Perandoria Bizantine: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Hari ne goje: Rregullova titullin
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
v U kthye versioni 1899386 i bërë nga 217.21.150.214 (diskutimet)
Etiketa: Undo
Rreshti 166:
Më e rëndësishme për historinë ushtarake dhe politike sesa detajet teologjike të konfliktit ishte impakti që Monofizizmi shkaktoi në disa rajone të botës mesdhetare. Duke qenë një formulë që shprehte rezistencë ndaj sundimit perandorak të Konstandinopojës, Monofizizmi qëndroi në Egjipt dhe Siri. Derisa këto dy provinca u pushtuan nga islamikët në shekullin e 7-të, secili perandor duhej në njëfarë mënyre të përballej me tendencat separatiste të shprehura me anë të herezisë. Ai duhej ose të merrte armët kundër Monofizizmit dhe të përpiqej ta zhdukte me forcë, ose të formulonte një doktrinë që do mund të përziente atë me Diofizizmin, ose të besonte vetë te kjo herezi. Asnjë nga këto të treja nuk qenë të suksesshme dhe armiqësia fetare nuk ishte më e pakta nga pakënaqësitë që çuan Egjiptin dhe Sirinë t’iu dorëzoheshin me lehtësi pushtuesit arab. Nëse perandori lindor donte të rivendoste kontrollin mbi Perëndimin, ai duhet të zbulonte një formulë që do kënaqte ortodoksinë perëndimore duke mos armiqësuar Monofizizmin lindor.<ref>{{harvnb|Mango|2007|pp=108–109, 115–125}}</ref>
 
=== Perandoria në fund të shekullit të 5-të ===
===Hari ne goje===
 
Nën sundimin e [[Anastasit I]] (491–518), të gjitha tendencat e shekullit të 5-të gjetën fokusin e tyre: ndjenja e Romanitetit, që kërkonte një romak dhe jo një izaur apo gjerman si perandor, konflikti mes ortodoksisë dhe monofizizmit dhe vazhdimi i lulëzimit ekonomik në Lindje. I vlerësuar dhe zgjedhur si perandori ortodoks dhe romak që do i jepte fund hegjemonisë së izaurëve dhe aktiviteve të urryera të heretikëve monofizitë, Anastasi arriti objektivin e parë por dështoi në të dytin. Ndonëse ai mundi izaurët dhe i çoi shumë prej tyre në vendlindjen anadollake, ai gradualisht filloi të mbështesë herezinë monofizite megjithë deklarimet e ortodoksisë që bëri në kurorëzim. Nëse politikat e tij fituan mbështetës në Egjipt dhe Siri, ato armiqësuan nënshtetasit e tij ortodoksë dhe në fund çoi në luftë civile dhe trazira.