[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 44:
}}
 
'''Gegërishtja''' ose '''Dialekti gegë''' (Geg. ''gegnisht'') është njëri nga dy [[dialektet]] e [[gjuha shqipe|gjuhës shqipe]], që flitet nga shqiptarët [[Gegët|gegëgeg.]]Përdorimi në veri të [[Shqipëria|Shqipërisë]], në [[Kosova|Kosovë]], në [[Maqedonia|Maqedoni]], në [[Turqi]] si dhe në [[Serbia|Serbi]] dhe [[Mali i Zi|Mal të Zi]].letrar
 
== Prejardhja e fjalës ==
[[Pashko Vasa]] për kuptimin e fjalëve ''gegëri'' dhe ''gegë'', mendon se duhet kërkuar tek [[Homeri]], saktësisht në rreshtat ku thotë se : ''Përtej maleve të Akrokeraunit banojnë gjigantët''. Sipas Pashko Vasës, fjala ''gjigas'', në greqisht do të thotë gjigant, vigan. Për argumenti jep një shkresë në të cilën ndër të tjera thotë se fjala Gjigaj (Gjikaj) dhe Gegaj, - janë i njëjti emër dhe kanë të njëjtin kuptim si në shqip po ashtu edhe në greqisht.<ref name=VehbiBala><tt>Vehbi Bala : PASHKO VASA - portret-monografi, botuar në : Pashko Vasa VEPRA 4, Rilindja, Prishtinë 1989.</tt></ref></tt><ref>[[:b:Hipi Zhdripi i Gjuhës/Kro240/7|Argumenti në fjalë]]</ref>
 
==Nëndialekte==
Gegërishtja në vetvete ka 2 nëndialekte, që gjeografikisht ndahen te [[lumi i Matit|lumi i shkumbin]]. [[Gegerishtja veriore]] shtrihet në të djathtë të Matit: në Mirditë, në Pukë, në Lumë, në Has, në malesinë e Gjakoves, në Kosove, në Maqedonin Veriperendimore, në Dukagjin, në Malesi të Madhe (në të dy anet e kufirit), në Shkodër e në rrethinat e saj, në krahinën e Krajes dhe të Ulqinit; ndërsa [[gegerishtja jugor]]e shtrihet në të majtë të Matit: në zonat e Elbasanit, të Durresit, të Tiranës, të Krujës, të Matit, të Lurës, të Peshkopisë e të Maqedonise Perendimore, prej Dibre deri në Shkup e Kumanove.
"Kufiri natyror" në mes të gegërishtes dhe [[toskë]]rishtes është [[Lumi Shkumbin]] në Shqipëri, që përshkon Shqipërinë e mesme nga lindja në perëndim.
 
==Gegë si klasifikim nënetnik ==
Gegë është po ashtu klasifikim nënetnik i shqiptarëve dhe përfshin banorët e viseve mbi Shkumbin, cekur më lart, ose folësit e gegërishtes. Trojet e banuara nga gegët janë njohur historikisht si [[Gegëri]], sidomos gjatë shek. XIX dhe kohës së [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes së Prizrenit]]. Gegnishtja nuk zotëron status zyrtar si gjuhë e shkruar e gjuhës shqipe.
 
== Veçanti të gegërishtes ==
 
=== Paskajorja ===
Paskajorja – me + pjesorja e foljes (p.sh. me punue, me kallëzue). Kjo veçanti e gegërishtes përdoren në shumicën e gjuhës dhe zë vendin e mënyrës lidhore të [[Gjuha standarde|gjuhës standarde]] në shumicën e rasteve. Mënyra lidhore që përdoret në standard lidhet me vetën dhe kohën (e tashme: p.sh. ''të punoj'' d.m.th. unë të punoj, ''të punosh'' d.m.th. ti të punosh etj., dhe e pakryer: të punoja, të punoje, etj.) ndërsa paskajorja e gegërishtes është gjithëpërfshirëse.
 
Shumë gjuhëtarë sot janë ithtarë të futjes së këtij lloji të paskajores në gjuhën standarde meqë një pjesë e madhe e shqiptarëve e përdorin në të folurën e përditshme. Këta gjuhëtare mendojnë se shqipja standarde do të ishte më e lehtë dhe me më shumë mundësi shprehëese e stilistike. Ky lloj i paskajores do të ofronte përkthime më adekuate në këtë rast: "To Be or Not To Be" (Shekspir: Hamleti, III-I). Shekspiri nuk thotë ''Ti, të jesh apo të mos jesh'', por thotë, pa iu drejtuar asnjë vete, as të dytës, as të tretës: “Me qenë a mos me qenë” (ose në variante më të skajshme: "me kânë a mos ke kânë"). Ndërkaq, një përkthim i tipit "për të qenë apo për të mos qenë" nuk tingëllon shqip.
 
