[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1844064 i bërë nga 217.24.242.98 (diskutimet)
Etiketa: Undo
Rreshti 68:
 
=== Shfaqja e “demokracisë socialiste” ===
Transformimet e jetës ekonomike pas revolucioneve industriale, përkeqësimi i kushteve materiale të gjithë një kategorie të popullsisë dhe zhvillimi i lëvizjeve shoqërore në shekullin e 19-të çuan në një kritikë globale dhe radikale të parimeve të demokracisë liberale nga socializmi. 123

Duke u nisur nga analiza e kushteve të punëtorëve, [[Karl Marks|Marksi]] ([[Kapitali]]) solli prova për faktin se demokracia nuk kishte mundur ta ndalonte shfrytëzimin e njeriut nga njeriu.
 
Sipas teoristëve të socializmit, regjimet demokratike nuk janë veçse një instrument për dominimin e një klase mbi një tjetër. Për marksizmin, shteti nuk është kombi i organizuar me miratimin e të gjithëve, por produkt i antagonizmit mes klasave dhe instrument shtypjeje në duart e klasës zotëruese. Kështu, vetëm zhdukja e shtetit dhe klasave mund të çojnë në një demokraci të vërtetë. Liria konsiderohet si diçka krejtësisht formale sa kohë që barazia shoqërore nuk është arritur.