Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 29:
 
== Sfondi ==
{{Main|Pushtimi italian i Shqipërisë}}
Teksa Gjermania aneksoi Austrinë dhe lëvizi kundrejt Çekosllovakisë, Italia u bë një anëtare e dorës së dytë të Aksit. Pasi Hitleri pushtoi Çekosllovakinë pa njoftuar [[Benito Mussolini|Musolinin]] që më parë, diktatori italian vendosi që të vazhdonte me aneksimin e tij të Shqipërisë. Mbreti i Italisë [[Viktor Emanueli III]] e kritikoi planin për të marrë Shqipërinë si një risk i panevojshëm. Roma, megjithatë, i dërgoi Tiranës një ultimatum më 25 mars 1939, ku kërkonte dakordësi me pushtimin. [[Mbreti Zogu I|Mbreti Zog]] refuzoi të pranonte para në këmbim të pranimit të një pushtimi dhe kolonizimi italian të Shqipërisë. Më 7 prill 1939, trupat e Musolinit, të udhëhequra nga gjenerali [[Alfredo Guzzoni]], pushtuan Shqipërinë<ref name=":0">{{Cite web|url=http://countrystudies.us/albania/30.htm|title="Albania – Italian Occupation"}}</ref> duke sulmuar të gjitha portet në të njëjtën kohë. Kishte 65 njësi në Sarandë, 40 në Vlorë, 38 në Durrës, 28 në Shëngjin dhe 8 te Bishti i Pallës. Planet origjinale italiane për pushtimin kërkonin 50,000 burra të mbështetur nga 137 njësi detare dhe 400 avionë. Në fund forca pushtuese u zgjerua në 100,000 burra të mbështetur nga 600 avionë.<ref name=":1">{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=P3knunC7z_oC&pg=PA272&dq=balli+kombetar&hl=en&ei=c2Q5ToPoGsnfmAWO8cC4Bw&sa=X&oi=book_result&ct=result#v=onepage&q=balli%20kombetar&f=false|title=Pearson, Owen. Albania in Occupation and War: From Fascism to Communism 1940–1945. pp. 444–445.}}</ref>
 
Line 37 ⟶ 38:
Pak pas pushtimit, [[Galeazzo Ciano]] shpresonte për të përforcuar përshtypjen e dashamirësisë me një numër gjestesh që shënjestronin më tepër marrëdhëniet me publikun sesa zgjidhjen e problemeve të thella sociale dhe ekonomike të Shqipërisë. Një nga lëvizjet e para të Çianos ishte për të shpërndarë ushqim dhe veshmbathje në disa nga zonat e varfëra dhe për të liruar të burgosur politik. Ai personalisht shpërndau 190,000 franga ari te nevojtarët në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Korçë dhe Kukës. Për shkak se paratë iu dhanë të varfërve, duke shmangur burokracinë e zakonshme, u arrit të bëhej diçka e mirë.<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/?id=P-MiG9ngCp8C&printsec=frontcover&dq=Albania+in+world+war+2#v=onepage&q&f=true|title=Fischer, Bernd Jürgen (1999-01-01). Albania at War, 1939–1945. Hurst.}}</ref> Italianët kontribuan shumë në infrastrukturë, agrikulturë dhe eksplorimin e kromit dhe hidrokarbonit me të cilat Shqipëria ishte e pasur. Italianët shpresonin se investimet e gjera në Shqipëri do të sillnin përfitime ekonomike dhe politike. Pavarësisht ekonomisë së dobët vendase, Musolini i garantoi shqiptarëve shumën e 22 milionë paundëve përgjatë pesë viteve për zhvillimin ekonomik, disa herë më shumë se 8.2 milionëshi që Roma kishte shpenzuar që prej viteve 1920. Raportet fillestare të veprimtarisë italiane ishin të favorshme. Ruth Mitchell komentoi në fund të prillit 1939: "Çfarë përmirësimi i madh është bërë në gjendjen e njerëzve tashmë. E gjithë atmosfera ishte bërë më e gjallëruar; tani të paktën ka shpresë." Edhe ministri gjerman Eberhard von Pannwitz, i cili ishte vazhdimisht kritik ndaj italianëve, komentoi pozitivisht mbi ritmin italian, të cilin e krahasoi me ritmin në Austri pas [[Anschluss]]-it. Projektet e reja të ndërtimit sollën sasi të mëdha kapitali dhe punësuan shumë shqiptarë.<ref>Fischer, Bernd Jürgen (1999-01-01). ''Albania at War, 1939–1945''. Hurst. p. 67.</ref> Qeveria filloi të lejonte italianët të merrnin pozicione në shërbimin civil të Shqipërisë dhe gjithashtu filloi të lejonte kolonizatorë italianë për të hyrë në Shqipëri. Kjo ndikoi shumë në sjelljen e shqiptarëve ndaj pushtuesve italianë dhe vendasit i përshëndesnin ata me më shumë respekt dhe pëlqim.
 
