[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 4:
KRONI (greq. Kronos, lat. Saturnus) - i biri i Uranit, zotit të qiellit dhe i Gesë, hyjneshës së tokës, trashëgimtari i Uranit në sundimin për botën.
 
Ishte më i vogli prej të dymbëdhjetë titanëve dhe prej të gjithëve më dinaku dhe më i pabesueshmi. I vetmi ai ia ka pranuar lutjen nënës së vet kur ajo e luti që t'i hakmerret Uranit për shkak se ky i ka hudhur në thellësinë e tokës djemt e saj njëqindduarsh [[Hekatonkeirët]] të cilët ishin, në të vërtetë, jo vetëm të shëmtuar, por edhe zemërkqinjë. Në momentin e mosvigjilencës Kroni ia privoi babait burrërinë me drapër prej çelikut dhe me këtë edhe fuqinë dhe u shpall sundues i çdo gjëje që ekziston në botë dhe që do të duhej të ekzistojë. Vëllazërit e vet i detyroi që t'i shërbejnë si mbrojtës të fronit.
 
Kur Kroni e shtiu në dorë sundimin mbi botën u martua me motrën e vet, Renë dhe me të ka pasur tre fëmijë: vajzat Hestinë, Demetrën dhe Herën, djemt Hadin, Poseidonin dhe Zeusin. Pasi që u frikësua se njëri prej tyre, sipas shembullit të tij, do ta rrëzojë nga pushteti, vendosi që ta marrë preventivën radikale dhe masa syçeltësie: thjesht i gëlltiti fëmijët e vet posa lindën. Kuptohet se kjo Resë i shkaktonte dhëmbje, ndonëse e dinte se fëmijët si qenie hyjnore edhe më tutje jetojnë në barkun e Kronit. Kur erdhi koha që të lindë fëmijën e fundit vendosi që ta shpëtojë: sipas këshillës së prindërve të vet shkoi në ujdhesën Kreta dhe atje e lindi fshehurazi, në shpellen e thellë, në malin Diktos. Kronit ia sjell një guri të gjatë të mbështjellë në mnela: ai nuk e shikoi por e hapi gojën dhe ashtu të mbështjellë, e gëlltiti.