Ismail Kadare: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1906776 i bërë nga Iskenderije (diskutimet) vandalizim dhe fyerje. Shto ca te duash por mos hic
Etiketa: Undo
Rreshti 67:
Pas publikimit të dy romaneve me temë historike, Kadare u përball me kritika pse nuk po shkruante për tema "aktuale", si "ndërtimi i socializmit". Për t'ua mbyllur njëherë e mirë gojën kritikëve, ai vendosi të shkruante një roman me temë prishjen e lidhjeve mes Shqipërisë dhe vendeve tjera komuniste. Meqë Enver Hoxha kishte qenë një nga aktorët kryesorë në mbledhjen e 81 krerëve të partive komuniste të botës, e cila u mbajt në Moskë në nëntor 1960, Kadare e bëri edhe atë personazh. Për të shmangur glorifikimin e tij ai iu lut autoritetve ta lejonin t'i shikonte procesverbalet e mbledhjes së Moskës dhe të merrte shënime nga to. Kështu Kadare e paraqiti ngjarjet në roman ashtu siç e dëshmonin dokumentet.{{sfn|Morgan|2011|p=128}}
 
[[Skeda:Dimri i madh.JPG|thumb|160px|left| Kopertina e botimit të dytë, të censuruar të "Dimrit të vetmisë së madhe"]] Në roman paraqiteshin edhe pasojat e ndarjes së Shqipërisë prej vendeve tjera komuniste, pesimizmi i njerëzve, shpresat e disa pjesëve të shoqërisë për rrëzimin e komunizmit etj. Romanin e titulloi "[[Dimri i vetmisë së madhe]]" dhe e çoi në shtyp në fillim të vitit 1973. Ai ishte i bindur se në të kishte paraqitur një tablo të zymtë të komunizmit dhe udhëheqësve komunistë, dhe që ishte ndryshe nga romanet e realizmit socialist, meqë ishte i zymtë, në të paraqiteshin fantazma ministrash të vrarë etj.
 
Kur u botua romani, ai u prit jashtëzakonisht keq. Disa ditë pas botimit, në shtyp shpërtheu një fushatë masive kundër Kadaresë, e cila zgjati muaj me radhë. Në të u përfshinë fshatarë, punëtorë, studentë, ushtarë, kritikë, studiues, zyrtarë të lartë; shkurt, i gjithë mekanizmi i propagandës komuniste. Kadare u akuzua për mungesë "pozitiviteti" dhe "patriotizmi socialist", për "shtrembërim të historisë së prishjes me Bashkimin Sovjetik", ironizim të "parimeve të socializmit", "futjen e teorive borgjeze të revolucionit seksual", dhe "përkrahje të fshehtë të liberalizmit".<ref name="Gazeta shqip">{{cito uebin|author=Gazeta Shqip|title=Disidenca te “Dimri i madh”|url=http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/09/05/disidenca-te-dimri-i-madh/|website=Gazeta Shqip|accessdate=30 Shtator 2017|date=5 Shtator 2014}}</ref> Vetë ministri i brendshëm [[Kadri Hazbiu]] u deklarua lidhur me romanin: "''lexova dyzet faqe dhe pështyva dyzet herë''".<ref>{{cite book |author=Peter Morgan|title=Ismail Kadare: shkrimtari dhe diktatura, 1957-1990 |publisher=Shtëpia botuese 55|place=Tirana |date=2011 |ISBN=9789928106124|page=153}}</ref><ref>{{cito uebin|title=Kadri Hazbiu pështyu kur lexoi "Dimrin e vetmisë së madhe"|url=https://www.pressreader.com/albania/gazeta-shqiptare/20111109/282029029019765|website=Press reader|publisher=Gateza Shqiptare|accessdate=30 Shtator 2017|date=9 November 2011}}</ref> Në maj të atij viti iu paraqitën Komitetit Qendror kërkesa për ta hequr veprën nga qarkullimi.<ref name="Gazeta shqip"/>{{sfn|Morgan|2011|p=153}} Enver Hoxha qëndroi i heshtur{{sfn|Morgan|2011|p=153}} dhe reagoi vetëm dy muaj pas fillimit të fushatës. {{sfn|Fevziu|2011|p=153}} Kur gjatë një vizite në Elbasan u pyet rastësisht se çfarë mendonte për romanin, ai u shpreh se ai kishte të meta por qëndrimi i partisë në Moskë ishte paraqitur në mënyrë korrekte. Enver Hoxha ndalimin e mundshëm të romanit e hodhi poshtë nën arsyetimin se nëse ndalohej një roman antisovjetik, në Moskë këtë mund ta merrnin si shenjë se qarqet sovjetike në Shqipëri ishin ende të forta. Kaq mjaftoi që fushata të ndalej.
Kadare u detyrua ta rishikonte disa herë romanin sipas udhëzimeve nga lart. Pas disa përpunimeve ai u ribotua në vitin 1977 nën titullin e ndryshuar "Dimri i madh" dhe u përkthye edhe në frëngjisht.{{sfn|Morgan|2011|p=153-157}}