[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 4:
 
==Jeta==
Lindi nё [[Mitrovica|Mitrovicё]] më 21 shkurt 1904 si djali i pestë, ndër shtatë djemt e [[Ibrahim Deva|Ibrahim agë Devës]] dhe Esmës nga familja Osmani. I ati i Xhaferrit ishte me origjinë nga [[Deva (Gjakovë)|Deva]], kishte jetuar e punuar në [[Nishi|Nish]], ku kishte qenë ndër tregtarët më të njohur<ref name=":0" /> dhe vijoi veprimtarinë e tij si grosist druri edhe në vendbanimin e ri ku u vendos si ''muhaxhir''.
 
Mësimet fillestare Xhaferri i kreu në Mitrovicë, dhe të mesmen në Selanik para Luftës Ballkanike. Më pas vazhdoi shkollimin e tij në [[Stamboll]] në "[[Robert College]]" për tregti - shkolla më e vjetër amerikane jashtë territorit të [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|Shteteve të Bashkuara]], që në gjuhën turke quhet: ''İstanbul Amerikan Robert Lisesi'', ku mësoi anglishten. Ndoqi kurse për Pyjëtari në [[Vjena|Vjenë]].