Faik bej Konica: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 20:
== Jeta ==
 
Lindi në Konicë, në oxhakun e bejlerëve të njohur si Zenelbejllinjtë, i biri i Shahin beut dhe Lalia hanëm Delvinës<ref name=":0" />-kurves, i treti ndër katër djemtë, Mehmeti, Rustemi<sup>?</sup> dhe Hilmiu<sup>?</sup><ref name=":1" />. Sipas studjuesit Agron Alibali muaji i lindjes figuron i dokumentuar më pas në prill - ndryshim që ndofta lidhet me ndryshimet në kalendaret e zbatuara në atë kohë dhe më pas<ref name=":0">[[Agron Alibali|Alibali A]]., ''Faik Konica më 1911-1912 Vitet e Harvardit dhe të “Vatrës”,'' [[Gazeta Shqiptare|Gazeta shqiptare]] ("Milosao", suplement). - Nr. 5142, 19 dhjetor, 2010, f. II - V.</ref>.
 
Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësuesë privatë<ref name=":0" />, më 1883 shkoi të vizitonte të motrën, Xhevën, që në atë kohë banonte në Shkodër. Ndoqi [[Ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla"|Kolegjën Saveriane të Jezuitëve]] në dy vite shkollore 1883-1885 ku ndoqi lëndë në italisht, latinisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Kthehet në vendlindje për ndoshta një vit<ref name=":1">Kelmendi R., ''Konica siç nuk e njohim, të dhënat të reja për prindërit, motrat e vëllezërit'', shqiptarja.com, 19 janar 2014.</ref> dhe më pas vijoi shkollimin në Liceun Perandorak të Gallatasarajit në Stamboll gjatë viteve 1886-1887<ref>Shema I., ''[http://www.diogenpro.com/uploads/4/6/8/8/4688084/faik_konica...shqip.pdf Faik Konica - Personalitet i shquar...]'', </ref>. Filloi studimet universitare më 1890 në Collège de Lisieux, (Normandie); më 1893 ai shkoi në Lycée de Carcassonne (jugu i Francës) ku studioi deri më 1894, duke u përqëndruar në studimet klasike, letërsi dhe filozofi. Më 1893, gjatë “Année du Rhétorique” doli studenti i parë i kursit në lëndën e Kompozicionit në Frengjisht dhe në Përkthimet Latine. Përfundoi studimet universitare me diplomën of Bachelier de l’Enseignement Secondaire Classique (Lettres – Philosophie) në Fakultetin e Letërsisë të Dizhonit (Université de France) në 16 Nëntor 1895<ref name=":0" />, ku pretendohet se u pagëzua i krishterë me emrin ''Domenik''<ref>[[Thanas Gjika|Gjika Th]]., ''Faik Konica hapi epokën e rikrishterizimit të shqiptarëve'', zemrashqiptare.net, 3 maj 2010.</ref>. Qëndrim ky i ripohuar më vonë kur në Amerikë deklarohej ''Albanian Catholic'', por emrin e mesit nuk e përmendte ndonjëherë. Në vitin 1895-1896 Konica filloi studimet pas-universitare tek Collège de France në Paris, duke u përqëndruar në “letërsinë mesjetare frënge, dhe letërsi romake”<ref name=":0" />.