Plani Marshall: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎top: përmirësime teknike, zëvendësova: Qershor → qershor duke përdorur AWB
v ~xhonimerko~~ vendosa foton e planit
Rreshti 1:
[[Skeda:US-MarshallPlanAid-Logo.svg|parapamje|Logo e Planit Marshall]]
Programi i ndihmës për rindërtim (ERP), njohur gjerësisht si një koncept ekonomiko-politiko-historik tashmë me emrin plani "Marshall", ishte programi më i rëndësishëm amerikan për ringjalljen ekonomike të kontinentit [[Evropa|evropian]] (në fakt arriti të përfitonte vetëm pjesa perëndimore e tij) pas përfundimit të [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]]. Programi në fjalë u iniciua nga ish-sekretari amerikan i Shtetit për Punët e Jashtme (mandati i të cilit në këtë post zgjati nga 1947-1949) dhe më pas, mbajtës i çmimit "Nobel" për paqe në vitin 1953, George C. Marshall. Plani që u pagëzua me emrin e tij u përpunua më pas nga ekspertët e Departamentit të Shtetit, William L. Clayton dhe George F. Kennan. Për nisjen e vënien në jetë të këtij plani pati tri arsye bazë: ndihma për popujt evropianë në nevojë e pjesërisht të kërcënuar seriozisht nga uria, si pasojë e një lufte, më shkatërrimtarja që njerëzimi kishte përjetuar ndonjëherë, pengimi i zgjerimit të ideve, praktikave e ndikimit sovjetik në kontinent, si dhe arritja e një tregu funksional që do të bënte të mundur shitjen e produkteve të ndërmarrjeve amerikane me mbiprodhim.