[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 36:
== Historia ==
[[Skeda:Berat 1830.png|thumb|Berati ne vitin 1830]]
[[Skeda:Berati i 1001 dritareve.jpg|thumb|Berati i 1001 dritareve]]
 
 
[[Skeda:Berat Albania 15.jpg|thumb|Hyrja e kalajes të Beratit]]
Berati u përket qyteteve të rrallë ku jeta fillon qysh në lashtësinë e thellë dhe vazhdon pa u ndërprerë deri më sot. Dy çekanë guri e datojnë fillimin e jetës në të para Periudhës së Bronzit (2600-1800 P. Kr.). Dëshmitë arkeologjike tregojnë se në shek. VII-VI P. Kr. Këtu është zhvilluar një vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij të qeramikës dhe me një jetë shoqërore të diferencuar. Në kufijtë e legjendës dhe të historisë, ky vendbanim thuhet të ketë qenë Orestiada e lashtë, i quajtur kështu ngaqë aty banonin një fis i pellazgëve, orestët, i pari i të cilëve ishte Oresti, i biri i Agamemnonit. Qyteti i mirëfilltë u themelua më 313-310 P. Kr. si qytet-kështjellë i Dasaretisë, i quajtur Antipatrea nga mbreti [[Kassandër]] në kujtim të gjeneralit mëkëmbës të Lekës së Madh. Ky është emri i parë i qytetit. Pas pushtimit romak në shek. II P. Kr. ai u quajt prej tyre Albanorum Oppidum (Fortesa e Arbërve). Në shek. V, nën perandorinë Bizantine, u përforcua dhe e ndryshoi emrin në Βουλγερολις (qyteti bullgar, sllv. Belgrad) në shekullin e X<ref>Shuflaj M., ''Serbë dhe shqiptarë'', përkthyer nga Hasan Çipuri, Tiranë: Toena, 2004, fq. 41. ISBN 99927-1-854-4</ref>.