Xhorxh Gordon Bajron: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
Faqe e re: '''Xhorxh Gordon Bajron'''-i është një shkrimtar i huaj. Lindi në një familje aristokrate të varfëruar. Kur ishte dhjetë vjeç, me vdekjen e xhaxhait të tetë, Bajroni trashë... |
vNo edit summary |
||
Rreshti 1:
{{Bashkoji|Lord Bajroni}}
'''Xhorxh Gordon Bajron'''-i është një shkrimtar i huaj. Lindi në një familje aristokrate të varfëruar. Kur ishte dhjetë vjeç, me vdekjen e xhaxhait të tetë, Bajroni trashëgoi titullin Lord dhe pallatin e çifligun Newstead Abbey. Në moshën madhore zuri vendin që i takonte në Shtëpinë e lordëve. Më 1801 Bajronin e dërguan në Harrow, në shkolle, ku studioj gjuhët greke e latine, historinë dhe letërsinë angleze. Këtu ju spikaten ato cilësi të karakterit që i ruajti gjithë jetën : serioziteti dhe zotësia të mendohej thellë mbi ngjarjet e jetës ; dhe bashkë me këto : gëzimi, vrulli shpirtëror e temperamenti i zjarrtë.
Bajron në Janinë, Shqipëri
Filluar në 31 tetor 1809 <ref>{{cito uebin|last1=Bajron|first1=Xhorxh G.|title=Biografia|url=https://www.teksteshqip.com/xhorxh-gordon-bajroni/biografia|website=Tekste Shqip|publisher=Tekste Shqip}}</ref>
Line 9 ⟶ 10:
Me marshin luftarak të ushtarëve të Ali Pashës : Tamburxhi ! Tamburxhi !, të cilin Bajroni e hartoi në bazë të dy-tri këngëve të tjera luftarake shqipe, (tekstet e të cilave fatkeqësish nuk ekzistojnë), poeti i përshëndet Shqipërinë dhe nis t'i këndojë Greqisë, me të cilën edhe e ka filluar këngën e dytë. Gjatë vizitës së tij në Shqipërinë jugore e, më saktësisht, në Janinë në vitin 1808, lord Bajroni mori si kujtim nga ato vise një kostum tradicional shqiptar. Do të ishte pikërisht bukuria dhe e veçanta e këtij kostumi, që në verën e vitit 1813 do ta shtynin piktorin Tomas Filips që të realizonte portretin e famshëm të lord Bajronit veshur me kostumin shqiptar. Portreti titullohet Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian (portret i një fisniku me veshje shqiptare) dhe paraqet Bajronin me një veshje ku ndërthuren e purpurta dhe e arta e jelekut me vizat gri e blu të një një turbani që i përngjan më shumë një shalli ; e bardha e këmishës dhe e fustanellës me të zezën e kadifenjtë të një xhakete. Ai mban në duar një jatagan i cili ka një këllëf të purpurt e të argjendtë. Portreti u vendos asokohe në Royal Academy dhe tani është i vendosur në ambasadën britanike në Athinë. Megjithatë, ky nuk ishte i vetmi portret që piktori i bëri Bajronit. Në 1835 dhe në 1840 Filips pikturoi dy variante të tjera të këtij portreti. I pari iu dhurua më 1862, nga i biri i piktorit, Galerisë Kombëtare të Portreteve (National Portrait Gallery) në Londër, ku vazhdon të jetë i ekspozuar aktualisht. Ndërsa varianti i dytë, që u komisionua nga Xhon Murrej, botuesi i Bajronit, ndodhet i ekspozuar me publikimet e firmës në Albermarle Street, Londër. Pasi vizitoi Portugalin e Spanjën Perëndimore, lundroi prej Gjibraltarit për ne Malte. Ku vendosi të shkoje të vizitoje Shqipërinë, i shoqëruar nga Kam Hobhauz. Gjate udhëtimit shkrtoi një ditar ne vargje, te cilën e pagëzoi me titullin "Shtegtimi i Çajd Harolld". Ndërkaq, sukses te madh letrar patën poemat e tjera te Bajronit "Gjauri", "Nusja e Abidonit", "Korsari", "Lara", "Rrethimi i Korinthit" dhe "Parisina". Bajroni krijoi një gjini të veçante të poemës romantike, me figura karakteristike të heroit romantik, nga ngjarjet dramatike te se kaluarës, prej jetës se viseve ekzotike të Lindjes. Ideja e luftës kunder reaksionit, politike e letrare, ideja për liri politike përshkojnë një varg të vjershave lirike në periudhën e parë të krijimtarisë se Bajronit. Te tille janë : "Mallkimi i Minerves", "Vajza qe qan", Vizitës së Princit-regjent në varrin e mbretit", etj.
[[Kategoria:Shkrimtarë anglezë]]
|