Flora Brovina: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
No edit summary |
|||
Rreshti 38:
== Jeta profesionale ==
Shqiptarët e diasporës e prisnin me padurim seancën e 17 korrikut për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, të cilën e drejtoi Flora Brovina. Kjo ishte një mbledhje e jashtëzakonshme dhe shumë e vështirë për t’u drejtuar, veçanërisht për një grua të sjellshme dhe intelektuale, siç është Flora Brovina. Për këtë grua atdhetare kisha lexuar qysh në vitet ‘70 në të përditshmen e Kosovës “Rilindja”, e cila shpërndahej edhe në New York. Detyrën e saj të vështirë atë ditë e përjetova me emocione duke e ditur natyrën e saj njerëzore dhe shumë të butë e të qetë. Atë ditë Flora Brovina ishte në rolin e një “zoje pajtore” mes bijave dhe bijve të ngatërruar për hesape të ndryshme. Por Flora Brovina përdori të gjitha fuqitë morale që në Kuvendin e Kosovës të mos shpërthente ndonjë dhunë, siç ndodh vazhdimisht në Parlamentin e Shqipërisë. Fjala e urtë popullore shqiptare thotë: “burri i mirë në ditë të vështirë”, në këtë rast “grua e mirë në ditë të vështirë”.
Barbara Davis, përfaqësuese e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, kishte marrë pjesë në gjykimin e saj në [[Nish]]. Ajo i kishte thënë gazetës “The New York Times” se Flora Brovina kishte qenë shumë dinjitoze në çastin kur ishte lexuar vendimi i gjyqit për dënimin e saj me 12 vjet burgim. Avokatët e saj ishin tronditur për këtë vendim absurd për mungesë të fakteve. Për dënimin e saj me 12 vjet burgim ishin shqetësuar edhe anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve të Amerikës, bile “The New York Times” kishte botuar shkrimin me titull: ”PENI nderon këto ditë një poete të burgosur nga Kosova dhe një poet nga Kina”. Ky shkrim u botua në edicionin e datës 10 prill 2000. Në një ceremoni që u zhvillua në Qendrën Kulturore [[Lincoln]] në New York u mbajt një minutë heshtje për poeten Flora Brovina dhe për poetin kinez Xue Deyun. PEN-i amerikan e nderoi Flora Borvinën me çmimin e mirënjohur “Barbara Goldsmith”. Ky çmim është themeluar në vitin 1921. U jepet poetëve dhe shkrimtarëve që luftojnë për lirinë e fjalës. Shqiptarët e Amerikës kishim dëgjuar shumë për aktivitetet dhe qëndresën heroike të Flora Brovinës. Shqiptarët atdhetarë të këtij kontinenti ishin kryelartë për qëndresën e saj.
Në qershor të vitit 2000 vizitova Kosovën pas një çerek shekulli. Të nesërmen, në Prishtinë takova të shoqin e Flora Brovinës zotëri [[Ajri
Një javë më vonë, shqiptaro-amerikanët e Teksasit kishin organizuar një pritje solemne për Flora Brovinën dhe në atë rast kishin promovuar veprën e saj poetike: ”Call Me by Name”. Një javë më vonë Dr.Brovina dhe Ajri Begu u kthyen në New York. PEN-i amerikan i New Yorkut organizoi promovimin e kësaj poeme. Aty morën pjesë shumë personalitete të shquara të letërsisë dhe kulturës amerikane, midis tyre edhe zonja Lynn Redgrave, motra e aktores së njohur angleze Vanessa Redgrave. Lynn Redgrave foli për aktet heroike të Flora Brovinës. Aktorja Readgrave kishte lexuar për qëndresën e Flora Brovinës në burgjet serbe dhe, në shenjë nderimi, kishte kërkuar nga motra e saj që të merrte pjesë në këtë promovim. Ishte me të vërtetë një natë e jashtëzakonshme për Flora Brovinën. Si botues i kësaj vepre u ndjeva shumë mirë, sepse të gjithë kërkonin nënshkrimin e saj. Edhe revista letrare “Book Review”, që botohet të dielave në gazetën “The New York Times”, kishte botuar një shënim të shkurtër për veprimtarinë poetike dhe humaniste të Flora Brovinës.
Një javë më vonë, shoqata atdhetare “Dibra” organizoi një darkë solemne, natyrisht se të ftuar special ishin Flora Brovina dhe Ajri Begu. Ky nderim u bë për zonjën Brovina, por edhe për zotin Begu, sepse ai kishte lindur në Dibër. Flora Brovina me ftoi përsonalisht për fjalën e rastit dhe, si botues, më nderoi me një tubë lule. Më falenderoi për botimin e poemës dhe për interesimin tim gjatë kohës që kishte qëndruar në burgun e Serbisë. Natyrisht se për të gjitha këto i kishte treguar i shoqi, Ajri Begu. Në verën e vitit 2001 shkova përsëri në Prishtinë dhe, me këtë rast, ata organizuan një promovim të këtij libri në Hotel Garnd, ku morën pjesë shumë poetë e shkrimtarë të Kosovës dhe më gjerë. Morën pjesë edhe personalitete të Misionit amerikan në Prishtinë. Profesor Agim Vinca foli për veprimtarinë saj letrare. Folën edhe disa intelektualë të tjerë të Kosovës. Një aktor dhe një aktore shqiptare recituan anglisht pjesë të vargjeve të kësaj poeme. Sipas kërkesës së zonjës Brovina dhe zotit Begut, në fillim përshendeta anglisht dhe më vonë shqip. Kjo ceremoni kulturore u pasqyrua mirë në shtypin e Kosovës.
Murgesha e mirënjohur shqiptare e Prishtinës, Paulina Micaku, tregonte shumë për aktivitet humaniste të Flora Brovinës pas Luftës së Kosovës dhe për interesimin e saj, sidomos për jetimet dhe familjet e varfëra. Gazeta “The New York Times”, dy vjet pas lirimit nga burgu të Flora Brovinës, tregoi interesim si e kishte parë ajo Kosovën gjatë luftës, duke kërkuar një shkrim të saj, cili u botua në faqen kryesore të kësaj gazete më 30 Mars të vitit 2003. Titulli i shkrimit të Flora Brovinës, botuar në “The York Times”, është: “QIELLI RROKULLISEJ; KOSOVA,
==Referenca ==
|