[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 6:
Në kohën e princ [[Princ Vidi|Vidit]], luftoi kundër mësymjeve të andartëve grekë e në jug të vendit. Më 1915 u kthye në Janinë ku vazhdoi studimet në Institutin e Lidhjes Botërore Izraelite. Më 1917 filloi të japë mësim në shkollat e Tepelenës dhe të Vlorës.
 
Në janar të 1919 shkon në Kalabri<ref name=":1">Dervishi K., ''Plumba Politikës - Historitë e përgjakjes së politikanëve shqiptarë,''Tiranë: "55", 2010. fq. 47-73. ISBN 978-99943-56-43-0</ref>, ku vazhdon studimet në kolegjin e Shën Mitër Korones<ref>[[Ilir Ikonomi|Ikonomi I]]., ''Esat pashë Toptani'', Tiranë: UET press, 2016. ISBN 978-9928-190-91-8</ref>. Në pranverë të vitit 1919 në Kalabri krijon "''Lidhjen e Rinisë Shqiptare" e cila kishte si qëllim mbrojtjen e shtetit shqiptar.'' Pas një periudhe qëndrimi në Romë, në pranverë të vitit 1920 kthehet në Vlorë. Në atë kohë Shqiperia po kalonte një kaos në arenën politike dhe ishte kjo periudhë në të cilën Avni Rustemi merr kontakte me patriotë të tjerë shqiptarë, të cilët ishin gjithashtu të shqetësuar për të ardhmen e Shqipërise. Ata vendosin të vrasin Esad Pashë Toptanin, i cili konsiderohej nga shqiptarët si tradhëtar i kombit për vrasjen e Hasan Riza Pashës, komandantit të Shkodrës, në Prill të vitit 1913, dhe më pas shkëputjen e Shkodrës nga Shqipëria dhe dhurimit të saj Malit të Zi.
 
=== Vrasja e Esad Pashë Toptanit ===
Esad Pasha ndodhej në Paris, nga ku shpresonte të kthehej në Shqipëri në krye të një qeverie të re, ose ndoshta si monark i vendit. Esadi kishte arritur më parë të përmbyste me një grusht shteti princ Vidin. Megjithëse jetonte në Paris, larg qeverisjes legjislative të Shqipërisë, Essad Pasha pretendonte se ishte ende sundues i shtetit, dhe prandaj u përpoq te përfaqësonte Shqipërinë në Konferencën e Paqes të Parisit. Më 21 Maj 1920, Avni Rustemi udhëtoi për në Romë dhe vazhdoi prej aty për në Paris. Tre javë më vonë, më 13 qershor 1920, ai qëlloi dhe vrau Esad Pashë Toptanin, i cili po largohej nga Hotel Continental (tani Westome Paris Vendôme) në "Rue de Castiglione".
 
Kjo vrasje mori vëmendjen e opinionit publik francez dhe evropian të asaj kohe. Në Shqipëri, vepra e Avni Rustemit u konsiderua si një akt i lartë patriotik, dhe për këtë motiv shqiptarët kërkuan që ai të mos dënohej. Rustemi u lirua nga akuzat para një gjykate franceze më 2 Dhjetor 1920. Vrasja u konsiderua si një akt heroik dhe si një sinjal i një revolucioni të ri i popullit shqiptar kundër traditave feudale të Shqipërisë të asaj kohe dhe si një urë kalimi në vlerat e reja demokratike. [2]
 
=== RikthimiKarriera Politike Atdhe ===
Pasi rikthehet në Shqipëri, ai vlerësohet si një hero kombëtar nga populli shqiptar. Pas kësaj hyn në arenën politike. Në Prill të vitit 1921, Rustemi merr pjesë në themelimin e shoqërisë "Atdheu" në Vlorë, dhe më pas, më 13 Tetor 1923, themelon shoqërinë "Bashkimi". Me mbështetjen e Bajram Currit, Avni Rustemi zgjidhet deputet në parlamentin shqiptar dhe bëhet udhëheqës i forcës demokratike të Fan Nolit, Bajram Currit dhe Sulejman Delvinës, në një luftë gjithnjë e më të ashper kundër pronarëve konservatore të tokave nën udhëheqjen e Ahmet Zogut. Më 23 shkurt 1924, Rustemi u përfshi në një përpjekje për të vrarë Ahmet Zogun.
Më 24 dhjetor u kthye në Shqipëri<ref name=":1" />, u kthye në Itali për të mbaruar kursin pedagogjik në Romë<ref>[[Ali Këlcyra|Këlcyra A]]., ''Shkrime për historinë e Shqipërisë'', përgatitur nga Tanush Frashërit, Tiranë: Onufri, 2012, fq. 124. ISBN 978-99956-87-81-6</ref>. Kur u kthye u përpoq të bashkonte shoqëritë e ndryshme, kongresi i mbajtur më 25-28 prill [[1921]] në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata "Atdheu" me 25 shoqëri dhe 15 katundari.
 
Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi, [[Kolë Tromara|Tromara]] sekretar, [[Karl Gurakuqi|Gurakuqi]] sekretar, [[Seit Qemali]] këshilltar e [[Bedri Pejani|Pejani]] inspektor. Deputetët miratuan një ndihmë financiare për këtë federatë, të cilën e hoqën pak kohë më pas. Federata kishte qëllim depërtimin tek nëpunësit e shtetit. Nisur nga kjo, qeveria [[Xhaferr bej Ypi|Ypi]] urdhëroi mbylljen e kësaj federate.
 
Në këto kushte Rustemi më [[13 tetor]] [[1922]] themeloi në Tiranë shoqërinë "Bashkimi". Prej kontakteve me të dërguarit sovjetik në Romë, shoqëria qe vendosur të krijohej që kur ndodheshin në kryeqytetin italian Rustemi, Jonuz Blakçori dhe S. Gàzulli. Synimi i kësaj shoqërie ishte tërheqja e rinisë në radhët e saj dhe shkatërrimi i klasës politike në pushtet<ref name=":0">Dervishi K., ''Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së'', Tiranë: 55, 2016. ISBN 978-9828-106-38-4</ref>.
 
Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 i rreshtuar si armik i [[Mbreti Zogu I|Zogut]] dhe duke pasë bërë aleancë me [[Bajram Curri|Bajram Currin]], kandidoi në dy zona: në prefekturën e Gjirokastrës ku kishte vendlindjen dhe në prefekturën e Kosovës (Kukësit sot). Rustemi humbi në trevën e tij dhe fitoi në atë të Kosovës falë ndërhyrjes së Bajram Currit në këto votime. Por edhe në prefekturën ku doli fitues, në dy qendra mori zero vota. Qendra e vetme që nxorri fitues Rustemin, njohu forcën e çdollojshme të Bajram Currit<ref>Dervishi K., ''Plumba Politikës..''. fq. 94.</ref>.
 
Veprimi i shoqërisë "Bashkimi" dhe simpatizantëve të saj ishte orvatja për vrasjen e Zogut në sallën e Kuvendit Kushtetues nëpërmjet [[Beqir Valteri|Beqir Valterit]] më 23 shkurt 1924. Organizator i ngjarjes ishte Rustemi dhe të tjerë të implikuar ishin Sali Hidri (Hoxha), [[Sejfulla Malëshova]], [[Omer Nishani]], etj<ref name=":0" />. Rrustemi pasi kishte marrë pjesë për herë të fundit në Kuvendin Kushtetues më 12 prill 1924, rikthehet në Tiranë më 20 prill duke u paraqitur në Kuvend për të kërkuar leje tremujore. Kishte nisur procedurat për marrjen e një vize amerikane.
 
Rreth orës 16-17.00 i shoqëruar nga disa miq, po shkonte për të takuar në shtëpi min. e Arsimit, [[Fahri Rashiti|Fahri Rashit Gjilanin]]. Kur personat arritën në Varrezat e Pashës (më pas sheshi "Avni Rrustemi", Pazari i Ri) në çastin që Rrustemi u ndal të përshëndeste dhe shkëmbente dy fjalë me [[Hoxhë Kadriu|Hoxhë Kadrinë]], qëllohet me një plumb nga mullixhiu Jusuf Reçi. [[Ali Këlcyra]] e strehoi në shtëpi, më pas u çua në spital. Pas një qëndrimi dyditor në spital, Rrustemi vdiq më 22 prill 1924 nga hemoragjia<ref name=":1">Dervishi K., ''Plumba Politikës - Historitë e përgjakjes së politikanëve shqiptarë,''Tiranë: "55", 2010. fq. 47-73. ISBN 978-99943-56-43-0</ref>.
 
== Varrimi ==
Line 30 ⟶ 20:
 
== Trashëgimia politike ==
Vrasja e Esad pashë Toptanit, njërës prej figurave më të stigmatizuara nga historiografia shqiptare, theksoi mundësinë e zhdukjes fizike të personazheve politike me rëndësi dhe bejlerëve në veçanti. Ndër shtresat e mesme dhe të rinjtë e gjysmëshkolluar, përhapi idenë e shkatërrimit të kastës politike të formuar kryesisht nga bejlerët. Ide të cilat u mishëruan në formimi i shoqërisë "Atdheu" dhe shoqërisë "Bashkimi" pas saj, të cilat gjithashtu u bënë ndër provat e hershme të organizimit të një lloj "rinie fashiste shqiptare", e cila më vonë u bë bërthama e parë komuniste me [[Grupi i shqiptarëve në Bashkimin Sovjetik|grupin komunist]] që shkoi në Bashkimin Sovjetik<ref name=":0">Dervishi K., ''Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së'', Tiranë: 55, 2016. ISBN 978-9828-106-38-4</ref>.
 
Sipas Ali Këlcyrës, meqë opozita e kohës kishte bindjen se vrasja e Rustemit ishte vetëm një komplot qeveritar, i vendosi kusht qeverisë që brenda 48 orëve të dorëzoheshin komplotistët. Pas mosmarrjes së masave u organizua varrimi, me anë të të cilit opozita dhe partizanët e saj intelektualë u nisën drejt Vlorës ku dhe ndenjtën të tërhequr. Atje u formua një ''Komitet revolucionar'' i drejtuar nga [[Fan Noli]], prej të cilit lindi Lëvizja e qershorit<ref>Këlcyra A., ''Shkrime...,'' fq. 111.</ref>.