[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v →‎top: rregullime te pergjithshme duke përdorur AWB
vNo edit summary
Rreshti 59:
Irani ishte pjesë fitimprurëse për [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës|SHBA'në]], [[Anglia|Anglinë]], [[Rusia|Rusinë]]. Në vitin 1942 u nënshkrua një marrëveshje e cila edhe me Konferencën e Teheranit të mbajtur në vitin 1943 parashihte të ndërtohet nga këto tri shtete. Por [[Rusia]] vazhdoi me qëndrimin socialist dhe krijoi dy krahina autonome brenda Iranit, një të Azerëve, dhe një të Kurdëve. Me largimin e [[Rusia|Rusisë]] nga Irani, me forcë janë përfunduar krahina autonome e Kurdëve, dhe Azerëve.
 
== [[Revolucioni IslamikIslam]] ==
[[Skeda:Imam_Khomeini_in_Mehrabad.jpg|thumbparapamje|majtë|Homeini kthehet në Iran]]
Për Kapitalizmin e Iranit Shahu përgatiti reforma, të cilat e parashihnin reformat tokësore, reformat e zgjedhjeve dhe mundësinë e votimit të grave sollën pakënaqësi në radhët e esnafëve dhe ulemave. Në këtë mënyrë u krijua një grup dijetarësh dhe shtresës së ulët që ishin kundër reformave të Shahut. Pas kundërshtimit të ulemave për të drejtën e votës për gratë në Iran filluan të rriten tensionet ku edhe nëpër protesta të ndryshme vdiqën njerëzit. Në këtë periudhë filloi të pëshpëritet emri [[Ruhollah Homeini]]. Në ngjarjet e ndodhura në Iran Homeini u zgjodh fajtorë dhe u burgosë 18 muaj. Me lirimin e tij Homeini haptas e kritikoi [[Shtetet e Bashkuara të Amerikës]]. Me urdhrin e gjeneralit Hasan Pakravan, Homeini shpërngulet nga Irani. Fillimisht Homeini jetoi në [[Turqia|Turqi]], më pas në [[Iraku|Irak]] dhe në fund shkoi në [[Franca|Francë]].
 
Revolucioni Iranian njihet edhe si Revolucioni Islamik. Në janar të vitit 1978 filluan protesta të mëdha të popullatës kundër Shahut. U bënë greva dhe ekonomia e vendit arriti në një krizë të madhe. Pas kësaj Shahu në shkurt të vitit 1979 iku nga Irani, dhe me ikjen e tij '''Ajatollah Ruhollah Homeini''' vendosi të kthehet në Iran ku në Aeroportin e Teheranit pritja ishte shumë madhështore. Më [[1 prill]] [[1979]] Irani zyrtarisht u shndërrua në '''Republikë Islamike'''. Në dhjetor të vitit 1979 shteti e konfirmoi '''Kushtetutën Teokratike''' dhe si Lider Suprem u zgjodh [[Ruhollah Homeini]].
 
Pas kësaj u ndalua muzika dhe gazetat. [[Beni Sadr]] u zgjodh Kryetar i shtetit.
 
Ky Revolucion me shpejtësinë e zhvillimit ishte burim quditësor për botën, mbase nuk kishte as rezistencë ushtarake, as kundër kryengritje. Marksistët dhe Nacionalistët të cilat luftuan krah për krahë kundër Shahut, pas vendosjes të Republikës Islamike, u vranë nga autoritetet Iraniane me urdhërin e Ruhollah Homeinit.