Petraq Kolevica: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 2:
 
== Jeta ==
Petraq Kolevica, lindi në Korçë më 11.01.1934, kreu shkolën fillore dhe gjimnazin ne Korçë. Gjimnazi i Korçës ishte pasardhës i Liceut francez dhe disa nga profesorët e mëparshëm vazhdonin të jepnin mësim atje. Nder të tjera ishin keta mësues që ngjallën tek Petraqi interesin dhe dashurinë për artin e sidomos poezine. Ne ate kohë pati kontakt dhe me piktoret Vangjush Mio e Vangjush Tushi që ndikuan shumë në formimin e tij.
Në vendlindje kreu shkollën fillore dhe të mesme. Në vitet 1952-57 kreu studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin e Tiranës. Ushtroi profesionin e arkitektit, ku u shqua si projektues ndërtesash qytetare dhe u vlerësua me "Urdhër Pune" dhe "Çmim Republike".
Studimet për inxhinieri ndërtimi i kreu në periudhën 1952-1957 në Universitetin politeknik të Tiranës.
Punoi shumë vite si inxhinier dhe arkitekt. Gjate gjithe veprimtarisë si arkitekt ai u mundua të projektonte ndërtesa moderne dhe funksionale. U kritikua shumë herë për ndikime të huaja nga partiakët e asaj kohe. Mbas një fjalekembimi me Enver Hoxhen në ekspoziten „Shqiperia Sot“ u dërgua për të punuar si teknik ndërtimi në Valias. Që nga ajo kohë pothuajse nuk punoi më si arkitekt. Jetën e tij si inxhinier dhe arkitekt e ka përmbledhur ne librin „Arkitektura dhe diktatura“.
Që në rininë e hershme interesohej per poezinë. Në vitet 60-te botoi përkthimin e poemës „Demoni“ të Lermontovit, që u prit shumë mirë nga lexuesi i atehershëm.
Në vitin 1986, botoi librin me perkthime nga gjermanishtja „Poezi gjermane dhe austriake“
Eshtë i vetmi që ka përkthyer poezi klasike japoneze, ndonëse jo nga origjinali.
Në kohën e demokratizimit të Shqiperisë kontribuoi si deputet ne parlamentin e pare pluralist të Shqiperisë dhe si pjestar i keshillit bozues të gazetes „Rilindja Demokratike“.
Në vitet e mëvonshme, per shkak të një semundjeje të rëndë, ai u tërhoq nga politika aktive por ka shfaqur shpesh mendimin e tij në gazeta të ndryshme.
Në vitin 1992 u botua vëllimi i parë me poezi „Këngë nga koha e keqe”. Poezi të shkruara më parë prej tij por të pabotuara deri atëhere, kuptohet për aresye te permbajtjes.
 
Më vonë botoi dhe vellime të tjera me poezi. Së fundi në 2013 përmblodhi poezite e tij origjinale në dy vellimet “Të korrat e vona”.
Në vitin 1991, nga kolegët, u zgjodh i pari kryetar i së parës "Shoqatë të Arkitektëve Shqiptarë". Ishte ndër përkrahësit e parë të proceseve demokratike në Shqipëri, anëtar i Këshillit Botues të gazetës së parë me prirje të shtypit të lirë "Rilindja Demokratike". Më 1991 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin e parë pluralist postkomunist. Krahas punës profesionale u mor dhe me krijimtarinë letrare. Filloi si përkthyes. Më 1961 botoi poemën "Demoni" të poetit M.J.Lermontov, të përkthyer nga origjinali rusisht. Më 1986 botoi antologjinë "Poezi gjermane dhe austriake" me përkthime nga origjinali gjermanisht dhe ka vazhduar me antologjitë "Poezi japoneze", "Poezi ruse", "Perla nga perlat", "Nektar poetik", "Zëra nga larg", në vitin 2000 "Poezi gjermane, austriake, zvicerane". Më 1992 filloi me botimin e veprave me krijimtari origjinale në prozë duke botuar librin krejt të vaçantë për nga forma dhe përmbajtja "Lasgushi më ka thënë". Më 1993 botoi vëllimin me poezi origjinale "Këngë nga koha e keqe" më vonë me vëllimin "Të korrat e vona" duke vazhduar me romanin "Kuja e kohës" më 2002 me romanin me përmbajtje të veçantë "Varri i fshehtë" dhe më 2003 romanin "Zëri që thirri në shkretëtirë".
 
Të rëndësishme në krijimtarinë e tij janë edhe librat për Lasgush Poradecin dhe Mitrush Kutelin, të cilët i pati njohur personalisht dhe i lidhte një miqësi e ngushtë.
 
Librat "Lasgushi më ka thënë" dhe "Me Mitrushin" si dhe disa libra të tjerë mund të lexohen në faqen e internetit: http://www.petraq-kolevica.com/ nën butonin "Librat online".
 
Ky jetëshkrim ka për qëllim të japë momentet kryesore të jetës plot tallaze të Petraq Kolevicës, e cila është pasqyruar më mirë se kudo në poezitë e tij.
 
== Burime ==