[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 85:
Gjate shekullit te 19-te, struktura shoqerore ndryshoi rrenjesisht. Nje klase fermeresh te pavarur u formua pasi reformat lejuan fshataret te ri-blinin tokat e tyre, edhe pse perseri shume fshatare pa toke mbeten. Gjithashtu u zhvillua nje [[proletariat]] urban ne rritje dhe nje [[borgjezi]] letoneze gjithnje e me influenciale. Levizja e Letonezve te Rinj (letonisht: ''Jaunlatvieši)'' shtroi themelet per nacionalizmin qe nga mesi i shekullit, ku shume nga drejtuesit e te cilit kerkonin mbeshtetjen e Sllavofileve kundrejt rendit shoqeror qe dominohej nga gjermanet. Rritja e perdorimit te gjuhes letoneze ne literature dhe shoqeri u njoh si [[Zgjimi i Pare Kombetar]]. Rusifikimi filloi ne Latgale pasi polaket drejtuan [[Kryengritjen e Janarit]] me 1863: kjo u shpernda ne pjesen tjeter te Letonise nga vitet 1880. Letonezet e Rinj u eklipsuan gjeresisht nga [[Rryma e Re]], nje levizje e gjere politike dhe shoqerore majtiste, ne vitet 1890. Pakenaqesia popullore shpertheu ne Revolucionin Rus te 1905, i cili mori karakter nacionalist ne provincat Baltike.
 
Gjate ketyre dy shekujve Letonia perjetoi nje bum ekonomik dhe te ndertimit - portet u zgjeruan (Riga u be porti me i madh ne Perandorine Ruse), u ndertuan hekurudha; fabrika te reja, banka, dhe nje Universitet u krijuan; shume ndertesa banimi, publike (teatre dhe muzeume) u ndertuan. Disa nga bulevardet e Riges dhe disa lagje jashte Qytetit te Vjeter datojne nga kjo periudhe.{{Kryesor|Historia e Letonisë}}
 
=== Deklarimi i pavaresise ===
[[Lufta e Parë Botërore|Lufta e Pare Boterore]] e shkaterroi territorin e asaj qe u be shteti i Letonise, dhe pjese te tjera perendimore te Perandorise Ruse. Kerkesat per vetevendosje ishin fillimisht te kufizuara ne autonomi, derisa nje vakum u krijua nga Revolucioni Rus i 1917, ndjekur nga [[Traktati i Brest-Litovsk]] midis Gjermanise dhe Rusise ne mars 1918, dhe me pas armepushimi i Aleateve me Gjermanine me 11 nentor 1918. Me 18 nentor 1918 ne Riga, [[Keshilli i Popullit te Letonise]] shpalli pavaresine e vendit, me [[Kārlis Ulmanis]] qe u be kreu i qeverise se perkohshme. Perfaqesuesi gjeneral i Gjermanise [[August Winnig]] formalisht dorezoi pushtetin politik te qeveria e perkohshme letoneze me 26 nentor.
 
Lufta e pavaresise qe ndoqi ishte pjese e nje periudhe pergjithesisht kaotike te luftrave civile dhe per kufij ne [[Evropa lindore|Europen Lindore]]. Ne pranveren e 1919, kishte tre qeveri: qeveria e perkohshme e [[Kārlis Ulmanis]], qe mbeshtetej nga Keshilli i Popullit te Letonise; Qeveria Sovjetike Letoneze e drejtuar nga [[Pēteris Stučka]], e mbeshtetur nga [[Ushtria e Kuqe]]; dhe qeveria e perkohshme e drejtuar nga [[Andrievs Niedra]] e mbeshtetur nga [[Baltische Landeswehr]] (Ushtria Territoriale Baltike) si dhe njesiti [[Divizioni i Hekurit]] i [[Freikorpave]] gjermane.
 
Forcat estoneze dhe letoneze i mposhten gjermanet ne [[Betejen e Wenden]] ne qershor 1919, dhe nje sulm madhor nga nje force kryesisht gjermane-Ushtria Vullnetare Ruse e Perendimit-nen [[Pavel Bermondt-Avalov]] u perballua me sukses ne nentor. Letonia lindore u spastrua nga forcat e Ushtrise se Kuqe nga trupat letoneze dhe polake ne fillim te vitit 1920.
 
Nje asamble kushtetuese e zgjedhur lirisht u mblodh me 1 maj 1920, dhe miratoi nje kushtetute liberale (''Satversme'') ne shkurt 1922. Kushtetuta u pezullua pjeserisht nga Kārlis Ulmanis pas grushtit te tij te shtetit ne 1934 por u ri-konfirmua ne 1990. Kjo kushtetute eshte akoma ne fuqi ne Letoni sot (me disa ndryshime). Me pjesen me te madhe te bazes industriale te Letonise te evakuuar ne brendesi te Rusise ne 1915, reforma radikale agrare ishte pikepyetja kryesore politike ne shtetin e ri. Ne 1897, 61.2% e popullsise rurale nuk kishte toke; ne 1936 kjo perqindje ishte ulur ne 18%.
 
Ne vitin 1923, madhesia e tokave te kultivuara tejkaloi nivelin e para-luftes. Inovacioni dhe produktiviteti ne rritje cuan ne rritje shume te shpejte te ekonomise, por ajo vuajti pasojat e [[Depresioni i madh|Depresionit te Madh]]. Letonia shfaqi shenja te permiresimit ekonomik, dhe elektorati kishte levizur ne menyre te qendrueshme drejt qendres gjate periudhes parlamentare. Ne 15 maj 1934 Ulmanis organizoi nje grusht shteti paqesor, duke formuar nje regjim diktatorial nacionalist qe zgjati deri ne vitin 1940. Pas 1934, Ulmanis formoi korporata qeveritare per te blere firma private me qellim "letonizimin" e ekonomise.{{Kryesor|Historia e Letonisë}}
 
== Politika ==