[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 31:
{{Artikull i veçantë|Historia e Malit të Zi}}
Mali i Zi është shtet i pavarur dhe sovran. Për të parën herë në burimet historike emri Mali i Zi u përmend në shekullin 13. Hapësira që quhej Mal i Zi paraqiste vetëm një krahinë gjeografike. Ai territor përfshinte hapësirën mes [[Liqeni i Shkodrës|liqenit të Shkodrës]] dhe Llovqenit, që ishte pjesë e territorit të Duklës dhe Zetës. Ne gjysmën e dytë të shek. 15 në këtë hapësire zyrtarisht u
formua shteti i quajtur Mali i Zi. Kishte sipërfaqen 1500 km². Me forcimin e Malit të Zi si shtet, sipërfaqja u rrit, kështu që kah fundi i shek. 18 dhe fillimi i shek. 19 u dyfishua. Ne betejën e Grahovës ne vitin 1858 Mali i Zi zyrtarisht fitoi kufirin me [[Turqia|Turqinë]] dhe u rrit per 1500 km² territore te reja te çliruara. Mbas këtyre rezultateve Mali i Zi fitoi praninë ndërkombëtare në [[Kongresi i Berlinit|Kongresin e Berlinit]] më 1878 atëherë fitoi zgjerim territorial dhe sipërfaqja e Malit te Zi u bë 9475 km2. Në fillim të shekullit 20 mbas luftërave Ballkanike territori i Malit të Zi u rrit në 14000 km². Në kuadër të Malit te Zi hyri një pjesë e [[Sanxhaku i Pazarit të Ri|Sanxhakut të Pazarit të Ri]], një pjesë e [[Rrafshi i Dukagjinit|Rrafshit të Dukagjinit]], Polimjes, si dhe një pjesë në juglindje të Podgoricës. Qytetet të cilat hynë nën Malin e Zi ishin: [[Plevla|Plevël]], [[Bellopoja (Mal i Zi)|Bellopojë]], [[Berana|Beranë]], Mojkoci, Koloshini, [[Peja|Pejë]], [[Gjakova|Gjakovë]]. Nga viti 1918 Mali i Zi humbi statusin e shtetit dhe hyri në përbërjen e [[Mretëria Serbo Kroato Sllovene|Mbretërise Serbo-Kroato-Sllovene]]. Më vonë ky shtet do të quhet [[Mbretëria e Jugosllavisë]]. Mbas Luftës së 2-të Botërore u formua RFD e Jugosllavisë (07.03.1945), në të cilën Mali i Zi ishte njëra nga gjashtë Republikat Federative. Atëherë territorit të Malit të Zi iu bashkangjit BokaGryka e Kotorrit. Kufijtë e sotshem të Malit të Zi janë konstatuar me 1945 në kuadër të RFD Jugosllavisë.
Lulëzimin më të rëndësishëm territorial, shoqëror e kulturor, Mali i Zi përjetoi në kohën e pushtetit të familjes
Petroviq-Njegosh.
Rreshti 76:
 
=== Relievi ===
Mali i Zi karakterizohet me male të larta dhe rrafshnalta të larta, lugina të thella lumore dhe me gropën tektoniko-kartike të [[Liqeni i Shkodrës|Liqenit të Shkodrës]]. Pjesa lindore dhe qendrore janë më të larta, kurse bregdeti është i ngushtë dhe më i ulët dhe shtrihet prej grykës së BokësGrykës së Kotorrit e deri te [[lumi Buna]] në kufi me [[Shqipëri]]në.
 
Malet më të njohura të Malit të Zi janë: Sinjajevina, Bjellasica, Durmitori, Komovi, Magnik, Llovqën e Rumia, kurse fushat e njohura janë: fusha e Podgoricës dhe e Ulqinit, zgjerimet e luginave të lumenjëve të Beranës, Bellopojës, Plevlës, Nikshiqit.