[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 8:
Në gjysmën e dytë të vitit 1924 ishte kryesekretar i kabinetit të qeverisë së [[Fan Noli|Fan Nolit]].
 
Pas dështimit të [[Lëvizja e qershorit|Lëvizjes së qershorit]] emigroi në Bashkimin Sovjetik. Më 1926-1930 ndoqi universitetin Lemonosov të Moskës për filozofi. Në qershor të 1928 seksioni ballkanik i Kominternit miratoi formimin e një partie komuniste në Shqipëri. Malëshova qe pjesë e programit, për të përkthyer tekstet në bashkëpunim me [[Llazar Fundo|Llazar Fundon]] dhe [[Fan Noli|Fan Nolin]]. Bënte pjesë në [[Grupi Komunist Shqiptar në Bashkimin Sovjetik|Grupin Komunist Shqiptar në Bashkimin Sovjetik]] me nofkën "Gurin" ishte dëgjues në akademinë "Tolmaçevski"<ref name=":0">[[Kastriot Dervishi|Dervishi K]]., ''Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së'', Tiranë: 55, 2016. fq. 87-88. ISBN 978-9828-106-38-4</ref>. Më 1931 bëhet anëtar i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ndërsa dy vjet më pas u emërua pedagog në universitetin ku kishte studjuar.
 
Në vitin [[1934]] pranohet në Komintern dhe me këtë detyrë kthehet më 1943 në [[Shqipëri]] dhe zgjidhet anëtar i Shtabit të Ushtrisë NAÇL dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit. Më 1944-1946 anëtar i KANÇ-it.