=== Foljet kalimtare dhe jokalimtare ===
Megjithëse veprore, në gegërishte, shumë folje, si “me ardhë/vij”, në të kaluarën dhe kohë të tjera të së shkuarës paraprihen nga folja “me qenë/jam”. P.sh. “Jam ardhë dje, po nuk t’gjeta aty”. Sidoqoftë, këto folje mund të zgjedhohen edhe si në standard me “kam” përpara, por modeli i mësipërm është shumë i përhapur në Kosovë.
 
=== Fjalori i pasur ===
Gegërishtja ka shumë fjalë që nuk përfshihen në fjalorin e gjuhës standarde. Disa shembuj: ''me nirthtë'', ''me (i) mejt'' (p.sh. ''Më ka mejt krahu''), ''kacurret'' (plot, me spicë), ''ani'' (e ngjashme me pra por jo saktësisht), etj.
 
=== Zanoret hundore ===
Zanoret hundore (â, ê, î, ô, ŷ, û) e bëjnë gegërishten më të vështirë për t'u mësuar si dialekt (për shqiptarët) ose gjuhë e dytë (për të huajt që mësojnë shqipen gegë). Njëherësh, theksimi i tyre është dallimi kryesor në theks prej toskërishtes, duke e bërë atë më të butë për veshin.
Zanoret hundore zëvendësojnë thuajse plotësisht tingullin e theksuar "ë" që në gegërishte figuron si shkronjë për zgjatjen e zanores paraprijëse dhe shpesh quhet "e pa zâ" (e pa zë). Kur "ë"-ja shkon e patheksuar në toskërisht, në gegërisht ajo zgjat zanoret paraprake.
 
== Rotacizmi ==
 
Kjo është një teori shumë e mbështetur nga studimet. Shihet, për shembull se rotacizmi “n” në “r” ka ndodhur e jo “r” në “n”, çka dëshmon se gegërishtja ka ruajtur më shumë elemente të shqipes së vjetër. Këtë e zbulojmë prej fjalëve latine si psh. “virgin-” që në gegërishte sot është “virgjin” dhe në toskërisht/standard “i/e virgjër”, “inimicus” e gjetur në gegërishte si “anmik” dhe e transformuar në toskërisht/standard si “armik”.
 
== Tabelë krahasimi ==
 
{|border="1" cellspacing="0" cellpadding="4" class="wikitable"
!Standard !! Toskërisht !! Gegërisht
|-
| Shqipëri || Shqipëri || Shqypní
|-
| një || një || nji / njâ
|-
| nëntë || nëntë || nândë
|-
| është || është || âsht / â
|-
| bëj || bëj || bâj
|-
| emër || emër || êmën
|-
| pjekuri || pjekuri || pjekuni
|-
| gjendje || gjëndje || gjêndje
|-
| zog || zok || zog
|-
| mbret || mbret || mret
|-
| për të punuar || për të punuar || me punue
|-
| rërë || rërë || rânë
|-
| qenë || qënë || kjênë / kânë
|-
| dëllinjë || enjë || bërshê
|-
| baltë || llum || lloq
|-
| cimbidh || mashë || danë
|-
| frikë|| frikë|| tutë
|-
| derr || derr || thî
|-
| gjel|| këndez|| knues
|-
| mundem || mundem || muj
|-
| dhelpër || dhelpër || skile ose dhelpën
|-
| syri || syri || syni
|-
| nëna || nëna || nana
|-
| gënjej || gënjej || rrej
|-
| qumështj || qumësht || tamël
|-
| fshat || fshat || katun
|-
| gjalpë || gjalpë || tlyn
|-
| truri || truri || truni
|-
| mbush || mbush || mush
|-
| ndoshta || ndoshta || nashta
|-
| vend || vend || ven
|}
( ˆ ) shënon zanoret hundore, të cilat janë tipar i gegërishtes.
 
== Përdorimi letrar ==
Dokumentet më të vjetra të shqipes janë shkruar në gegërishte. Këto përfshijnë "Formulën e pagëzimit" të [[Pal Engjëlli]]t, "[[Meshari]]n" e [[Gjon Buzuku]]t, "[[Çeta e profetëve|Çetën e profetëve]]" nga [[Pjetër Bogdani]], veprat e [[Pjetër Budi]]t, [[Frang Bardhi]]t etj. Në gegërisht u shkruan edhe kryevepra të letërsisë shqiptare si "[[Lahuta e Malcís]]" e [[Gjergj Fishta|Gjergj Fishtës]], si dhe u kodifikua [[Kanuni i Lekë Dukagjinit]] nga [[Shtjefën Gjeçovi]].