[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 3:
 
== Biografia ==
Lindi në fshatin Leusë pranë [[Përmeti|Përmetit]]. Studimet e para i mori në vendlindje, të mesmet në [[Liceu Kombëtar i Korçës|Liceun frëng]] të [[Korça|Korçës]] deri më 1929 kur e përfundoi. Vijoi shkollimin e lartë në [[Franca|Francë]] për drejtësi, me anë të një burse shtetërore. Pas kthimit në atdhe punoi si mësues në Korçë, [[Elbasani|Elbasan]] dhe [[Tirana|Tiranë]]<ref>''Gazetare dhe publiciste shqiptare. Fjalor enciklopedik'', red. Sejdin Cekani, Tirana 2005, ISBN 99943-678-5-4</ref>; shumë shpejt do të shfaqte prirje për letërsi e gazetari<ref name=":0">Robert Elsie (1995), ''[http://www.elsie.de/pdf/B1997HistLetShqip.pdf Histori e Letërsisë Shqiptare]'', përktheu Abdurrahman Myftiu, Tirana & Peja: Dukagjini, 1997.</ref>.
 
== Shkrime ==
Bulka bëri emër si publicist e satirik duke trajtuat tema të ndryshme shoqërore, kurse më pas si tregimtar e poet. Sprovat plot humor e herë-herë me ironi të mprehtë si dhe skicat në prozë, të botuara me pseudonimin ''Chri-Chri'', u bënë të njohura për kritikën therëse ndaj kushteve politike e shoqërore nën regjimin e [[Mbreti Zogu I|Zogut]]. Në artikullin e shkurtër "Horizonte të reja për letërsinë kombëtare", të botuar më 1932 në të përmuajshmen e Tiranës "Minerva", ai mundohej të bindë lexuesin se, ndonëse letërsia klasike kishte vendin e vet të paprekshëm në kulturë, në letërsinë e shekullit të njëzetë ndihej nevoja për diçka të re, që do të pasqyronte njeriun bashkëkohës dhe aspiratat e tij<ref name=":0" />.
Është një ndër shkrimtarët e parë të [[Vitet 1930|viteve `30]] që me krijimet e tij solli kritikën e protestën e hapur kundër regjimit të [[Mbreti Zogu I|Zogut]], tema të cilat më pas u trajtuan pothuaj nga të gjithë autorët e rinj të viteve `30 e sidomos nga [[Migjeni]].
 
Bulka, së bashku me [[Migjeni|Migjenin]] dhe me veteranin e luftës civile të Spanjës Petro Marko (1913-1991), i dha kështu tonin letërsisë përparimtare e të angazhuar në Shqipëri në vitet tridhjetë. Skicat e tij të shkurtëra u botuan fillimisht në vëllimin "Kur qan e qesh bilbili", Korçë 1934, dhe pas lufte Bulka u ngrit lart nga kritikët marksistë. Ndonëse ishte një zë kritik i kohës dhe i kulturës që i përkiste, Nonda Bulka nuk na u prezantua si publicist i madh, ndërsa si talent letrar nuk mund të lëvdohet. Ndër botimet e tij pas lufte, nga viti 1950 e derisa vdiq, la tregime të shkurtra deri në njëzet faqe dhe poezi, që për nga niveli artistik shkojnë nga niveli mediokër deri tek ai tmerrësisht i dobët. Ajo zemërata e zjarrtë e Chri-Chrisë që pati në moshën e rinisë shkoi e vate. Janë tregime artificiale e jobindëse, jo vetëm për mungesë talenti, por sidomos sepse hipokrizia politike e periudhës enveriste nuk lejonte më kritikë sociale të vërtetë. Një përmbledhje me krijime të tij është botuar gjithashtu anglisht me titullin Sketches and short stories, Tiranë 1984<ref name=":0" />.
Proza e tij ka trashëguar tiparet e satirës pamfletike, duke e zhvilluar atë më tej. Me anë të humorit arriti të trajtonte shqetësimet e veta, që janë edhe ato të kohës. Skicat, fejtonet dhe shkrimet më të mira të tij janë: "''Vija e vdekjes''", "''Intervistë me Shën Pjetrin''", "''Kujtime tragjikomike''", "''Kur piqet Muhameti me Krishtin''" , "''Përralla abisine''" , "''Gjysëm ose italian''" , "''Mësim gjeografie''" etj.
 
Bulka ashtu si [[Migjeni]] më vonë, pasqyroi në krijimtarinë e tij mjerimin, zymtinë, e jetës së vegjëlisë shqiptare me krijime tronditëse si "''Mëm` e bir''" , "''Lipësi''" , "''Njeriu misterioz''" etj, duke demaskuar padrejtësinë shoqërore. Në tërësinë e veprës së tij publicistike ndihet e tërë koha, gjithë realiteti, por sidoqoftë ajo mbetet brenda kufijve të fejtonit e skicës, ashtu si ajo e [[Qemal Stafa|Qemal Stafës]] dhe V. Stafës. Në to gjendet më tepër revoltë se konflikt artistik, por lëvrimi i tyre pati rëndësi për zhvillimin e mëtejshëm të prozës artistike.
 
=== Përvetësim i pronës intelektuale ===