[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Filantropia''' do të thotë [[Dashuria|dashuria]] ndaj [[Njeriu|njerëzimit]]. Një përkufizim tjetër konvencional është "iniciativa private, për të mirën publike, duke u fokusuar në kualitetin e jetës", e cila kombinon një traditë humaniste origjinale me një aspekt [[Shkencat shoqërore|shkencor social]], një koncept i cili është zhvilluar në shekullin XX. Përkufizimi gjithashtu shërben edhe për dallimin nga filantropia me përpjekjet biznesore, të cilat janë iniciativa private për të mirën private, ose ato publike ku me përpjekjet e qeverisë, të cilat janë iniciativa publike për të mirën publike, për shembull, duke u përqendruar në ofrimin e shërbimeve publike.<ref>Robert McCully. ''Philanthropy Reconsidered'' (2009) p 13</ref> Një person që ushtron veprimtari filantropiste quhet [[filantrop]].
 
''Filantropia'' ka tipare dalluese nga ''bamirësia;'' sepse jo të gjitha aktivitetet bamirëse janë edhe aktivitete filantropiste. Një ndryshim tjetër i cituar shpesh është se bamirësia ka për qëllim lehtësimin e dhimbjes së një problemi të veçantë social, ndërsa filantropia përpiqet për të adresuar rrënjët e problemit — dallimi proverbial në mes të dhurimit të një peshku një njeriu të uritur, ''kundrejt'' aftësimit (mësimit) të tij për të peshkuar.