[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 113:
 
Qëndrimet ndaj nxënësit nuk kanë qenë dhe nuk janë plotesisht të njëjta. Duke kaluar sërish në një vështrim të shpejtë mbi këto qëndrime,dalin edhe pikëpamje e teori të ndryshme.Mes tyre vërejmë qëndrime të njëanshme, shtrënguese apo liberale të tejskajshme, si, pragmatizmi, neopragmatizmi, ekzistencializmi, etj,të cilat predikonin“ edukatën e lirë”,“edukatën e re”, ”shkollën aktive”, etj sipas të cilave vihet në qendër nxënësi,nisma dhe vetë veprimi i tij.Si pasojë e  ndikimeve të shkollave të huaja, vazhdoi trajtimi i njëanshëm i nxënësit vetëm,ose kryesisht si objekt edukimi,duke u fetishizuar roli i mësuesit,metodat konservatore që e ndrydhnin personalitetin e nxënësit.Në mjaft shkolla ,sidomos në të mesmet, në të cilat fryma demokratike po ndihej më shumë pozicioni i nxënësit filloi të ndryshojë,duke u vënë re më dukshëm personaliteti i tij.Duke u thelluar fryma demokratike në vend, pra edhe në shkollë, po ndryshonte edhe pozicioni i nxënësit. Ai tashmë është edhe objekt,edhe subjekti mësimit dhe i edukimit.Tani kemi kombinim të mësimit me vetë mësimin, dhënien e mësimit me të nxënit,të edukimit me vetë edukimin , të veprimtarisë së mësuesit, pedagogut, me veprimtarinë e nxënësit , studentit. Procesi i të mësuarit në shkollë përbëhet nga veprimtaria e përbashkët e mësuesit dhe e nxënësit dhe ,pikërisht nëpërmjet kësaj veprimtarie të përbashkët,mësuesi u transmeton nxënësve njohuritë shkencore. Duke  pare veçoritë dhe kërkesat shkencore në organizimin e orës së mësimit,gjatë të cilit mësuesi luan rolin udhëheqës,vëmë re njëkohësisht  edhe rolin aktiv të nxënësit në mësim,në të gjitha etapat e rëndësishme të orës, në kontrollin e dijeve,në punë të pavarur,në punimet me karakter krijues,në përforcimin e njohurive nga ana e mësuesit,në punët e laboratorit ,etj. Nxënësi i perception njohuritë që  i jep mësuesi dhe, nën udhëheqjen e tij , punon në mënyrë të pavarur për të fituar njohuri, shkathtësi dhe shprehi .Ai është veprues kur mësuesi punon me tërë klasën,si në mënyrë ballore,ashtu edhe në trajtimin individual  të nxënësve të vecantë,për t’u dhënë njohuri në fusha dhe në tema ku e kanë më të domosdoshme, në sajë të një bashkëpunimi dy palësh .Pra, nxënësi nuk është një qënie jovepruese që i nënshtrohet të mësuarit,por një personalitet veprues,i cili mendon në mënyrë krijuese dhe e ndjen thellë komunikimin me të.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
== Lidhja nxënës- kurrikul ==
Nxënësit janë një element i rëndësishëm në mjedisin e të nxënit dhe konsumatorët përfundimtarë të tij. Shumë autorë kanë theksuar rolin e nxënësve si aktorë kyç në reformën shkollore dhe ne vendimmarrje. Megjithatë, elementi "nxënës" duhet të fitojë legjitimitet ne mesin e aktorëve të tjerë të fuqishëm në shkollë, nëse duam që të ndodhë një gjë e tillë. Nxënësit ndikojnë te kurrikulat, duke qenë ndërmjetës të tyre - ata vijnë në klasë si përfaqësues të rrethanave të ndryshme vetjake, familjare, kulturore, etj., dhe, si rezultat, e shëndrrojnë kurrikulumin e mësimdhënies në mënyra të shumëllojshme (Schubert, 1986)<ref>{{Cite journal|date=1986-12-31|editor-last=Schubert|editor-first=Werner|title=Ausschuß für Aktienrecht|url=http://dx.doi.org/10.1515/9783110888799|doi=10.1515/9783110888799}}</ref>. Nxënësit mund të ofrojnë vizion dhe të jenë pjesëmarrës konstruktivë në planifikimin e kurrikulumit, nëse mësuesit dhe administratorët u krijojnë mjedise në të cilat ata kanë besim dhe ndjejnë se përkrahen (Connect, 2007). Ndonëse mund të mendohet se vendimmarrja nga nxënësit ka potencial të kryhet vetëm në shkollat e mesme, ka shumë faktorë në veprim që e pengojnë pjesëmarrjen e nxënësve. Wilson (2002<ref>{{Cite journal|last=Wilson|first=Sue|date=2002-07|title=Christine Helen Wilson|url=http://dx.doi.org/10.1192/pb.26.7.276-c|journal=Psychiatric Bulletin|volume=26|issue=7|pages=276–277|doi=10.1192/pb.26.7.276-c|issn=0955-6036}}</ref>) citon disa nga këta faktorë pengues, si mentaliteti i llogaridhënies, përparësitë e tjera të drejtuesëve për institucionin shkollor, si dhe mungesa e gatishmërisë për t'i trajnuar nxënësit ne kryerjen e roleve te vendimmarrjes. Smyth (2006<ref>{{Cite journal|last=Smyth|first=Cherry|date=2006|title=Ellen Gallagher: Salt Eaters, Cherry Smyth, Hauser and Wirth, London, June - July 2006|url=http://dx.doi.org/10.2307/25564479|journal=Circa|issue=117|pages=90|doi=10.2307/25564479|issn=0263-9475}}</ref>) është i mendimit se administratorët në sistemet arsimore nuk e vlerësojnë aq sa duhet rëndësinë shumë thelbësore që kanë marrëdhëniet dhe rolet që mund të luajnë nxënësit në vendimmarrje. Sipas Bryk dhe Schneider (2002<ref>{{Cite journal|last=Schneider|first=Roland|date=2002|title=Prozedurale Programmierung|url=http://dx.doi.org/10.1007/978-3-322-87247-0|doi=10.1007/978-3-322-87247-0}}</ref>), "kjo është më tepër një çështje e mungesës së vullnetit politik, e imagjinatës dhe dëshirës për t'i ndërtuar lidhjet dhe marrëdhëniet përqark interesave të nxënësve.