cila s'asht gja tjetër veçse përsëdytje e asaj që i thashë 1l2l3k në postel kur dialoguem mbi bllokimin tim të mbramë: jap fjalën mbi qëndrimin tim kundrejt qetësisë që duhet me pasë ndaj një përdoruesi, sido që t'i ketë bindjet. -- Tash po shtoj: asht e pamujtun me pasë dialog konstruktiv nëse dialogu tjerret tue diskutue në nivel personal dhe mbrapa keqpërdoren qëndrimet e shprehuna në mënyrë personale dhe matet e gjithë qasja e përdoruesit kundrejt kozmosit me kutin e një mendimi të shprehun. Nëse keni durimin me i pa diskutimet tek artikulli i Trebeshinës, tjerrjet ma së shumti vijnë prej mbipersonalizimit të debatit nga pala tjetër e kësaj çështjeje. Me përdorues që kanë pasë dhe kanë ''buon senso-n'' (common sense) të m'i ftillojnë rregullat të cilat unë nga shkujdesja i kam shkelë, gjithmonë jam marrë vesh dhe kemi bashkëpunue në mënyrë të frytshme dhe të dobishme. Ama me njerëz që personalizojnë artikuj në të cilët aplikojnë qëndrime joenciklopedike të mendimit të lirë e të ngritun mbrenda pëlqyeshmërisë akademike, atëherë kam ndryshue tonin ngaqë nuk janë zbutë kurrë nga ftesa për një pranëvënie të të dy qëndrimeve të përkundërta (sikur në rastin e Trebeshinës), porse ngulmojnë në të tynen me fanatizëm dhe fusin fjalë që i japin ngjyresa obskurantiste. Kjo gja më fyen kohën të cilën i kam dhanë, e nëse ju doni, do t'i jap pasunimit të wiki-t shqip: gja kjo e matshme prej sa artikujsh ministrash, drejtorësh shërbimi informativ apo saktësime të dhanash e burimesh kam ba në harkun e ma pak se një mueji. Të falemnderës nëse pate durimin me e lexue --[[Përdoruesi:Hatake|S. Saiti]] ([[Përdoruesi diskutim:Hatake|diskutimet]]) 25 dhjetor 2017 20:51 (CET)
: {{ping|1l2l3k}}, ta kam shurdhue kryet, por ndjeme edhe kete radhe qe do te jete e fundit per kete pune. Refuzoj pershkrimin qe paskam "inat personal", nuk asht personi ndaj te cilit ushqej inat, por qasjes. Ka kadareista dhe komunista me te cilet asht e mujtun me debatue pa u konfliktue: ironike qe edhe vete KT ishte [[http://www.elsie.de/pdf/articles/A1992Trebeshina.pdf| komunist i perkushtuem]], por [[http://www.mapo.al/2016/08/trebeshina-nuk-kerkoj-falje-per-perfshirjen-time-ne-luften-civile/1| kurresesi me marredhanie te semunde me te verteten]] dhe vetem sa na bjen shembuj konkret per ate qe media e shnderroi ne nje rivalitet kallp nderkohe qe Kasemi te vetmin merak kishte [[https://shkoder.net/fjala/2006/trebeshina.htm| shembjen e idhujtarive ad personam, kultin e individit]] qofte edhe me veten [[https://shkoder.net/fjala/2007/trebeshina.htm| kur e pohon vete sa burg ka ba qysh me 1994]]. Qendrimet e tij munden me u gjete nder numrat e dixhitalizuem te se perkohshmes "Ars", ku gazetari ma i mire kulturor shqiptar (ne gare vetem me E. Demon: Irhan Jubica) bjen fakte pa fundefund per kontekstin specifik, pa mbithjeshtezime, por ne lidhje te plote me qendrimet ku vetem e verteta e pakompromis meriton te evokohet. Po pritsha materialet e B. Qoses dhe Mullahit qe puna e KT t'u bante mirefilli shkencore (B. Qose i ka kushtue doktoraturen nje romani te KT), nderkohe qe ketu po citohej Kadareja gjithkund sepse thjesht ishte viçi i arte i dikujt. Tekembramja KT-se i flet vepra, per ate qe don me ia dijte qendrimin e nuk e merr te gatshem nga lustraxhinjte e regjimit. [https://www.researchgate.net/publication/278028627_Aesthetical_and_Political_Aspects_of_the_Relationship_between_Literature_and_Ideology_in_Albania_in_Dictatorship_and_in_Post-Communism| Burim tjeter prap.]
: Ne lidhje me diskutimin te Kuvendi, per mue nuk ka gajle sepse kush don me e pa brumin e perdoruesit qe jam mjafton me m'e pa edhe mue "vepren" time ketu, si sasi e cilesi bashke besoj se jane mbi te mesmen. Te falemnderes per kohen qe m'ke kushtue, ndjese edhe njehere per strapacimin/mundimin. --[[Përdoruesi:Hatake|S. Saiti]] ([[Përdoruesi diskutim:Hatake|diskutimet]]) 26 dhjetor 2017 02:2839 (CET)