Ymer efendi Prizreni: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 41:
 
Pasi plasi [[Lufta Ruso-Turke (1877-1878)|Lufta Ruso-Turke]], organizoi me parinë shqiptare komitetet e mbrojtjes territoriale të viseve shqiptare. Po atë vit u zgjodh deputet në Mexhlisin Osman në Stamboll dhe u anëtarësua në [[Komiteti i Stambollit|Komitetin i Stambollit]] kryesuar nga [[Abdyl Frashëri|Abdyl bej Dume-Frashëri]], me të cilin do të kishte lidhje gjithë jetën. Kryesoi mbledhjen e komitetit të Prizrenit në mbledhjen e janarit 1878 që në qershor të atij viti do të themelonte Lidhjen e Prizrenit.
 
Kur do të ndërmerrej [[Aksioni i Gjakovës]], ishte pjesë e përfaqësuesve të Prizrenit kundër aksionit luftarak.<ref>{{Cite book|title=Dokumente austro-hungareze për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit I|last=Beqir Meta, Ferit Duka, Marenglen Verli|first=|publisher=Albanica|year=2008|isbn=9789951873536|location=Tiranë-Prishtinë|pages=285}}</ref>
 
Në tetor të 1879 u zgjodh kryetar i Lidhjes dhe në janar 1881 u bë kreu i qeverisjes autonome, që drejtoi lëvizjen autonomiste e cila u shtyp me forcë nga ushtritë osmane të drejtuara nga Dervish Pasha prillin e po atij viti. Prej ndjekjeve u arratis dhe më pas u vendos në [[Ulqini|Ulqin]], ku vdiq dhe gjendet dhe varri i tij.