[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
++
Rreshti 1:
'''Abedin Hoxha''' ([[Gjirokastra|Gjirokastër]], [[15 Dhjetor|15 dhjetor]] [[1897]] - Spitali i Burgut të [[Tirana|Tiranës]] 5 maj 1956) ka qenë punonjës i administratës dhe kryetar i shërbimeve sekrete në periudhën mes dy luftërave botërore.
'''Abedin Hoxha''' ( ? - 5 maj 1956) qe kushëri i dytë i diktatorit [[Enver Hoxha]], llogaritar, nëpunës e nënprefekt karriere, kryetar i Zyrës Sekrete të Ministrisë së Brendshme (12 gusht 1928 - 3 dhjetor 1930) akuzohet dhe dënohet si bashkëpunëtor i [[Xhaferr Deva|Xhaferr Devës]]. Vdes i helmuar<ref>Ilnica E., ''Enver Hoxha mbetës për vjeshtë: zbulohen notat në procesverbal,'' [[Panorama]], 22 korrik 2013.</ref>.
 
== BurimeBiografia ==
U lind në Gjirokastër, i biri i Rasim Hoxhës,<ref name=":0">{{Cite web|url=http://www.55news.al/dossier/item/190123-abedin-hoxha-shefi-i-sherbimit-sekret-te-zogut-farefisnia-me-e-hoxhen-dhe-vdekja-ne-spitalin-e-burgut|title=Abedin Hoxha: shefi i shërbimit sekret të Zogut. Farefisnia me E. Hoxhën dhe vdekja në Spitalin e Burgut|date=25 shtator 2018|website=55news.al|publisher=[[55]]|first=Kastriot|last=Dervishi|authorlink=Kastriot Dervishi}}</ref> që ishte kushëri i parë me të atin e diktatorit të ardhshëm [[Enver Hoxha]].<ref name=":1" /> Më 1913 kreu liceun ''Vefa'' në [[Stambolli|Stamboll]] dhe vijoi po atje një vit në kolegjin gjerman ''Gjorg.'' Më 1914 nisi si praktikant në gjyqin civil në [[Vlora|Vlorë]] deri më 1915. Më tej, për dy vite shërbeu si sekretar i nënprefekturës së [[Lushnja|Lushnjes]].
 
Më 1920 qe sekretar i pasurisë së shtetit në [[Libofshë]] nga gushti deri në tetor, dhe nga tetori deri në dhjetor qe arkivist i kryeministrisë. Më tej, deri më 1922 qe sekretar i dytë i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe më pas, duke përjashtuar periudhën e qeverisë së [[Fan Noli|Nolit]], qe llogaritar i po të njëjtës ministri. Deri më 1928 qe referendar i Këshillit Kontrollues, po atë vit nga janari deri në gusht qe nënprefekt i [[Bilishti|Bilishtit]].
 
Më 11 gusht 1928 dhe deri më 10 dhjetor 1930 qe kryesekretar i Zyrës Sekrete në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Vijoi si nënprefekt në [[Shijaku|Shijak]] (1930-'31), [[Rrethi i Mallakastrës|Mallakastër]] (1931-'34) - kryetar komune në [[Rrethi i Kolonjës|Kolonjë]] (1934-'36) - dhe sërish nënprefekt, në Malësi të Madhe (janar-shtator 1936), [[Pogradeci|Pogradec]] (1936-'39). Qe nënprefekti i vetëm që i dha intervistë agjencive të huaja të lajmeve, ku dënoi pushtimin italian, i cituar edhe nga Radio Parisi e Radio Londra më 10 prill 1939.
 
U burgos si antifashist në [[Berati|Berat]], [[Tirana|Tiranë]] dhe në [[Bari (Itali)|Bari]]. Rikthehet më 1941 dhe caktohet nëpunës në Komisariatin e Kosovës. Më 1944 nga shkurti deri në prill qe drejtor i personelit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nga prilli deri në tetor sekretar i përgjithshëm i të njëjtës ministri.
 
Me ta marrë pushtetin Fronti, u dënua me burgim për shkak të nëpunësisë civile deri më 1947. Pas lirimit u caktua llogaritar në shtypshkronjën e rinisë në Tiranë, dhe deri më 1948 vijoi si llogaritar në NISH Vaji Tiranë. Deri në prill të 1949 qe shef i llogarisë në ndërmarrjen e duhanit të [[Elbasani|Elbasanit]], punoi në po të njëjtën ndërmarrje në [[Durrësi|Durrës]] më pas, deri më 1952. U rikthye në Elbasan, ku u njoh nga një ish-operativ i Zyrës Sekrete dhe tashmë agjent i [[Sigurimi i Shtetit|Sigurimit]], dhe u arrestua më 1 korrik 1954. U dënua me internim në [[Kampi i Kuçit|kampin e Kuçit]], ku sëmuret dhe e shpiejnë në Spitalin e Burgut të Tiranës.<ref name=":0" /><ref name=":1">{{Cite web|url=http://www.panorama.com.al/enver-hoxha-mbetes-per-vjeshte-zbulohen-notat-ne-procesverbal/|title=Enver Hoxha mbetës për vjeshtë: zbulohen notat në procesverbal|date=22 korrik 2013|website=panorama.com.al|last=Ilnica|first=Elisabeta|publisher=[[Panorama]]}}</ref>
 
== Referencat ==
<references />
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Lindje 1897]]
[[Kategoria:Vdekje 1956]]
[[Kategoria:Zyra Sekrete]]
[[Kategoria:Njerëz nga Gjirokastra]]