[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 99:
 
=== Letonia gjate Luftes se Dyte Boterore ===
Heret ne mengjesin e 24 gushtit 1939, [[Bashkimi Sovjetik]] dhe [[Gjermania Naziste|Gjermania naziste]] nenshkruan nje pakt 10 vjecar qe premtonte mos-sulmimin ndaj njera-tjetres, pakt ky i njohur ndryshe si Pakti Molotov-Ribbentrop. Pakti permbante nje protokoll sekret te zbuluar vetem pas luftes, sipas se cilit shtetet e europes veriore dhe asaj lindore do te ndaheshin ne sfera influence gjermane dhe sovjetike. Ne veri, Letonia, [[Finlanda]] dhe Estonia ishin caktuar ne sferen sovjetike. Nje jave me vone, ne 1 shtator 1939 Gjermania dhe nje jave me vone ne 17 shtator, Bashkimi Sovjetik, pushtuan Polonine.{{Kryesor|Historia e Letonisë}}
 
Pas permbylljes se paktit Molotov-Ribbentrop, shumica e gjermaneve baltike u larguan nga Letonia me marreveshje te qeverive te Ulmanis dhe asaj gjermane nen programin [[Heim ins Reich]] (politike e jashtme e ndjekur nga Hitleri me qellim zhvendosjen e gjermaneve etnik brenda territoreve te kontrolluara nga Gjermania Naziste). Ne total 50,000 gjermane baltik u larguan deri ne afatin qe ishte dhjetori i vitit 1939, 1,600 qendruan per te mbyllur bizneset ose pune qe mund te kishin mbetur dhe 13,000 zgjodhen te qendronin ne Letoni. Shume nga ata qe mbeten u larguan per ne Gjermani ne veren e 1940, kur u ra dakord per nje skeme te dyte zhvendosjeje. Ata qe u aprovuan sipas kritereve racore u vendosen kryesisht ne Poloni, ata perfituan toke dhe biznese ne kembim te parave qe kishin perftuar nga shitja e aseteve te meparshme.
 
Me 5 tetor 1939, Letonia u detyrua te pranonte nje pakt "ndihme te ndersjelle" me Bashkimin Sovjetik, duke i dhene atyre te drejte per te stacionuar 25,000 deri ne 30,000 trupa ne territorin letonez. Administratoret shteteror u zevendesuan me ato sovjetike. Zgjedhje u mbajten me vetem nje kandidat qe ishte pro-sovjetik per shume pozicione te ndryshme. Asambleja popullore qe rrjedhoi nga keto zgjedhje menjehere kerkoi futjen e Letonise ne Bashkimin Sovjetik, gje e cila u pranua. Me pas ne Letoni u vendos nje qeveri kukull nen drejtimin e [[Augusts Kirhenšteins]]. Bashkimi Sovjetik e perfshiu Letonine me 5 gusht 1940 si [[Republika Socialiste e Letonise]].
 
Sovjetiket i trajtuan ashper armiqte - para [[Operacionit Barbarossa]], ne me pak se nje vit te pakten 34,250 letoneze u vrane ose u debuan. Shumica u debuan ne Siberi ku vdekjet arrinin deri ne 40%, me oficeret e ushtrise letoneze qe vriteshin ne vend.
 
Me 22 qershor 1941 trupat gjermane sulmuan ato sovjetike si pjese e Operacionit Barbarossa. Disa kryengritje spontane te letonezeve kunder Ushtrise se Kuqe ndihmuan gjermanet. Me 29 qershor ata arriten ne Riga dhe me trupat sovjetike te vrara, zena rob ose ne terheqje, ne fillim te korrikut Letonia ishte nen kontrollin e forcave gjermane. Pushtimi u ndoq menjehere nga trupat SS te cilet do te vepronin ne perputhje me ate qe quhej [[Generalplan Ost]] (Masterplani per lindjen, ishte plani i qeverise naziste per spastrimin etnik dhe kolonizimin ne shkalle te gjere te europes qendrore dhe lindore) i cili kerkonte qe popullsia e Letonise te pergjysmohej.
 
Nen pushtimin gjerman, Letonia administrohej si pjese e [[Reichskommissariat Ostland]] (organizim politiko-territorial). Njesite paramilitaresh dhe policesh me kohe te pjesshme u formuan dhe moren pjese ne [[Holokausti|Holokaust]] dhe krime te tjera. 30,000 hebrenj u qelluan ne Letoni gjate vjeshtes se 1941. 30,000 hebrenj te tjere nga geto e Riges u vrane ne pyllin Rumbula ne nentor dhe dhjetor 1941 per te ulur mbipopullimin ne geto dhe per te bere me shume vend per hebrenjte qe silleshin nga Gjermania dhe perendimi. Kishte nje nderprerje te luftimeve, pervec veprimtarive partizane, deri pas [[Rrethimit te Leningradit|rrethimit te Leningradit]] qe perfundoi me janar 1944 kur trupat sovjetike perparuan, duke u futur ne Letoni ne korrik dhe duke marre Rigen me 13 tetor 1944.
 
Me shume se 200,000 qytetare letoneze u vrane gjate Luftes se Dyte Boterore, duke perfshire rreth 75,000 cifute letoneze te vrare gjate pushtimit nazist. Ushtaret letoneze luftuan ne emer te te dy aneve gjate luftes por me se shumti me anen gjermane me 140,000 burra ne [[Legjionin Letonez]] te [[Waffen-SS]], Divizioni 308 Letonez i pushkeve u formua nga Ushtria e Kuqe ne 1944. Me raste, sidomos ne 1944, trupat letoneze te te dy kraheve luftuan kunder njeri-tjetrit. {{Kryesor|Historia e Letonisë}}
 
== Politika ==