[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 46.99.190.10 (diskutimet) në versionin e fundit nga 1l2l3k.
Etiketa: Rollback
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 26:
Tashme Facebook ekziston te përdoret edhe në [[Gjuha shqipe|gjuhën shqip]].
 
Një pamje e përgjithshme mbi filmin ''The social network'' të regjisorit [[David Fincher]], i cili zbulon të gjitha prapaskenat e krijimit të Facebook-ut dhe marrëdhënieve te vështirë mes dy miqve themelues. Nisi me një mesazh në postën elektronike në oraorën 2 të mëngjesit. Një student i Harvardit i shkroi skenaristit, [[Ben Mezrich]], i cili ishte akoma duke shijuar frytet e suksesit të librit Bringing doën the house, për t'i treguar për mikun e tij, [[Eduardo Saverin]]. Një shok, tha ai, i cili kishte ndihmuar në themelimin e "Facebook" me Mark Zuckerberg. Por ai ishte dikush që nuk i ishte dëgjuar emri ndonjëherë. U intrigova dhe nisa të shoqërohesha me atë dhe mikun e tij, i cili ishte flakur nga 'Facebook-u'. Më pëlqeu shumë drama dhe shpejtësia me të cilën u kishte ndodhur dy miqve të ngushtë që tashmë s'ishin më të tillë, thotë Mezrich.
 
Nëse motivi i mesazhit ishte drejtësia për mikun e tij Saverin - shansi për t'i treguar botës se si ishte mashtruar dhe si i ishte marrë pjesa e tij e kompanisë nga dikush që konsideronte shok - sigurisht që ka ndodhur shumë më shpejt se ai mund ta imagjinonte. Një film i quajtur "The social network" (Rrjeti social), ka filluar filmimet në konviktin e universitetit Harvard, vetëm disa muaj pas publikimit të librit të Mezrich "Miliarderët e rastësishëm: Seks, para, tradhti dhe themelimi i Facebook". Në fillim të këtij viti u njoftua se [[Aaron Sorkin]], krijuesi i "West Wing", do të shkruante skenarin. Më vonë, në qershor u njoftua se David Fincher - regjisori i filmit "The curious case of Benjamin Button" - do ta drejtonte. Në shtator u konfirmua se aktori [[amerikan]], [[Jesse Eisenberg]] do të interpretonte rolin e Mark Zuckerberg së bashku me aktorin britanik Andrew Garfield si Saverin dhe [[Justin Timberlake]] si [[Sean Parker]], djali i Silicon Valley, që kishte krijuar "Napster" dhe që ndihmoi në çarjen mes dy ish-miqve. Kevin Spacey është producent.