[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 19:
Më 20 prill 1924, Avni Rustemi qëllohet në rrugën e Durrësit në Tiranë, nga një agjent i Zogut, nje mullixhi i quajtur Jusuf Reçi. Vdiq dy ditë më vonë nga plagët e marra. Varrimi i tij u mbajt në Vlorë më 30 Prill. Në të morën pjesë një numër i madh qytetarësh nga e gjithë Shqipëria. Revolta popullore që shpërtheu pas vrasjes së Avni Rustemit u bë shkas për zhvillimin e demonstratave të mëdha antiqeveritare, të cilat çuan në revolucionin Noli dhe ngjitjen në pushtet të Fan Nolit në Qershor të vitit 1924.
 
== Trashëgimia politikeIdeologjia ==
Avni Rustemi ishte një ideolog dhe aktivist demokratik. Ideologjia e tij, e shprehur përmes formave të ndryshme të fjalimeve dhe gazetarisë, u bë një armë e fortë për rininë shqiptare demokratike. Ai thoshte se "kur qeveria nuk i plotëson nevojat e njerëzve, atëherë kjo nevojë duhet të plotësohet nga njerëzit e organizuar me interesin për të nxitur qeverinë që ta bëjë këtë". Për zgjidhjen e krizës së vendit, ai vuri në dukje rëndësinë e zhvillimit të ekonomisë së pavarur kombëtare. Ai citohet te ketë thënë se "Pa një ekonomi të pavarur, nuk mund të ketë politikë të pavarur". Ideologjia e tij u zbatua më tej në Asamblenë Kombëtare të vitit 1924; ai u bë deputet në ish-prefekturën e Kosovës. Avni Rustemi e kritikoi me guxim sistemin burokratik të asaj kohe dhe injorancën e klasave qeverisëse. Mbrojti fort vlerat tradicionale dhe të drejtat e njeriut për shqiptarët që jetonin në Shqipërinë etnike.
Vrasja e Esad pashë Toptanit, njërës prej figurave më të stigmatizuara nga historiografia shqiptare, theksoi mundësinë e zhdukjes fizike të personazheve politike me rëndësi dhe bejlerëve në veçanti. Ndër shtresat e mesme dhe të rinjtë e gjysmëshkolluar, përhapi idenë e shkatërrimit të kastës politike të formuar kryesisht nga bejlerët. Ide të cilat u mishëruan në formimi i shoqërisë "Atdheu" dhe shoqërisë "Bashkimi" pas saj, të cilat gjithashtu u bënë ndër provat e hershme të organizimit të një lloj "rinie fashiste shqiptare", e cila më vonë u bë bërthama e parë komuniste me [[Grupi i shqiptarëve në Bashkimin Sovjetik|grupin komunist]] që shkoi në Bashkimin Sovjetik<ref name=":0">Dervishi K., ''Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së'', Tiranë: 55, 2016. ISBN 978-9828-106-38-4</ref>.
 
Sipas Ali Këlcyrës, meqë opozita e kohës kishte bindjen se vrasja e Rustemit ishte vetëm një komplot qeveritar, i vendosi kusht qeverisë që brenda 48 orëve të dorëzoheshin komplotistët. Pas mosmarrjes së masave u organizua varrimi, me anë të të cilit opozita dhe partizanët e saj intelektualë u nisën drejt Vlorës ku dhe ndenjtën të tërhequr. Atje u formua një ''Komitet revolucionar'' i drejtuar nga [[Fan Noli]], prej të cilit lindi Lëvizja e qershorit<ref>Këlcyra A., ''Shkrime...,'' fq. 111.</ref>.
 
Eqrem bej Vlora e përshkruajti tek vëllimi memuaristik "Kujtimet" si "''një nga studentët më të pasuksesshëm, të cilët tentojnë të shfryjnë me heroizma politike dëshirën e tyre për hakmarrje… me anë të një vrasjeje të pabesë i dha një fund të beftë jetës aventurore të Esatit. Ky djalosh që me këtë vrasje donte të bënte emër në Shqipëri, nuk ishte veçse një vegël në duart e kundërshtarëve të Esat Pashës''."<ref name=":2" />
 
Mban titullin "Hero i Popullit".
 
== Shih edhe ==