Heinrich Himmler: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Heinrich Luitpold Himmler''' (7 tetor 1900 - 23 maj 1945) ishte ''[[Reichsführer]]'' i ''[[SS|Schutzstaffel]]'' (skuadroni i mbrojtjes; SS), dhe një anëtar drejtues i [[Partia Naziste|Partisë Naziste]] (NSDAP) të [[Gjermania|Gjermanisë]]. Himmler ishte një nga njerëzit më të fuqishëm në Gjermaninë naziste dhe midis atyre me përgjegjësi direkte për [[Holokausti|Holokaustin]].
 
Si anëtar i një batalioni rezervë gjatë Luftës së Parë Botërore, Himler nuk mori pjesë në shërbimin aktiv. Ai studioi agronomi në universitet dhe u bashkua me Partinë Naziste në vitin 1923 dhe SS-në në 1925. Në 1929, ai u caktua ''Reichsführer-SS'' nga Hitleri. Përgjatë 16 viteve në vijim, ai e ktheu SS-në nga një batalion 290 vetësh, në një grup paramilitar me 1 milion anëtarë dhe duke ndjekur urdhrat e Hitlerit për të themeluar [[kampe përqendrimi]]. Ai njihej për aftësitë e mira organizative dhe për përzgjedhjen e vartësve tejet të aftë siç ishte dhe [[Reinhard Heydrich]] në vitin 1931. Që nga 1943 dhe më pas, ai ishte shef i policisë gjermane dhe Ministër i Brendshëm, duke mbikqyrur të gjitha forcat e policisë dhe sigurisë të brendshme dhe të jashtme duke përfshirë dhe [[Gestapo|Gestapon]] (policia sekrete). Himler kishte një interes të madh gjatë gjithë jetës së tij për [[Okultizmi|okultizmin]], duke interpretuar besimet neopaganiste gjermanike dhe ''[[Völkisch]]'' për të promovuar politikën racore të Gjermanisë naziste dhe duke përfshirë rituale dhe simbolizmin [[Ezoterika|ezoterik]] në SS.
 
Në emër të Hitlerit, Himler krijoi ''[[Einsatzgruppen]]'' dhe ndërtoi [[kampe shfarosjeje]]. Si lehtësues dhe mbikqyrës i kampeve të përqendrimit, Himler drejtoi vrasjen e 6 milionë [[çifutëve]], 200,000-500,000 [[Romët|romëve]], dhe viktimave të tjera; numri total i civilëve të vrarë prej regjimit përafrohet në 11-14 milionë njerëz. Shumica e tyre ishin qytetarë polakë dhe sovjetikë.
 
Vonë gjatë [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]], Hitleri e caktoi Himlerin për një kohë të shkurtër si komandant ushtarak dhe më vonë si Komandant i Ushtrisë Zëvendësuese dhe gjeneral i plotfuqishëm për administrimin e të gjithë Rajhut të Tretë. Duke kuptuar se lufta ishte humbur, Himler u përpoq të hapte bisedime paqeje me [[Aleatët e Luftës së Dytë Botërore|Aleatët]] pa dijeninë e Hitlerit pak para përfundimit të luftës. Kur e mori vesh, Hitleri e shkarkoi nga çdo post dhe urdhëroi arrestimin e tij. Himler u përpoq të fshihej por u kap dhe u arrestua nga britanikët sapo identiteti i tij u bë i ditur. Gjatë arrestit britanik ai vrau veten më 23 maj 1945.
 
[[Kategoria:Vdekje 1945]]