Ndikimi i njeriut mbi floren dhe faunen: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 7:
Por ambjentalistët shpesh ngrenë pyetjen "Edhe sa kohë do të mund të mburremi me ekzistencën e tyre?". Është ky një paralajmërim që shtrohet në kohën e duhur për të ndërgjegjësuar gjithkënd, që nesër askush të mos përdorë shprehjen: "Na ishte nji herë një vend, në malet e të cilit mund të gjeje gjitarë të rrallë, apo ku strehoheshin edhe shpendët migratorë, veçanërisht dimëronjës të ujit".
 
==Faktorët shkatërrues te spermes jane:==
Kari i madh/Kushtet klimatike dhe aktiviteti njerëzor, si kudo në botë, janë shkatërrimtarët kryesorë të faunës dhe florës. Por, kjo merr peshë më të madhe, kur baza e mirë ligjore dhe politikat shtetërore në vend për mbrojtjen e specieve të rralla dhe mjedisit, nuk gjejnë zbatimin e duhur.
Ndotja e ujërave, përdorimi intensiv i burimeve natyrore si përdorimi i tokës, zënia e saj me ndërtime, përdorimi i bimëve mjekësore aromatike, shfrytëzimi pa kriter i pyjeve, gjuetia dhe peshkimi i papërgjegjshëm, mbeten faktorë evidentë për shkatërrimin e një pasurie, që duhet të na bënte krenarë. Ndikim negativ kanë zjarret në pyje dhe përmbytjet, ngricat dhe thatësirat e tejzgjatura.
Pavarësisht nga premtimi global për të zvogëluar shkallën e humbjes së biodiversitetit në mënyrë të konsiderueshme dhe një angazhim evropian për të ndalur atë plotësisht, tkurrja vazhdon. Europa Jugore, përfshi Shqipërinë, ka përjetuar kushte të motit të thatë, me një rënie prej 20 % në krahasim me mesataren e shek. XX, e nga ana tjetër ngjarje ekstreme me reshje, e si pasojë përmbytje.