[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v rregullime te pergjithshme duke përdorur AWB
Rreshti 1:
[[Skeda:Adam Elsheimer - Jacob's Dream - WGA7493.jpg|thumb|Endrra e Jakobit]]
 
'''Gjumi''' është një gjëndje e natyrshme pushimi i rregullt trupor. Fenomen universal i vëzhguar tek të gjithë [[Gjitari|gjitarët]], [[Zogu|zogjtë]] dhe [[Peshku|peshqit]]. Gjumi është e kundërta e [[zgjimi]]t.
 
Gjumi nuk është një gjendje e [[Pavetëdija|pavetëdijshme]], por më tepër, një gjendje prehjeje trupore e mendore, që karakterizohet nga një zvogëlim i vullnetshëm i lëvizjeve trupore, rënie e reaksioneve ndaj ngacmimeve të jashtme, një nivel i lartë i [[anabolizmit]] (ripërtëritjes së [[qeliza]]ve), dhe një nivel i ulët i [[katabolizmi]]t (shkatërrimit të qelizave). Gjumi është vetëm një gjendje e tjetërsuar e vetëdijes, e kundërt me të qenurit i pavetdijshëm.
 
Gjumi ndikohet nga [[ritmi]] [[Dita|ditor]], dhe ndodh çdo 24-[[Ora|orë]], (megjithëse [[ora e brendshme]] ([[ora biologjike]]) e njeriut zakonisht shkon ne [[Cikli|cikle]] 24,5--25,5 orë) dhe nga shkaqe [[Hormoni|hormonale]] dhe rrethanore. Ky ritëm apo cikël rregullohet çdo ditë (d.m.th, çdo 24 orë), dhe ky cikël ndikohet nga shume ngacmime, në të shumtën nga shkaqe të njohura që kanë të bëjnë me [[Drita|dritën]] [[Dielli|diellore]], pra ciklin ditë - natë. Nga ky cikël varet niveli i [[Melatonina|melatoninës]], i cili rritet gjithmonë, kur ne biem të flemë.
Rreshti 10:
Në të vërtetë, megjithëse gjumi është paraqitur si një gjendje e dukshme qetësie, gjatë kësaj gjendjeje ndodhin ndryshime të ndërlikuara në nivelin trunor qe nuk mund të shpjegohen vetëm me një gjendje të thjeshtë pushimi trupor e mendor. Për shembull, janë disa [[qeliza trunore]] qe ne disa [[faza]] te gjumit kane një veprimtari 5-10 herë më të lartë në krahasim me zgjimin. Dy veçori themelore dallojnë gjumin me gjendjen e të qenit zgjuar: e para është qe gjumi ngre një pengesë perceptive (rrokëse) midis botës së vetedijshme dhe botës së jashtme, e dyta është qe një ngacmim shqisor (p.sh. një zhurmë e forte) mund ta tejkalojë këtë pengesë dhe ta zgjojë të fjeturin. Një gjumë i përshtatshëm është biologjikisht i domosdoshëm dhe duket i nevojshëm për të ndihmuar [[Jeta|jetën]].
== Tipet e gjumit ==
Dy tipet e gjumit u emërtuan për herë të parë më [[1953]], ai me ritme të shpejta dhe ai pasiv. [[Aserinsky]] dhe [[Nathanail Kleitman]] të [[Universiteti Çikagos|Universitetit të Çikagos]] njoftuan se periodikisht gjatë gjumit sytë lëviznin shumë shpejt, lart e poshtë nën kapakë. Këtë aktivitet e quajtën LSHS (lëvizja e shpejtë e syve). Gjithashtu këto kërkuar përcaktuan edhe gjumin LJSHS (lëvizje jo e shpejtë e syve. Kështu deri më 1953 gjumi ishte konsideruar si një fenomen plotësisht pasiv.
 
=== Etapat e gjumit me LJSHS ===
Rreshti 31:
 
