[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 183:
Dokumentet më të vjetra të shqipes janë shkruar në gegërishte. Këto përfshijnë "Formulën e pagëzimit" të [[Pal Engjëlli]]t, "[[Meshari]]n" e [[Gjon Buzuku]]t, "[[Çeta e profetëve|Çetën e profetëve]]" nga [[Pjetër Bogdani]], veprat e [[Pjetër Budi]]t, [[Frang Bardhi]]t etj. Në gegërisht u shkruan edhe kryevepra të letërsisë shqiptare si "[[Lahuta e Malcís]]" e [[Gjergj Fishta|Gjergj Fishtës]], si dhe u kodifikua [[Kanuni i Lekë Dukagjinit]] nga [[Shtjefën Gjeçovi]].
 
Përveç se flitet nga shqiptarët gegë, gegërishtja ka qenë dialekt zyrtar në Shqipëri para [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]] dhe në Kosovë deri më [[1968]]. Shumë mërgimtarë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri kanë vazhduar ta përdorin gegërishten në letrat e tyre. Sot gegërishtja përkrahet si dialekt dhe përdoret aty-këtu nga botime të ndryshme në Shqipëri e në Kosovë. Përkrahësit e gegërishtes janë kryesisht letrarë nga [[Shkodra]], [[Tirana]] dhe [[Prishtina]].
 
Formula e Pagëzimit e ritit latin (8 nëntor 1462) e Pal Ëngjëllit ( 1417-1469), kryepeshkop i Durrësit dhe bashkëpunëtor i ngushtë dhe këshilltar i Skënderbeut, është shkruar gegërisht, në Mat, dhe me alfabet latin. " Un' të pagëzoj pr'emënit Atit e t'birit e t'shpirtit shenjt".
 
== Shqipja standarde dhe gegërishtja ==