Rrethimi i Shkodrës (1912-13): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 13:
 
=== Lufta e Krajës ose e Taraboshit ===
Nga [[Freskanjeli|Fraskanjeli]] e deri në [[Pulaj]], përgjatë Bregut të Bunës, gjëmoi pushka e artileria mes malazezëve e popullsisë kufitare që përkrahte osmanët. Më 11 tetor filloi i pari sulm i madh, dhe për ta pritur rrezikun fortifikimit në [[Taraboshi|Tarabosh]], një forcë e fuqive të caktuar aty nën komandën e majorit Sadedin Bej u shkëput për t'ia ndaluar avancimin armikut.<ref name=":0" /> Fuqia osmane i doli para malazezëve në Kodraç, e lufta u ashpërsua kur ushtria osmane prej Vallasit mori drejtimin drejt Bobotit. Beteja zgjati 6 orë dhe u kurorëzua me fitoren e njësive osmane.<ref>{{Harvnb|Bushati|1998|page=449.}}</ref>
 
=== Rrethimi ===
Që më 16 tetor, nga [[Kopliku]] malazezët u drejtuan nga Fusha e Shtojit; bateritë e artilierisë së tyre nga [[Muriqan|Muriqani]] gjuanin fortifikimet e Taraboshit dhe në lindje po shtriheshin nga [[Drishti]], [[Mesi]] e [[Myselimi]] - ku veprimet e armikut, djegia e shtëpive, qëmtohej nga [[Kalaja e Shkodrës|kalaja]].<ref>{{Cite book|title=Ditët e mbrame të Turqisë në Shkodër ase Rrethimi i Qytetit 1912-1913|last=Rrota|first=Justin|publisher=Botime Françeskane|year=2010|isbn=9789995678371|location=Shkodër|pages=31|authorlink=Justin Rrota|origyear=1963}}</ref> Pasditen e 18 tetor malazezët kishin përparuar deri në Fushën e Shtojit dhe ishin duke marshuar drejt [[Lumi i Kirit|Kirit]].<ref name=":3" /> Më 28 tetor malazezët kaluan Kirin dhe ditën në vazhdim arritën deri në Bardhajn e Madh, por aty humbën në dredhat e lumit, prroskat e vreshtat dhe u zhvillua një betejë e tmerrshme, të vrarët e të plagosurit e së cilës shkonin në mijëra sipas dëshmive. Fuqitë malazeze që shpëtuan, shpëtuan në sajë të [[Shala|shaljanëve]] që i ndihmuan.<ref>{{Harvnb|Ikonomi|2016|page=42.}}</ref>
 
== Referencat ==