== Funksionet e gjumit ==
Tranzicioni i nje kafshe nga gjendja ne gjume, ne gjendje te zgjuar behet nepermjet aktivitetit te formacionit retikular te trungut ose trurit. Neuronet e formacionit retikular marrin informacion nga organet sensore dhe nga neuronet qe dergojne komanda ne muskujt skelektik.Fije te shumta nervore shtrihen edhe nga formacioni retikular per ne korteksin cerebral.Stimulimi intensiv i nje kafshe qe fle indukton formacionin retikular te ’’bombardoje’’ korteksin cerebral me impulse duke e zgjuar kafshen.Kur kafsha eshte e zgjuar sinjalet e vazhdueshme sensore bejne qe formacioni retikular te aktivizimin e korteksit cerebral.Duke qene se formacioni retikular stimulohet edhe nga traktet motor qe nisen nga korteksi cerebral, edhe levizja e vazhduar e trupit do te kete te njejtin efekt. Ne nuk biem ne gjume nderkohe qe jemi duke ecur . Kur nje kafshe eshte gati per te rene ne gjume, zakonisht ajo shtrihet qetesisht dhe redukton stimujt sensor ne minimum.Me pas, stimulimi i formacionit retikular eshte aq i vogel sa qe korteksi  cerebral gradualisht zhytet ne pavetdije.Neuronet e formacionit retikular jane shenja kryesore e drogerave (medikamenteve) duke perfshire edhe anestezine e pergjithshme.
 
Zakonisht gjumi ndahet ne disa faza, nga gjumi i lehte deri ne gjumin e thelle. Gjumi i vazhduar pergjate nje nate te tere eshte i perbere nga disa cikle gjumi. Ne njerez cdo cikel zgjat 1,5 ore dhe kalon nga faza e lehte ne fazen e gjumit te thelle dhe me pas perseri ne fazen e gjumit te lehte .Pas ciklit te pare te gjumit, fazat e gjumit te lehte cojne ne nje stad te vecante gjumi qe quhet gjumi REM.Kjo eshte e vetmja faze e gjumit gjate te cilit muskujt skeletik jane totalisht te relaksuar.Megjithate,muskujt e jashtem te syrit jane aktiv dhe syte levizin vazhdimisht dhe shpejt poshte qepalles se mbyllur .Termi REM eshte shkurtim per ‘’Rapid Eye Movement’’.Aktiviteti i EEG gjate gjumit REM eshte i ngjashem me aktivitetin gjate gjumit te lehte ose zgjimit.Ne adultet humane,fazat REM zgjasin 5-20 minuta dhe perbejne rreth 20% te gjumit total.Gjumi REM ne femije eshte me dominant.Ne enderrojme vetem gjate fazave REM.Njerezit e zgjuar gjate gjumit REM japin pershkrime te detajuara te endrrave, gje qe nuk ndodh nese ata zgjohen gjate fazave te tjera te gjumit. Ka ndryshime te medha ne modelet e gjumit te llojeve te ndryhsme te gjitareve.Grabitqaret zakonisht flene me shume se prete e tyre.P.SH:Lepujt flene me pak se 7 ore ne nate ndersa nje dhelper mund te fleje deri ne 14 ore.Ne kafshet shtepiake,kuajt dhe dhente kane periudhen me te shkurter te gjumit me 5 dhe 8 ore gjume ne nate respektivisht.Gjate periudhave REM ne ruminante tkurrja e parastomaqeve ndalon.Individet e rinj te te gjithe llojeve flene shume me teper se adultet.P.SH:nje femije i porsalindur mund te fleje shumicen e dites, ndersa adultet flene 6-8 ore ne nate.Nevoja per gjume reduktohet edhe me shume ne pleqeri.
Rreshti 37:
Ne gjumin e balenave dhe orkave periudhat e zgjimit dhe gjumit nuk jane ne faze ne dy hemisferat.Do te thote qe hemisfera e djathte eshte e zgjuar ndersa e majta eshte ne gjume dhe e kunderta.Kafshe te tilla ujore qe bejne frymeshkembim ne ajer,do ta kishin te pamundur te dilnin ne siperfaqe per te marre fryme ne qofte se  te dy hemisferat do te binin ne gjume te thelle njekohesisht.Disa lloje shpendesh shfaqin nje mekanizem te ngjashem te gjumit dhe mbajne nje gjendje minimale alerte pergjate nates nderkohe qe dy hemisferat bien ne gjume te kembyera.
 
Arsyeja pse kafshet kane nevoje per gjume mbetet e paqarte.Ende nuk jane identifikuar proceset fiziologjike qe varen nga gjumi per funksionim normal, edhe konsumi i oksigjenit nga truri eshte thuajse i njejte gjate gjumit dhe zgjimit.Megjithate, nuk ka dyshime qe organizmi si i tere ka nevoje per gjume qe te jete i shendetshem.
 
Gjendjet e ndryshme te gjumit mund te dallohen fare thjeshte nepermjet ndryshimit te valeve te trurit (EEG; electroencephalography) dhe per gjitaret , modelet e ndryshimit te valeve paraqesin ngjashmeri ne karakteristikat e pergjithsme, edhe pse frekuenca dhe amplituda mund te paraqesin ndryshime nga nje specie ne nje tjeter.