Ndryshimi mes inspektimeve të "Lasgush Poradeci"

3.163 bytes added ,  2 vjet më parë
U kthye versioni 1863088 i bërë nga 79.106.209.254 (diskutimet)
(U kthye versioni 1863088 i bërë nga 79.106.209.254 (diskutimet))
Etiketa: Undo
[[File:Pogradec Promenade.jpg|thumb|Statuja kushtuar Lasgush Poradecit në qytetin e tij [[Pogradec]]]]
'''Llazar Sotir Gusho''' ([[27 dhjetor]] [[1899]] – [[12 nëntor]] [[1987]]) ishte një poet dhe shkrimtar [[shqiptar]].
'''L'''
 
== Jeta ==
në qytetin buzë liqenit të Ohrit në familjen e Sotir Gushos. I ati si arsimdashës që ishte e dërgoi pas mësimeve fillore që i kreu në vendlindje, në një shkollë të gjuhës rumune në [[Manastiri (qytet)|Manastir]] nga 1909 deri më 1916.
 
pas e nis në [[Athinë]] pranë liceut ''Léonin'', instituti më i hershëm privat në kryeqytetin grek - lice ku qëndroi deri më 1920. Pasi sëmuret, e shtrojnë në sanatorium dy vitet e fundit të qëndrimit të tij në Greqi.
 
Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në [[Bukuresht]] pas një viti me ankesa për të tejkaluar valën e ksenocentrike që kishte kapluar qeverinë rumune. Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me [[Asdreni]]n, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Por edhe me të riun [[Mitrush Kuteli]]; mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin letrar të Llazarit. Nisi të botojë vargje në të përkohshmen shqipe ''Shqipëri’ e re'', një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë, dhe tek ''Dielli ''i [[Boston]]it. Vargjet e tij të kësaj periudhe po shfaqnin tashmë një afri teosofike me poetin lirik rumun [[Mihai Eminescu]].
 
Verën e vitit [[1924]] Qeveria [[Fan Noli|Nolit]] i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e [[Gratz|Gracit]] "Karol Francik" në fakultetin e filologjisë romano-gjermanike.Në maj të 1933 doktoroi me temën <em>Der verkannte Eminescu und seine volkstümlich-heimatliche Ideologie </em>(I paçmuari Eminescu dhe ideologjia e tij popullore-atdhetare). Vitin tjetër u kthye në Tiranë duke mësuar arte në një shkollë të mesme.
 
[http://www.pamfleti.com/maria-e-lasgushit-persekucioni-komunist-ndaj-babait-vazhdon-vleresimi-madh-nga-noli-e-zogu Vitet 1944-'47, vitet e turbulluara të fillimit të regjimit komunist ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen]<ref>Persekutimi Komunist i Lasgush Poradecit</ref>. Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të [[Universiteti i Tiranës|Universitetit të Tiranës]], nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore "Naim Frashëri" deri kur doli në pension më 1974. Vdes në varfëri të plotë në kryeqytet më 12 nëntor 1987<ref name=":0"><code>Anglisht</code>"[http://www.albanianliterature.net/authors_classical/poradeci.html Albanian Literature in Translation]" ''Lasgush Poradeci'' jetëshkrim nga [[Robert Elsie]]. Marrë më dt. 3 nëntor 2014.</ref>.
 
==Vlerësimet==
* Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, presidenti i Republikës [[Rexhep Mejdani]] i jep titullin "Nderi i Kombit" dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin "Qytetar nderi".
* Pallati i Kulturës në Pogradec mban emrin Lasgush Poradeci.
* Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla "9-vjeçare Lasgush Poradeci".
* Rruga te Diga te Liqeni artificial i Tiranës mban emrin Lasgush Poradeci.
 
==Burime==
<references/>
 
{{Wikisource1|Lasgush Poradeci}}
 
{{Autorë shqiptarë|state=autocollapse}}