Ndryshimi mes inspektimeve të "Liqeni"

336 bytes removed ,  1 vit më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
'''Liqeni'''
'''Liqeni''' është një gropë e thellë në sipërfaqen e tokës e mbushur me ujë, që nuk lidhet me detin, dhe në fund që shtrihet nën nivelin e ujit e ujit nëntokësor. Sipas natyrës së krijimit, liqenet ndahen në natyrore dhe artificiale.<ref>Staneci Dr, Jahi, Fjalori i Gjeomodfologjisë, Libri shkollor , Prishtinë 2004.fq.235</ref>
 
Liqeni është një burim i rëndësishëm për njeriun. Ashtu si lumi, na furnizon me ujë dhe me një shumëllojshmëri peshqish. Liqeni është dhe një rrugë komunikimi. Lundrat, tragetet dhe barkat lundrojnë në ujërat e liqeneve dhe lidhin vendet që ndodhen përgjatë brigjeve. Liqenet, sidomos kur janë të mëdhenj dhe të thellë, zbutin klimën e mjedisit përreth. Nxehtësia e thithur nga ujërat gjatë verës vjen ngadalë në sipërfaqe gjatë dimrit dhe e ngroh ajrin. Klima e butë lejon kultivimin e ullinjve, vreshtave, agrumeve dhe luleve edhe kur këto vende janë pranë malit. Në brigjet e liqeneve, nga klima e butë dhe bukuritë e peizazhit, turistët janë të pranishëm thuajse gjatë gjithë vitit. Ata zhvillojnë sporte ujore, si : notin, vozitjen me barkë dhe peshkimin. Në vendin tonë njihen liqeni i Pogradecit (Ohrit), (Shkodrës), Prespës, liqenet e Lurës, etj.