== Shtet kukull i Italisë ==
{{main|Shqipëria nën pushtimin italian (1939–43)}}
Pavarësisht mbrojtjes së garantuar prej italianëve dhe aleancës së gjatë të Shqipërisë me Italinë, më 7 prill 1939 trupat italiane [[Pushtimi italian i Shqipërisë|pushtuan Shqipërinë]]<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=e0_3Nrc8D0wC&pg=PA314|title=Keegan, John; Churchill, Winston (1986). The Second World War (Six Volume Boxed Set). Boston: Mariner Books. p. 314. ISBN 0-395-41685-X.}}</ref>, pesë muaj para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Rezistenca e armatosur shqiptare dështoi dhe pas një rezistence të shkurtër, vendi u pushtua. Më 9 prill 1939 [[Mbreti Zogu I]] u largua për në Greqi.<ref>{{Cite web|url=https://books.google.com/books?id=gYDN-UfehEEC&pg=PA1353&dq=albania+%22Italian+protectorate%22&as_brr=3&ei=LSh7SP3sMoHAigHm0uzBBA&sig=ACfU3U2Mkq1BcJPJheoiFuManvWK9W0bBw|title=Zabecki, David T. (1999). World War II in Europe: an encyclopedia. New York: Garland Pub. p. 1353. ISBN 0-8240-7029-1.}}</ref>
 
Në një përpjekje për të fituar mbështetjen e shqiptarëve për sundimin italian, Çiano dhe regjimi fashist inkurajuan irredentizmin shqiptar kundrejt [[Kosova|Kosovës]] dhe [[Çamëria|Çamërisë]].<ref>Fischer 1999, pp. 70–73.</ref> Pavarësisht premtimeve të Jacomonit të mbështetjes së shqiptarëve për shkak të "çlirimit" të Çamërisë, entuziazmi i shqiptarëve për të luftuar mungonte në mënyrë të dukshme.<ref>Fischer 1999, p. 75.</ref> Ato pak njësi shqiptare që u ngritën për të luftuar në luftën italo-greke përkrah ushtrisë italiane kryesisht ose "dezertuan ose ia mbathën në tufa". Agjentë shqiptarë të rekrutuar para luftës thuhet të kenë vepruar prapa vijave greke dhe të jenë përfshirë në akte sabotazhi, por këta ishin të paktë në numër.<ref name=":2">Fischer 1999, pp. 78–79.</ref> Mbështetja për grekët, edhe pse e kufizuar, erdhi kryesisht prej minoritetit grek në Shqipëri të cilët e pritën ngrohtësisht ardhjen e forcave greke në rrethet e jugut.<ref name=":2" /><br />
== Burime ==
* ''[http://lcweb2.loc.gov/frd/cs/altoc.html Library of Congress Country Study] of Albania''