Mbretëria e Arbërisë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketa: përpunim burimi 2017
Rreshti 174:
Dështimi i ekspeditës së Hugo de Sully-t e bindi Karlin Anzhu se një pushtim i Perandorisë Bizantine nëpërmjet tokës nuk ishte i mundshëm,<ref name=":6" /> dhe kështu ai konsideroi një ekspeditë detare kundër Bizantit. Ai pa një aleat te [[Republika e Venedikut|venedikasit]] dhe në korrik 1281, [[Traktati i Orvietos]] e formalizoi këtë bashkëpunim. Qëllimi i përcaktuar i tij ishte që të hiqte nga froni Mikaelin VIII dhe të vendoste perandorin latin Filipin e Courtenay si dhe themelimin me forcë të Bashkimit të Kishave, duke e sjellë [[Kisha ortodokse|Kishën Ortodokse Greke]] nën autoritetin e Papës. Arsyeja kryesore, megjithatë, ishte që të rithemelohej Perandoria Latine nën dominimin e anzhuinëve dhe për të restauruar privilegjet tregtare venedikase në Konstandinopojë.<ref>Nicol (1992), p. 208-209</ref>
 
Sipas kushteve të marrëveshjes, Filipi dhe Karli do të jepnin 8,000 trupa dhe kavaleri, si dhe mjaftueshëm anije për t'i transportuar në Konstandinopojë. Filipi, Doge (drejtuesi) i Venedikut [[Giovanni Dandolo]] si dhe vetë Karli ose i biri i tij, [[Karli i Dytë]], do ta shoqëronin personalisht ekspeditën. Në praktikë, Karli do të jepte gati të gjithë trupat, duke qenë se Filipi nuk kishte burime ose kishte burime të pamjaftueshme të vetat. Venedikasit do të jepnin dyzet [[galera]] si eskorta për flotën pushtuese, e cila do të lundronte nga [[Brindizi]] jo më vonë se prilli i 1283. Sapo Filipi të vendosej në fron, ai do të konfirmonte lëëshimetlëshimet në Traktatin e Vitierbos dhe privilegjet e dhëna venedikasve në themelimin e Perandorisë Latine, duke përfshirë njohjen e Doge (drejtuesit) si ''dominator'' të "një të katërtës dhe një të tetës së Perandorisë Latine".<ref name=":7">Nicol (1992), p. 208</ref>
 
Një dokument i dytë u krijua për organizimin e një force për të paraprirë ekspeditën kryesore të 1283. Karli dhe Filipi do të jepnin 15 anije dhe 10 anije transporti me rreth 300 burra dhe kuaj. Venedikasit do të siguronin 15 luftanije për shtatë muaj të vitit. Këto forca do të bënin luftë kundër Mikaelit VIII dhe "pushtuesve të tjerë" të Perandorisë Latine dhe do të takoheshin në [[Korfuzi|Korfuz]] nga 1 maji 1282, duke shtruar rrugën për pushtimin e vitit pasardhës.<ref name=":7" />
Rreshti 205:
 
== Referenca ==
{{Reflist|30em}}
[[Kategoria:Shqipëria mesjetare|Mbretëria e Shqipërisë]]