[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1942520 i bërë nga Gelaaden (diskutimet)
Etiketa: Undo
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Xhihadi''' ose '''xhihati''' ([[Gjuha arabe|ar]]. جهاد‎ ''''jihād'''') është një fjalë me prejardhje arabe që domethënë ''mundim'', ''përpjekje'', ''sprovë'' në dalëzotje të [[Islami|Islamit]]. Mund të marrë hijëzime të ndryshme për nga kuptimi, si përshembull "përpjekje kundrejt prirjeve të liga të dikujt", "përpjekje në përmirësimin moral të shoqërisë", por rëndom asociohet edhe me kuptimin e luftës. Në [[Sheriati|Sheriat]] termi lidhet me luftën kundër [[Qafiri|jobesimtarëve]], ndërsa studjues bashkëkohorë e bashkëshoqërojnë termin me luftëbërjen mbrojtëse. Ndër [[sufitë]] dhe bashkësitë e devotshme, xhihadi moral dhe shpirtëror nënvizohet tradicionalisht si ''xhihadi i madh''. Kjo vjen nga kategorizimi që i është bërë që në kohën e [[Muhammedi|Muhammedit]], duke u ndarë në ''xhihadin e brendshëm'' (''xhihadi i madh'') dhe në ''xhihadin e jashtëm'' (''e vogël''), që përvijohet duke u ndarë në ''xhihadin e pendës'' dhe ''xhihadin e shpatës''.
 
Vetë fjala paraqitet në [[Kurani|Kuran]] me vështrime si ushtarake si joushtarake, shpeshherë në shprehinë "sprovë në rrugën e Zotit (ar. ''al-jihad fi sabil Allah'')". Kadinjtë dhe ulematë e periudhës klasike e shoqëronin termin më së shumti me vështrimin e tij ushtarak, shpeshherë e formuluar si "luftë për Zotin dhe e shpërblyer prej Tij".<ref name=":0">Shih për shembull: Francis E. Peters: ''The Monotheists: The peoples of God''. Princeton University Press, 2003. f. 269: „…the Muslim notion of holy war (jihad)…“; W. Montgomery Watt: ''Islam and the Integration of Society''. Routledge, 1998. f. 61: „The idea of the ''jihad'' or holy war seems to have developed gradually during the Medinan period.“ Shih më poshtë edhe titujt në paragrafin e literaturës.</ref><ref>Marrë nga Patricia Crone: ''Medieval Islamic Political Thought''. Edinburgh University Press, 2005. f. 363</ref> Përpunuan gjithashtu një normativë, ku xhihadi nuk dëmton mospjesëmarrësit në luftë. Në kohët e sotshme kuptimi juridik i është vënitur dhe ka marrë një vështrim tjetër në diskursin ideologjik e politik. Kohët e fundit ka marrë vëmendje të madhe për shkak të përdorimit të fjalës nga organizatat terroriste.